logo oral day

 

Thuaj AAA

Bashkë për shëndetin oral

 

Goja juaj është e magjishme! Ajo ju ndihmon të hani, të flisni, të buzëqeshni dhe të jetoni jetën plot vetëbesim.

 

Gjysma e njerëzve në botë vuajnë nga sëmundjet orale, siç është kariesi dhe sëmundjet e gingivës, që mund të ndikojnë në çdo aspekt të jetës, që nga raportet personale me të tjerët e deri tek funksionimi në shkollë dhe në punë.

Sëmundjet e gojës mund të shkaktojnë një ndjenjë të pakëndshme dhe dhimbje dhe të jenë shkaktar i problemeve serioze shëndetësore.

 

Mirëmbajtja e shëndetit oral ka një rëndësi qenësore për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

oral 2

 

 

Dita Botërore e shëndetit oral duhet ta bashkojë dhe ta motivojë popullatën, stomatologët dhe bashkëpunëtorët e tjerë shëndetësor, Qeverinë dhe krijuesit e politikave, që bashkë – zëshëm dhe në vazhdimësi të ndajnë mesazhe për rëndësinë e shëndetit oral që ka si rezultat një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Në këtë mënyrë do të zvogëlohet ngarkesa globale që vuan shoqëria nga sëmundjet orale dhe do mundësohet një jetë më e lumtur dhe më cilësore e të gjithë popullatës.

 

Në këtë Ditë Botërore të shëndetit oral të gjithë duhet të angazhohen e të kujdesen për shëndetin e tyre oral, sepse një gojë e shëndetshme na mundëson të ecim të shëndetshëm në jetë.

Higjiena e drejtë, kontrollet e rregullta të dhëmbëve dhe mënyra e shëndetshme e të jetuarit do ndihmojnë për mbrojtjen e gojës dhe trupit, pa dallim të moshës.

 

BËNI MË SHUMË PËR NJË HIGJIENË ORALE TË MIRË

 

Lani dhëmbët në mënyrën e duhur
Larja e dhëmbëve me furçë në mënyrën e duhur ka shumë rëndësi për shëndetin e përgjithshëm oral.

Lani dhëmbët me furçë për afër dy minuta, dy herë në ditë duke përdorur pastë me fluor. Ndiqni teknikën e duhur të larjes pa dallim nëse përdorni furçë të zakonshme apo elektrike. Kjo nënkupton lëvizje rrethore, e jo lëvizje në vijë të drejtë nga para dhe nga pas. Pas larjes përshtyni shkumbën e krijuar në gojë, por mos e shpërlani gojën me ujë sepse mund ta shpërlani edhe flourin mbrojtës.

Larja e dhëmbëve me furçë të vjetër e të përdorur gjatë kohë, nuk do i pastrojë dhëmbët ashtu siç duhet. Kohëzgjatja mesatare e furçës është rreth 3 muaj. Prandaj, furçën e vjetër zëvendësojeni me një të re.

oral 3

 

 

Filloni të përdorni perin dental

 

Peri dhe furçat interdentale ju ndihmojnë të arrini edhe pjesët më të paaritshme mes dhëmbëve. Pastrimi i rregullt ndihmon të largohet ushqimi i mbetur dhe shtresimet mes dhëmbëve që formohen në linjën e kufirit me gingivën, dhe në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia për sëmundje, si dhe era e keqe nga goja.

Mundohuni që ta bëni këtë për çdo ditë, dhe lejoni dentistin tuaj t’ua tregojë mënyrën e duhur se si duhet ta bëni pastrimin.

Jo gjithmonë mund t’i pastroni dhëmbët  me furçë ças çdo ngrënieje, sidomos kur jeni në lëvizje. Prandaj përtypni çamçakiz pa sheqer, ose shpërlani gojën me fluorid.

 

oral 4

 

 

VIZITONI STOMATOLOGUN TUAJ RREGULLISHT

Mënyra më e mirë për ta ruajtur shëndetin tuaj oral janë vizitat e rregullta te stomatologu juaj për t’i kontrolluar dhe për t’i pastruar dhëmbët. Ai do kujdeset që goja juaj të jetë e shëndetshme, do ju këshillojë se kur duhet të shkoni për t’i kontrolluar dhëmbët, e gjithë kjo në varësi nga nevojat specifike të secilit person.

Stomatologu juaj ka për detyrë të ruajë shëndetin tuaj oral, gjë që luan rol qenësor në mirëmbajtjen e shëndetit në përgjithësi. Prandaj duhet t’i tejkaloni të gjitha arsyetimet për të mos e vizituar atë.

 

oral 5

 

Si edhe te sëmundjet e tjera, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe mjekimi janë me rëndësi për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe gojës, dhe në këtë mënyrë edhe për parandalimin e ndikimeve negative potenciale ndaj organimit. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me stomatologun tuaj do ju ndihmojë ta ruani gojën tuaj të shëndetshme gjatë gjithë jetës. Prandaj, bashkëpunoni me stomatologun tuaj për shëndetin e gojës tuaj.

 

MËNYRA E SHËNDETSHME E JETESËS DO JU NDIHMOJË NË MBROJTJEN E GOJËS DHE TRUPIT

 

Zvogëloni sasinë e sheqerit në ushqimet që i konsumoni

Sheqeri është faktori kryesor i rrezikut për prishjen e dhëmbëve (kariesit). Njerëzit duhet të konsumojnë ushqim të shëndetshëm, me pak sheqer dhe me shumë fruta dhe perime. Sasia ditore e sheqerit për fëmijët duhet të jetë 3 lugë ndërsa për të rriturit 6 lugë.

Evitoni duhanin

Duhani, në çfarë do forme qoftë, është i dëmshëm. Ai e rrit rrezikun nga sëmurja e gingivave, mukozës së gojës, ngjyrosja e dhëmbëve, era e keqe dhe humbja e ndjesisë për aromë dhe shije.

 

Kufizoni përdorimin e alkoolit

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit është faktor rreziku kryesor për shumë sëmundje, përfshirë këtu edhe sëmundjet orale. Acidet dhe përqindja e lartë e sheqerit tek numri më i madh i pijeve alkoolike mund t’jua shkatërrojnë dhëmbët, duke shkaktuar kështu karies. Alkooli gjithashtu mund të shkaktojë edhe kancer t gojës dhe gingivave.

Mbroni gojën dhe trupin duke: përvetësuar shprehi të mira të higjienës orale; konsumuar ushqime të shëndetshme me sasi të vogla të sheqerit dhe me shumë fruta dhe perime; evituar përdorimin e duhanit dhe alkoolit. Parandalimi që mbështetet nga mjedisi mund të ndihmojë në evitimin e sëmundjeve orale, si dhe sëmundjeve të tjera joinfektive.

 

 

20 Marsi – Dita Botërore e shëndetit oral

Poster oralno zdravje  A4 ALBANSKI-1