Java Botërore e përdorimit racional të antibiotikëve 14 – 20 nëntor

Rezistenca antimikrobiale vazhdon të jetë një problem i madh i shëndetit publik në mbarë botën, e jo vetëm në Republikën e Maqedonisë.

Në drejtim të ngritjes së vetëdijes për përdorim racional të antibiotikëve në organizim dhe me mbështetje të koordinatorit nacional, Komisionit nacional për rezistencë antimikrobiale pranë Ministrisë së shëndetësisë, përfaqësisë së OBSH në Shkup, Qendrës për hulumtime dhe bashkëpunim rajonal “Studiorum”, Shoqatës së mikrobiologëve të Maqedonisë, Qendrës për mjekësi familjare pranë Fakultetit të mjekësisë, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, Fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë Java Botërore e rezistencës antimikrobiale edhe këtë vit do të shënohet me aktivitete të shumta.

Në periudhën nga 10 deri më 16 nëntor do të mbahen prezantime promovuese për popullatën mes punonjësve në gjashtë organizata punuese nga sektorë të ndryshme (ndërtimtari, industria e mishit, metalurgjia, telekomunikacionet, industria e përpunimit të qumështit dhe industria e tekstilit) në disa komuna në vend: Shkup, Saraj, Tetovë, Dellçevë, Kumanovë dhe Kavadar.

Prezantimet edukative të mbështetura me materiale promovuese në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe dhe në to do gjeni të dhëna për rëndësinë e përdorimit racional të antibiotikëve.

Në 18 nëntor nga ora 12 në mjediset e Qendrës Multimediale të Fakultetit të ekonomisë pranë Universitetit “Goce Dellçev” do të mbahet takimi i dytë i rrjetit nacional për mbikëqyrjen e rezistencës antimikrobiale CAESAR. Ky takim ka për qëllim shpërndarjen, informimin dhe diskutimin për të dhënat e fundit për rezistencën antimikrobiale në Republikën e Maqedonisë, dhe rezultatet nga kontrolli i jashtëm i punës  së laboratorëve të mikrobiologjisë.

Në pjesën edukative të takimit do të jepen udhëzime dhe rekomandime për marrjen e hemokulturës, ndërsa do bëhet fjalë edhe për nevojën dhe mënyrën e mbikëqyrjes së Klostridium deficite, që do fillojë të zbatohet nga viti 2017.

Pjesëmarrësit do marrin edhe informacion për konsumin e antibiotikëve dhe lidhshmërinë mes rezistencës antimikrobiale dhe infeksioneve intrahospitale. Të ftuar janë mikrobiologë dhe mjekë nga më shumë degë specialistike nga të gjitha spitalet në Maqedoni.

Në periudhën nga 18 deri më 19 nëntor, në organizim të Qendrës për mjekësi familjare pranë Fakultetit të mjekësisë, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, do të mbahet Simpoziumi i dytë me temë “ Përdorimi i antibiotikëve në kujdesin shëndetësor primar – sfidat për përmirësim” me ligjërues nga vendi dhe bota.

Në Simpozium do të prezantohen përvojat nga rajoni dhe të dhënat nga hulumtimet për konsumin e antibiotikëve në mbrojtjen shëndetësore primare.

Simpoziumi parasheh një diskutim të hapur për të gjitha palët e interesuara dhe tryezën e rrumbullakët me temë: “Sfidat dhe mundësitë e përshkrimit racional të antibiotikëve për infeksionet respiratore akute në mbrojtjen shëndetësore primare me propozim masa për përmirësimin e gjendjes në nivel nacional” nga e cila do burojnë përfundime dhe rekomandime për përmirësimin e përdorimit racional të antibiotikëve në mbrojtjen shëndetësore primare.

Republika e Maqedonisë iu bashkëngjit promovimit botëror të “Kujdestarëve të antibiotikëve” (Antibiotic Guardian), aksion ky i mbështetur nga Organizata Botërore e shëndetësisë, me plotësimin e deklaratave për njohuri dhe vetëdijshmëri sa i përket nevojës për përdorim racional të antibiotikëve. Deklaratat janë përkthyer dhe janë përshtatur në gjuhën maqedonase dhe do shpërndahen gjatë eventeve promovuese, dhe gjatë të gjitha eventeve në fushën e promovimit të shëndetit:

  • Punëtoria rajonale “Të gjithë për shëndetin e të gjithëve deri në vitin 2020” – për përforcimin e bashkëpunimit intersektorial në nivel lokal për shëndet dhe mirëqenie” e mbajtur në Berovë nga data 31 tetor deri më 2 nëntor të vitit 2016, e organizuar nga Ministria e shëndetësisë dhe OBSH;
  • Ditët e mjekësisë preventive “Shëndet për të gjithë – të gjithë për shëndet” që u mbajtën në Ohër nga 3-5 nëntor të vitit 2016, organizuar nga më shumë shoqata profesionale nga fusha e mjekësisë preventive;
  • Në takimin e dytë të rrjetit CAESAR dhe në simpoziumin e dytë “Përdorimi i antibiotikëve në mbrojtjen shëndetësore primare”.

Përgatiti

Prim. dr. Gollubinka Boshevska, dr. sci.

Koordinator nacional për RAM