
Deklarata politike për mbikëqyrje të transmisionit të HIV/SIDA-s e përpiluar nga UNAIDS për periudhën 2012 – 2015 parasheh qëllimet dhe angazhimin për eliminimin dhe zvogëlimin e vazhdueshëm të numrit të rasteve të reja me infeksion dhe numrin e vdekjeve si pasojë e kësaj sëmundjeje, gjegjësisht moton: Getting to zero – “Faster, Smarter, Better “, e cila duhet të realizohet përmes:
- Zvogëlimit të transmisionit të HIV në mesin e popullatës.
- Eliminimit të stigmatizimit dhe diskriminimit të personave me HIV.
- Zvogëlimit të numrit të vdekjeve si pasojë e HIV/SIDA-s.
- Parandalimit të përhapjes të HIV mes personave që përdorin droga me injektim.
- Parandalimit të vdekjeve nga tuberkulozi që është konfeksion me HIV.
- Zvogëlimit të hendekut vendeve të pasura dhe vendeve të varfra sa i përket investimeve financiare për parandalimin e transmisionit të HIV.
- Eliminimit të pabarazisë gjinore kur bëhet fjalë për transmisionin dhe trajtimin e HIV.
- Eliminimit të kufizimeve gjatë transportit të personave të infektuar me HIV.
- Përforcimit të integrimit të personave që jetojnë me HIV.
Moto e fushatës këtë 1 dhjetor për vitin 2015 do të jetë “Let’s get to zero”Get informed, get tested, don’t discriminate” . (Të arrijmë deri tek zero raste, informohu, testohu, mos diskrimino) Sipas vlerësimeve të bëra mendohet se në mbarë botën jetojnë 34 milion njerëz të infektuar me HIV. Edhe përkrah faktit që HIV është identifikuar që në vitet e 80, deri më sot nga kjo sëmundje kanë vdekur më shumë se 35 milion njerëz, dhe me këtë kjo paraqet një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.
Në vitin 2014, 1,2 milion njerëz në mbarë botën kanë vdekur si pasojë e HIV.
- Në vitin 2014 në botë kanë jetuar rreth 36,9 milion njerëz me HIV. Po atë vit janë regjistruar rreth 2 milion raste të reja.
- Afrika subsahariane është rajoni më i prekur me 25,8 milion njerëz që jetojnë me HIV, që përfaqëson 70% të numrit të përgjithshëm të infeksioneve me HIV të regjistruara në mbarë botën.
- Infeksioni HIV në të shumtën e rasteve diagnostikohet me përdorimin e testeve për diagnostikim të shpejtë të cilët detektojnë praninë/mungesën e antitrupthave të HIV
- Për infeksionin HIV ende nuk është zbuluar ilaç për shërim, megjithatë terapia efektive antiretrovirale ARVT (antiretroviral therapy,) mund ta mbajë nën kontroll virusin dhe të ndihmojë në parandalimin e transmisionit nga personat me HIV tek personat në kontakt me ato, me qëllim që personat e infektuar të mund të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe produktive. Sipas vlerësimeve në vitin 2014, vetëm 53% e njerëzve janë testuar për të zbuluar statusin e tyre HIV.
- Në mbarë botën, deri kah gjysma e parë e vitit 2015 15,8 milion njerëz që jetojnë me HIV kanë mundur të pranojnë terapi antiretrovirale.
- Në periudhën nga viti 2000-2015, numri i rasteve të reja me infeksion HIV ka shënuar një rënie prej 35%, numri i vdekjeve si pasojë e SIDA-s ka rënë për 24%, me ç’rast vdekjes i kanë shpëtuar rreth 7,8 milion njerëz, e gjithë kjo si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta ndërkombëtare.
- Deri në vitin 2030 terapia ARVT e zgjeruar për të gjithë personat që pranojnë ARVT mund të shkurtojë numrin e vdekjeve për 21 milion persona dhe të parandalojë rreth 28 milion raste të reja me HIV.
- Në vitin 2014, 73% e 1,5 milion shtatzënave që jetojnë me HIV kanë pranuar terapi ARVT me qëllim që të parandalojnë përcjelljen e HIV tek fëmija.
