610x357-tb death_neg

Dita Botërore e tuberkulozit këtë vit shënohet nën moton – Kërkohen: Liderë për një botë të lirë, një botë pa tuberkuloz!

 

Çdo vit Dita Botërore e tuberkulozit shënohet në 24 mars, dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike që ka tuberkulozi dhe të shtohen  angazhimet për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit (TB).

Data 24 mars e shënon ditën në vitin 1882, kur dr. Robert Koh publikoi se e ka zbuluar bakterin që e shkakton tuberkulozin, me çka ka hapur rrugën drejt diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Edhe përkundër arritjeve të mëdha, në këto dekadat e fundit TB vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes në mesin e sëmundjeve infektive që shkakton vdekjen e rreth 4500 personave në ditë.

Plani global për zhdukjen e TB mundëson udhëzime për luftën kundër TB për një periudhë 5 vjeçare. Ky partneritet e fillon planin e ri global për zhdukjen e TB nga viti 2016-2020. Me këtë plan do bëhet një përllogaritje e angazhimeve për zhdukjen e TB, të cilat pritet të bëhen shumë më ambicioze dhe më efektive në pesë vitet e ardhshme, duke e ndryshuar në mënyrë drastike mënyrën në të cilën do zbatohen programet për TB. Do të theksohet ajo që është e nevojshme për ta vënë botën në rrugën e duhur, duke i realizuar qëllimet e Strategjisë globale për TB pas vitit 2015.

Këtë vit në fokus është zhdukja e TB, jo vetëm në rrafsh politik, me kryetarët e shteteve, ministrat e shëndetësisë, por edhe në atë lokal, me kryetarët e komunave, liderët e komuniteteve, të sëmurët nga TB, përfaqësuesit e shoqërisë civile – organizatave joqeveritare, punonjësit shëndetësor, mjekët dhe infermieret, si dhe me partnerët e tjerë.  Të gjithë mund të jenë liderë, të angazhohen për ta zhdukur TB në vendin e tyre të punës dhe në terren.

Unë jam mjek, unë angazhohem për ta zhdukur TB, bashkohu me mua!

Dita Botërore e tuberkulozit jep mundësi për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të mobilizuar strukturat politike dhe sociale, e gjithë kjo për ta zhdukur TB.

Vitin që shkoi Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi se 10.4 milion njerëz janë të prekur nga TB dhe se në vitin 2016 ka pasur 1.7 milion vdekje (përfshirë këtu edhe 0.4 milion njerëz me HIV) që e bën TB vrasësin më efektin në mbarë botën. Më shumë se 95% e vdekjeve si pasojë e TB ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare.

Kjo sëmundje ka zënë rrënjë të thella tek popullatat tek të cilat të drejtat dhe dinjiteti i njeriut  janë të kufizuara. Secili nga ne mund të vijë në kontakt me TB, sëmundja përparon më shpejt tek personat të cilët jetojnë në varfëri, tek grupet dhe komunitetet e margjinalizuara, emigrantët dhe grupet e tjera vulnerable.

Gjendja në Republikën e Maqedonisë

Në vitin 2013 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar një prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 20,8 në 100 000 banorë ose 428 raste. Në vitin 2017 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar një prevalencë e tuberkulozit aktiv prej 11,5 në 100 000 banorë ose 238 raste. Këto shifra janë më të ulëta se prevalenca në vitin 2010, që ka qenë 29,8 të sëmurë në 100 000 banorë. Ka një rënie të vazhdueshme të numrit të përgjithshëm të të sëmurëve nga TB  për periudhën e analizuar nga viti 2010-2017 dhe shkalla e prevalencës tregon një tendencë të rënies të vazhdueshme.

