rsz_9f40e389705dfc98741288b999395982-0

4,2 MILIARDË NJERËZ NË MBARË BOTËN JETOJNË PA SHËRBIME SANITARE TË MENAXHUARA NË MËNYRË ADEKUATE, DHE SHPESH HERË PËRBALLEN ME FORMA TË NDRYSHME TË DISKRIMINIMIT.

673 milionë njerëz ende praktikojnë defekalizim në mjedis të hapur.

Në rrafsh global, së paku 2 miliardë njerëz përdorim burime të ujit të pijshëm të ndotura me fekale.

Është vlerësuar se sanitacioni joadekuat për çdo vjet shkakton 432.000 raste të vdekjes nga diarreja dhe është faktor kryesor për paraqitjen e skrrajave, trakomës dhe shistomiazës të zorrëve.

Rreth 1,5 miliardë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me helminthe të përcjella në tokë.

Vlerësohet se 297.000 fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin çdo vit si rezultat i ujit të pasigurt për pije, sanitacionit  joadekuat dhe higjienës së dobët të duarve.

Fëmijët nën moshën 5 vjeçare që jetojnë në vende të prekura nga konflikte shumëvjeçare, rrezikohen për 20 herë më shumë nga vdekja nga sëmundjet dijarreale, si pasojë e mungesës së ujit të sigurt për pije, sanitacionit dhe higjienës, se sa nga dhuna e drejtpërdrejtë.

Një e treta e shkollave fillore nuk kanë kushte themelore sanitare dhe higjienike, gjë që ndikon në edukimin e miliona fëmijëve të moshave shkollore, sidomos tek vajzat në kohën e periodave.

1,5 miliardë njerëz shfrytëzojnë institucione shëndetësore pa shërbime sanitare.

70,8 miliona njerëz të cilët kanë qenë të detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre si pasojë e luftës dhe përndjekjes, rregullisht përballen me kushte sanitare jo të sigurta dhe ujë jo të sigurt për pije.

Vetëm 17% e refugjatëve kanë qasje në sanitacion të sigurt në vendbanimet ku jetojnë. Kjo mbetet dukshëm pas mesatares globale ku 45% e popullatës botërore ka qasje në sanitacion të sigurt në vendbanim.

Zakonisht , më të pasurit gëzojnë nivele më të larta të shërbimeve për ujë, sanitacion dhe higjienë për (shpesh herë) kosto shumë të ulët, ndërsa të varfrit  paguajnë çmim shumë më të lartë për shërbime të ngjashme ose me cilësi më të ulët.

rsz_9f40e389705dfc98741288b999395982-1

Shumë vendeve humbja e produktivitetit si pasojë e sëmundjeve që burojnë nga uji dhe sanitacioni jo i sigurt u kushton deri  në 5% të PVB.

Për çdo 1$ të investuar në kushte themelore sanitare në mjediset urbane, mesatarisht kthehen 2,5$ të kursyera për shpenzime mjekësore dhe produktivitet më të lartë. Në zonat rurale, për çdo 1$ të investuar mesatarisht kthehen 5$. (Haton 2015).

Me rritjen e fuqisë punëtore sanitare globale, punëtorët sanitar duhet të mbrohen nga ekspozimi gjatë realizimit të detyrave të punës, si nga lëndimet, asfiksimi dhe elementet patogjene, duke ndërmarrë masa përkatëse për siguri dhe mbrojtje të shëndetit..

 

DITA BOTËRORE E TUALETIT (ppt)