Asambleja epërgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 15 Majin si Ditën ndërkombëtare tëfamiljes. Shënimi i kësaj dite e thekson rëndësinë e familjes si njësithemelore në shoqëri, por edhe shqetësimin për gjendjen e familjeve nëpër botë. Edhe pse gjatë viteve të fundit familjetnë mbarë botën u transformuan sa i përket strukturës së tyre, dhe kjo si rezultati tendencave globale dhe ndryshimeve demografike, Kombet e Bashkuara ende enjohin familjen si njësi themelore shoqërore.

Dita ndërkombëtare e familjes jepnjë mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet lidhur me familjetdhe për të rritur njohuritë proceset ekonomike, sociale dhe demografike tëcilat i tanojnë ato. Kjo frymëzoi një sërë eventesh për ndërgjegjësim,përfshirë këtu edhe shënimin e ditën kombëtare të familjes. Në shumë vende kjoditë ofron mundësi që të theksohen dallimet, prioritetet dhe interesat efamiljeve. Aktivitetet për shënimin e  ditëssë familjeve përfshijnë punëtori, konferenca, programe në radio dhe nëtelevizion, shkrime në gazeta dhe programe kulturore të cilat i theksojnë tematrelevante. Tema për shënimin e Ditës së familjes në vitin 2019 është  “Familjet dhe ndryshimet klimatike,politikat familjare dhe qëllimet kryesore të pikës 13 të Qëllimeve për zhvillimtë qëndrueshëm, me theks tek:

13.3: Përmirësim i arsimimit, vetëdijesdje kapacitetit njerëzor dhe institucional për zbutje, zvogëlim të ndikimit dheparalajmërim të hershëm në lidhje me ndryshimet klimatike dhe

13.2: Integrim i masave për ndryshimetklimatike në politikat, strategjitë dhe planet nacionale.

Afirmimi i familjes dhevlerave familjare është pikërisht qëllimi që ka shënimi i Ditës botërore tëfamiljes, si dhe nxitja e barazisë gjinore në familje, mbrojtja e familjes sinjësi themelore shoqërore dhe ndihma për sjelljen e ndërgjegjshme ndajkomunitetit.   Për të zhvilluar një shoqëri të shëndetshmeështë e nevojshme që të zhvillohet dhe të përforcohen raportet e shëndetshme nëfamilje.

Sektoripër promovim, analizë dhe ndjekje të sëmundjeve joinfektive.