10 maj mk

(Pothuajse gjysma e njerëzve në Evropë nuk bëjnë sport ose aktivitet fizik)

 

Aktiviteti i rregullt fizik, si ecja, shëtitja me biçikletë ose vallëzimi, jo vetëm që ju bën të ndjeheni më mirë, por edhe ndikon pozitivisht ndaj shëndetit tuaj. Aktiviteti fizik e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje të kancerit, ndihmon për mirëmbajtjen e peshës trupore dhe për mirëqenien mendore. Pjesëmarrja në aktivitete fizike rrit mundësitë për shoqërim dhe ndjesinë e përkatësisë në komunitet.

Jeta aktive është e dobishme për shëndetin në cilën do moshë, por kjo ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe të rinjve dhe mund të bëjë një dallim të madh sa i përket mirëqenies të personave të moshuar. Ndërsa mungesa e aktivitetit fizik dhe mënyra pasive e jetës janë dy faktorë rreziku ndaj shëndetit dhe shkak për rreth 1 milion vdekje në Rajonin Evropian të OBSH-së.

 

Rritje e aktivitetit fizik

Ekzistojnë mënyra të shumta për ta rritur nivelin e aktivitetit fizik dhe atë në kuadër të shkollave, organizatave punuese, në transport ose në vendet e banimit. OBSH-ja u bën thirrje të gjithë sektorëve, përfshirë edhe shëndetësinë, transportin, banimin dhe arsimin për një bashkëpunim të ndërsjellë i cili do ketë si rezultat politika efikase dhe intervenime adekuate për rritjen e nivelit të aktivitetit fizik.

 

POLITIKAT

Strategjia globale

Falë përfundimeve të nxjerra gjatë dekadës së kaluar në lidhje me aktivitetin fizik si determinantë e rëndësishme për shëndetin, tani ekziston një bazë solide për një apel të qartë dhe të fuqishëm për veprim. Plani global i veprimit i OBSH-së për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve joinfektive kronike (SJK), 2013-2020 është një nga përgjigjet ndaj këtij apeli. Kjo strategji vendeve anëtare u siguron mandat të iniciojnë ose t’i zgjerojnë aktivitetet për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe mbipeshës, përmes adresimit të katër faktorëve kryesorë të rrezikut, mes të cilëve janë edhe mungesa e aktivitetit fizik dhe të ushqyerit.

Evropa

Karta Evropiane për luftë kundër mbipeshës caktoi si qëllim parandalimin e epidemisë të mbipeshës trupore dhe ndryshimin e tendencës ekzistuese në rajon, dhe në mënyrë të detajuar i theksoi aktivitetet kryesore të nevojshme për nxitjen e mënyrës të shëndetshme të të ushqyerit dhe aktivitetit fizik. Plani evropian i veprimit për ushqimin dhe të ushqyerit 2015-2020 tani ka për qëllim të ndërtojë koncepte operative në këtë kartë. Rëndësia e aktivitetit fizik për përballjen me epideminë e mbipeshës edhe më gjerësisht ishte e theksuar në Konferencën dhe u reflektua në dokumentin udhëheqës “Hapa për shëndet: korniza për veprim në Rajonin Evropian të OBSH-së”.Gjithashtu Deklarata për mjedisin jetësor dhe shëndetin e miratuar nga vendet anëtare të OBSH-së nga rajoni evropian në Konferencën e pestë ministrore që u mbajt në Parma në Itali në 10-12 mars të vitit 2010, e thekson rëndësinë e sigurimit të një mjedisi  të sigurt i cili do mundësojë aktivitet më të madh fizik dhe i obligon vendet anëtare të punojnë për arritjen e qëllimeve të caktuara.OBSH/Evropë bashkëpunon me HEPA Evropë (Rrjet Evropian për promovimin e aktivitetit fizik për përmirësimin e shëndetit), që promovon shëndet më të mirë duke e rritur aktivitetin fizik, në kushte të sigurta.

