DOBITË NGA AKTIVITETI I RREGULLT FIZIK

Është vërtetuar se të ndenjurit ulur për një pjesë të madhe të ditës paraqet faktor rreziku për shumë sëmundje kronike, përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare, shkaktarin kryesor të vdekjeve në botën e zhvilluar. Nga ana tjetër, mënyra aktive e të jetuarit ka përfitime si sociale ashtu edhe psikologjike dhe ndikon në jetëgjatësinë, sepse personat të cilët rregullisht bëjnë aktivitete fizike jetojnë më gjatë. Njerëzit që në vend se të kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke ndenjur ulur bëjnë jetë më aktive, gëzojnë një shëndet më të mirë fizik dhe mendor, si dhe kanë një cilësi më të mirë të të jetuarit.

Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme dhe kondicionit fizik, si dhe në zvogëlimin e rrezikut nga  paraqitja e disa sëmundjeve dhe gjendjeve shëndetësore:

  • zvogëlon rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut
  • parandalon paraqitjen e tensionit të lartë të gjakut (hipertensionit), ndërsa tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni ndihmon në ruajtjen e tensionit të gjakut në kufijtë e dëshiruar
  • përmirëson funksionin e zemrës dhe sistemit respirator
  • mirëmban metabolizmin dhe zvogëlon rrezikun nga paraqitja e diabetes melitus
  • zmadhon shfrytëzimin e yndyrnave, e kështu ndihmon në mirëmbajtjen e peshës trupore dhe zvogëlon rrezikun nga shëndoshja
  • përmirëson mineralizimin kockave në moshë të hershme, gjë që ndihmon në parandalimin e zhvillimit të osteoporozës dhe frakturave tek personat e moshuar
  • përmirëson dhe rregullon tretjen e ushqimit
  • mirëmban dhe përmirëson forcën e dhe qëndrueshmërinë e muskujve, rrit aftësinë për realizim të suksesshëm të detyrave dhe punëve
  • mirëmban motorikën e trupit, si fuqinë dhe baraspeshën
  • mirëmban shëndetin mendor dhe zvogëlon rrezikun nga depresioni dhe dementia
  • zvogëlon stresin dhe përmirëson cilësinë e gjumit
  • paraqet kënaqësi personale, përmirëson vetëbesimin dhe nxit optimizmin dhe mirëqenien shpirtërore
  • zvogëlon numrin e mungesave në punë (si pasojë e sëmundjeve)
  • tek personat e moshuar e zvogëlon rrezikun nga rrëzimet, si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve kronike si rezultat i moshës

Realizimi i rregullt i aktivitetit fizik për çdo ditë, në fillim mund të duket i vështirë, por nuk duhet humbur vullneti dhe motivimi. Pasi aktiviteti fizik të jetë bërë pjesë e aktiviteteve tuaja të ditës, do vini re ndryshime të mëdha në trup, do ndjeni një kënaqësi dhe lumturi, gjë që do jetë një motivim shtesë për të vazhduar me aktivitet fizik.

PDF Broshurë për aktivitetin fizik

PDF Flaer për aktivitetin fizik