MOTO:  NDAJ FAKTE PËR DROGËN, SHPËTO JETË

(Share Facts On Drugs, Save Lives)

 

Drogë është çdo substancë me prejardhje bimore apo sintetike, e cila pasi të futet në organizëm mund të shkaktojë ndryshimin e një apo më shumë funksioneve të tij, e nëse përdorimi i saj përsëritet, kjo mund të shkaktojë varshmëri psikike dhe/ose fizike.

 

  1. Hulumtim në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Projekti “Përdorimi i substancave psikoaktive tek popullata në Republikën e Maqedonisë” u zbatua në vitin 2017 me një bashkëpunim të ndërsjellë mes Institutit të shëndetit publik – Shkup (Mjekësia sociale), Institutit të epidemiologjisë dhe biostatistikës me informatikë mjekësore pranë Fakultetit të mjekësisë UKM, Shkup dhe 10 Qendrat rajonale të shëndetit publik (QSHP). Projekti u realizua me mbështetje nga Qendra Evropiane për monitorimin e drogave dhe varshmërisë nga drogat, me seli në Lisbon, Portugali.

Qëllimi kryesor i këtij projekti hulumtues shkencor ishte që të fitohen të dhëna për përdorimin e substancave psikoaktive tek popullata e përgjithshme (në moshë nga 15 deri më 64 vjet që jetojnë nëpër amvisëri private), me një fokus të veçantë tek nëngrupi i të rinjve urban (15-34).

Të dhëna nga projekti hulumtues shkencor:

Drogat ilegale

Drogat përdoren më së shumti nga popullata e re, e sidomos nga personat që i përkasin grupmoshës 15-24 vjet.

Marijuana për herë të parë përdoret në moshë nga 16-17 vjet (2,8%), në moshë nga 18-19 vjet (2,9%%) dhe në moshë nga 14-15 vjet (1,4%).

Kanabis kanë përdorur 8,2% persona në moshë nga 15-64 vjet, ekstazi 1,6%, amfetaminë dhe heroinë 1,1%.  Kokainën më së shumti e përdorin personat e grupmoshës nga 15-34 vjet (2,5%) për dallim nga grupmosha 15-64 vjet (1,3%).

Në përgjithësi ekzistojnë dallime në përdorimin e drogave ilegale mes gjinive (prevalenca jetësore). 10,3% meshkuj dhe 6,7% femra kanë përdorur ndonjë lloj të drogave gjatë jetës së tyre. Kanabis kanë përdorur 9,9% meshkuj dhe 5,6% femra, ekstazi 1,7% meshkuj dhe 1,4% femra, kokainë 1,7% meshkuj dhe 0,7% femra, heroinë 1,6% meshkuj dhe 0,4% femra. Sa i përket përdorimit sipas gjinisë, meshkujt janë përdorues më të mëdhenj të drogave për dallim nga femrat.

  1. Të dhëna për persona të treajtuar nga varshmëria nga drogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Në Institutin e shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut të dhënat janë fituar nga repartet neuropsikiatrike pranë spitaleve të përgjithshëm dhe nga qendrat për trajtimin e personave të varur nga drogat  në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e gjithë kjo e organizuar nëpërmjet Qendrave të shëndetit publik. Numri i personave të trajtuat, të varur nga drogat në periudhën 2013 -2019 shënon një rritje të vazhdueshme, pra nga 1014 persona të trajtuar në vitin 2013 në 2187 në vitin 2019.  Në vitin 2020 është vënë re një rënie e numrit të personave të trajtuar të varur nga drogat, por kjo ndodh për shkak të situatës me pandeminë e Kovid-19. Për këtë arsye ka shënuar rënie edhe shkalla e morbiditetit në 10 000 banorë, nga 10,5%о në vitin 2019 në 7.1%о  në vitin 2020.

den na droga al1

               Tendenca e trajtimit të personave të varur nga drogat sipas gjinisë në RMV, 2013-2020

Burimi: ISHPRMV

Struktura sipas gjinisë tregon një dallim domethënës në frekuencën e paraqitjes së personave të varur  nga drogat tek meshkujt, për dallim nga femrat, në të dy periudhat e analizuara  (89,8% janë meshkuj, ndërsa 10,2% janë femra në vitin 2019 dhe 89,9% janë meshkuj, ndërsa 10,1% janë femra në vitin 2020).

Analiza sipas grupmoshave tregon se numri më i madh i të trajtuarve të varur nga drogat edhe në spitale edhe në qendrat e trajtimit i përkasin grupmoshës nga 20-34 vjet.

Sipas llojit, si drogë më e përdorur është heroina, dhe atë me mbi 99% krahasuar me kanabisin, në të dy vitet e analizuar.

MASAT E PROPOZUARA

Duhet përforcuar kontrolli i përdorimit të drogave duke i përfshirë mjekët, mësimdhënësit, psikologët dhe prindërit, si dhe të punohet në parandalimin e përdorimit të drogave tek fëmijët e moshave shkollore dhe të rinjtë. Qasja në trajtim në vitet e fundit ka qenë më e sofistikuar, me një pranim më të gjerë të trajtimit, me zëvendësime për drogat të cilat i përdorin personat e varur nga ato. Provat tregojnë se shoqëritë të cilat mund të lejojnë një rrjet më të gjerë të shërbimeve për përdoruesit e drogave, mund ta zvogëlojnë sjelljen e rrezikshme e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë e dëmton shëndetin, si dhe ta kufizojnë aktivitetin antisocial dhe kriminal në mesin e përdoruesve të drogave.

Përgatiti: Njësia për promovimin e shëndetit dhe ndjekjen e sëmundjeve