Në rrafsh kombëtar

Në rrafsh kombëtar nevojiten aktivitete në sektorë të ndryshëm për ta rritur nivelin e aktivitetit fizik në kushte të ndryshme. Shumë vende tashmë kanë zhvilluar politika nacionale për aktivitetin fizik dhe plane për veprim.  OBSH/Evropë i mblodhi në sistemin informativ me qëllim që vendeve anëtare tu mundësojë qasje të lehtë në informacion për promovimin e aktivitetit fizik dhe zgjerimin e përvojave aktuale për mbështetjen e zhvillimit të politikave. Në rrafsh lokalAutoritetet lokale kanë një rol qenësor në krijimin e mjediseve dhe mundësive për aktivitet fizik dhe për jetë aktive. Udhëheqësit lokalë dhe vendimmarrësit e tjerë mund të sigurojnë lidership, legjitimitet dhe mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e politikave të cilat e mbështesin jetën aktive të të gjithë qytetarëve.

 

AKTIVITETE

OBSH-ja promovon jetë aktive duke mbështetur dhe duke zbatuar aktivitete në të gjitha vendet anëtare. Tashmë po zbatohen shumë iniciativa që i ndihmojnë njerëzit të rrisin nivelin e aktivitetit fizik, duke filluar që nga ndërtimi i rrugëve për çiklistët në qytete, e deri tek mjekët amë që luajnë një rol të rëndësishëm për rritjen e nivelit të aktivitetit fizik të qytetarëve duke dhënë  “receta për aktivitet fizik” dhe mbështetje të grupeve të caktuara në komunitet, gjë që mund t’i afrojë njerëzit dhe t’i ndihmojë të inkuadrohen. Një nga aktivitetet e OBSH-së është edhe nisma “Lëvizje për shëndet” e cila i përfaqëson dobitë që burojnë nga aktiviteti fizik dhe që gjeneron vetëdijesim publik përmes theksimit të praktikave të mira.

OBSH/Evropë e lehtëson rrjetin evropian për promovimin e aktivitetit fizik për përmirësimin e shëndetit (HEPA Evrope) i cili punon për promovimin e aktivitetit fizik në politikat shëndetësore dhe në sektorë të tjerë relevant në Evropë.

Rrjeti i ekspertëve evropian përgatit mjete praktike, udhëzime, realizon studime të rasteve dhe merr pjesë në aktivitete hulumtuese që përdoren në të gjithë rajonin.

 Aktiviteti fizik dhe ushtrimet fizike

Aktiviteti fizik paraqet çdo lëvizje fizike e cila e aktivizoj sistemin muskulo-skeletor dhe që rrit shfrytëzimin e energjisë. Aktiviteti fizik është mjet kryesor për përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor të njerëzve dhe që i zvogëlon rreziqet nga shumë sëmundje joinfektive. Aktiviteti fizik realizohet përmes lojës, punës, ecjes, kryerjes së punëve shtëpiake dhe aktiviteteve rekreative dhe nuk duhet të identifikohet me ushtrimet fizike. Ushtrimet fizike janë një nën kategori e aktivitetit fizik, që bëhet në mënyrë të planifikuar, të strukturuar, të përsëritur dhe të qëllimshme, e që ka për qëllim të përmirësojë ose të mirëmbajë një ose më shumë elemente të kondicionit fizik.

 

TË DHËNA DHE STATISTIKA

Në botë, aktiviteti fizik vlerësohet si shkaktar primar i paraqitjes së 21-25% të rasteve të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë, 27% të rasteve të diabetit dhe rreth 30% të rasteve të sëmundjeve ishemike të zemrës.Në Republikën e Maqedonisë së Veriut hulumtimi për sjelljen shëndetësore tek fëmijët (HBSC),në moshë nga 11, 13 dhe 15 vjet që u zbatua në vitin 2014 tregoi se aktivitetin fizik 60 minutësh të rekomanduar gjatë një dite e praktikojnë vetëm 32% e djemve dhe 22% e vajzave. Rezultatet e aktivitetit të përditshëm fizik flasin se djemtë dhe të rinjtë janë aktiv në gjatë një numri më të madh të ditëve. Një rënie drastike të aktivitetit fizik ka tek vajzat dhe ky dallim është pothuajse tre herë më i vogël tek vajzat 15 vjeçare krahasuar me ato në moshë 11 vjet. Në rrafsh ndërkombëtar Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve me prevalencë të lartë të aktivitetit të përditshëm fizik dhe vajzat radhiten më mirë se djemtë. Të anketuarit nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë një prevalencë më të lartë nga mesatarja e studimit, që sillet nga 25% për djemtë e deri më 16% për vajzat. 

 

Sektori për promovim, analizë dhe ndjekje të sëmundjeve joinfektive