- Në vitin 2014 në Rajonin evropian të OBSH-së janë diagnostikuar më shumë se 142 000 njerëz me infeksion HIV, që paraqet numrin më të madh të infeksioneve të diagnostikuara për një vit që nga fillimi i regjistrimit të rasteve me HIV në vitet 80
- “Diagnoza HIV tek meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj po shënon një normë alarmante të rritjes nga 30% në vitin 2005, deri në 42% në vitin 2014, “, thotë drejtori i ECDC Andrea Ammon
INFORMACION THEMELOR PËR HIV/SIDA
1. VIRUSI I HIV/SIDA
SIDA/AIDS (Acquired immunodeficiency syndrome) paraqet një gjendje e cila karakterizohet me një zvogëlim gradual të rezistencës së organizmit ndaj infeksioneve. Shkaktohet nga HIV (HIV-Human immunodeficiency Virus). SIDA paraqet fazën terminale të infeksionit HIV.
- CIKLI JETËSOR I HIV
- Infeksioni primar HIV: Menjëherë pas kontaktit me HIV,
- Latenca klinike: Faza pas infeksionit primar me HIV. Mund të kalojnë edhe shumë vite pa pasur simptoma të sëmundjes.
- SIDA: Si rezultat i shumimit të vazhdueshëm të virusit për një periudhë më të gjatë kohore, vjen deri tek zvogëlimi gradual i aftësive mbrojtëse të organizmit. Prandaj, në këtë fazë përfundimtare të HIV mund të paraqiten sëmundje të ndryshme (infeksione oportuniste) dhe sëmundje malinje të cilat janë shkaktari kryesor i sëmurjes dhe vdekjes nga infeksioni HIV.
3. BURIMI I INFEKSIONIT
Sekrecionet dhe ekskretet përmes të cilave mund të përcillet infeksioni HIV tek njerëzit: gjaku, sperma, sekrecionet vagjinale dhe cervikale, qumështi i nënës, sekrecionet nga plagët, lëngu cerebrospinal, lëngu pleural, sinuvial, peritoneal, perikardial dhe lëngu amniotik.
- MËNYRA E PËRCJELLJES
- Përdorimi i drogave përmes injektimit venoz;
- Hemodializa;
- Tatuazhi, akupunktura;
- Transplantimi i indeve dhe organeve;
- Transmisioni profesional – përfshin punonjësit shëndetësor që nuk i respektojnë masat e përgjithshme të mbrojtjes;
- Kontakti seksual i pambrojtur, rreziku sillet nga 10-15%,
- Transmisioni vertikal – gjatë shtatzënisë, lindjes apo të ushqyerit me gji të foshnjës.
- INFEKSIONET SI PASOJË E IMUNITETIT TË DOBËSUAR
Mikroorganizmat të cilët zakonisht nuk shkaktojnë sëmundje mund të bëhen patogjene tek personat me sistem imunitar të çrregulluar – ata e shfrytëzojnë dobësinë e sistemit imunitar për të shkaktuar sëmundje. Infeksione më të shpeshta oportuniste janë: kandida, infeksioni citomegaloviral (CMV), virusi Herpes simpleks (HSV), Pneumocistis karini pneumonia (PCP) Toksoplazmoza, Tuberkuloz (TB)
- PËRBALLJA ME INFEKSIONIN HIV
Trajtimi i HIV është një proces i ndërlikuar multidisciplinar në të cilin janë përfshirë më shumë grupe të barnave: barna që veprojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek virusi (barna antiretrovirale), barna të cilët veprojnë tek shkaktarët e infeksioneve oportuniste dhe barna për ruajtje dhe përmirësim të imunitetit.
- TESTIMI PËR HIV
Testi për HIV është një test specifik me të cilin vërtetohet ose prania ose mungesa e HIV e që zakonisht bëhet nga mostra të marra nga pështyma ose gjaku. Periudha kur duhet bërë ky test është së paku tre muaj pas sjelljes të rrezikshme të personit që testohet. Për diagnostikim përdoren teste të shpejta Rapid test, ELISA dhe WESTERN BLOOD testi për konfirmim. Në Republikën e Maqedonisë ka 14 këshillimore ku personat mund të këshillohen para dhe pas testit dhe nga profesionistë të vlerësohet rreziku për paraqitjen e infeksionit HIV.