 (Diagrami 1)

Prevalenca në 100 000 banorë në Republikën e Maqedonisë periudha 2010-2017

 prevalenca tbc

Në vitin 2017 në Republikën e Maqedonisë është regjistruar një incidencë e tuberkulozit aktiv prej 10,6 në 100 000 banorë  ose 220 raste të reja, ndërsa në vitin 2013 incidenca është  15,7 në 100 000 banorë  ose 323 raste të reja me tuberkuloz. Në periudhën e analizuar 2010-2017, shkalla e incidencës, si edhe shkalla e prevalencës tregon një tendencë të rënies të vazhdueshme Maqedonia radhitet në grupin e vendeve me shkallë të ulët të incidencës nga vendet në rajon.

 (Diagrami 2)

Incidenca në 100 000 banorë në Republikën e Maqedonisë periudha 2010-2017

 incidenca tbc

Masat për përmirësimin e gjendjes

Të gjitha format e TB mund të shërohen nëse diagnostikohen dhe trajtohen në kohë. Trajtimi përfshin kombinim të barnave në një afat kohor nga 6 deri në 9 muaj, për shkak se disa baktere të TB kanë rezistencë natyrore ndaj një ose më shumë barnave të cilat administrohen.

Për të realizuar një kontroll dhe trajtim më të suksesshëm të TB në Republikën e Maqedonisë, zvogëlim të rrezikut nga përhapja e infeksionit, sidomos të infeksioneve të shkaktuara nga llojet rezistente të Mycobacterium tuberculosis, parandalim të konfeksioneve mes TB dhe infeksioneve HIV, është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha masat preventive të mundshme të cilat do kontribuojnë për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjes.

  1. Zbulim aktiv i rasteve me TB tek grupet e rrezikuara me radiofotografi selektive: tek të sëmurët në spitalet psikiatrike, të burgosurit në burgjet në Republikën e Maqedonisë, personat e zhvendosur, personat e varur nga droga, emigrantët etj. Për t’i zbuluar në kohë personat e sëmurë nga TB dhe nga sëmundje të tjera jo specifike të mushkërive bëhet incizim radiofotografik selektiv i personave tek të cilët rreziku nga paraqitja e këtyre sëmundjeve është më i madh.
  2. Aktivitetet DOT – me aktivitete DOT nënkuptojmë kontroll të drejtpërdrejtë të trajtimit dhe mbikëqyrje të të sëmurëve me tuberkuloz, si dhe edukim shëndetësor përmes bisedave me të sëmurët dhe familjet e tyre në shtëpitë e të sëmurëve.

  Parandalimi i përhapjes së tuberkulozit mund të bëhet duke trajtuar rastet e reja të të sëmurëve me tuberkuloz sipas procedurave          standarde për shërim të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

3. Një angazhim i rëndësishëm për avancimin e trajtimit të kategorive vulnerable, siç janë: personat me Hepatit C, ose personat me HIV/SIDA, si dhe avancim i kushteve për diagnostikim dhe trajtim në kohë, me çka dukshëm do të zvogëlohet përhapja e mëtejshme e virusit HIV.

4. Mënyra e shëndetshme e të jetuarit paraqet një nga masat e cila e zvogëlon rrezikun nga TB. Personat të cilët nuk kanë gjendje të mirë shëndetësore janë më të rrezikuar, sepse rezistenca e tyre ndaj sëmundjes është më e vogël se sa tek personat e shëndetshëm. Prandaj, është me shumë rëndësi që të konsumohet ushqim i shëndetshëm që përmban shumë fruta dhe perime, mish me më pak yndyrë, si dhe të evitohet konsumimi i ushqimeve të përpunuara dhe atyre që përmbajnë sheqer.

Aktiviteti fizik ka një rëndësi të madhe. Ushtrimet fizike duhen bërë së paku 3-4 herë në javë, dhe atë ushtrime kardio si noti dhe vrapi, etj. Të evitohet konsumimi i alkoolit, drogave dhe pirja e duhanit. Të mirëmbahet higjiena personale, dhe që është me më shumë rëndësi, të kalohet sa më shumë kohë në ajër të pastër, mal, etj.

Megjithatë, masë më e mirë për parandalim është trajtimi i duhur dhe në kohë i çdo të sëmuri nga tuberkulozi, me ç’rast ndërpritet vargu i përhapjes së infeksionit.

poster – pdf 

                                                           Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive