Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë me kontracepsion nënkuptojmë parandalim të shtatzënisë së padëshiruar dhe ndërprerje të procesit natyror të riprodhimit.

Si të bëjmë zgjedhjen e kontracepsionit të duhur?

Mbase ndonjëherë e pyesni veten, pse kemi nevojë për kontracepsion? N[se një grua nuk përdor kontracepsion supozohet se gjatë jetë së saj mund të ketë rreth 15 shtatzëni!

Gjatë përzgjedhjes së kontracepsionit ka disa gjëra që duhen shqyrtuar paraprakisht. Para se të merrni vendimin duhet të shqyrtoni më shumë mundësi dhe të analizoni përparësitë dhe mangësitë që kanë ato.

Për shkak të disa gjendjeve shëndetësore dhe rrethanave të ndryshme disa kontraceptivë nuk janë të lejuar, ose së paku nuk rekomandohen të përdoren.

Mjetet kontraceptive dallohen për nga efikasiteti i tyre për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar.

birth-control-types

Sot ekzistojnë lloje të ndryshme të mbrojtjes, kontracepsioni që përdoret e që është efektiv:

  • Prezervativi – i bërë nga një shtresë e hollë lateksi (gomë) natyror që ndalon spermën të depërtojë në vagjinë. Është mjeti i vetëm kontraceptiv që njëkohësisht mbron edhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Prezervativi femëror është i ndërtuar nga një mbështjellës poliuretani dhe ka të njëjtin funksion si edhe prezervativi për meshkujt.
  • Pilulat për kontracepsion (hormone) janë një formë kontracepsioni e thjeshtë, efikase dhe e rehatshme. Sot ka në spektër të gjerë të metodave hormonale për parandalim të suksesshëm të shtatzënisë të padëshiruar. Përdorimi i hormoneve në mjetet kontraceptive kryesisht përfshin forma sintetike të hormoneve natyrale, progestron dhe estrogjen.  Efektet e padëshiruara janë analizuar mirë, dhe tek shumica e grave përparësitë i tejkalojnë mangësitë, kuptohet nëse përdoren në mënyrën e duhur. Çdo grua duhet të informohet mirë për përparësitë dhe mangësitë para se të fillojë me përdorimin e kontracepsionit hormonal dhe këtë duhet ta bëjë nën mbikëqyrjen e mjekut.
  • Spiralja (vata intrauterine) është një mjet plasmani ose nga bakri që vendoset në mitër, që ndalon spermën të arrijë deri te qeliza vezë dhe ta fekondojë atë. Efikasiteti i spirales është 99% dhe ofron siguri dhe mbrojtje afatgjatë nga shtatzënia e padëshiruar.
  • Unaza vagjinale përmban kombinim të progestronit dhe estrogjenit dhe kështu e ndalon ovulimin (lirimin e qelizës vezë nga vezorët) dhe ndalon spermatozoidët të fekondojnë qelizën vezë. – Para përdorimit të një unaze të re duhet bërë në pushim me kohëzgjatje prej 7 ditësh. Disa gra dhe partnerët e tyre mund ta ndjejnë gjatë marrëdhënieve seksuale. Para përdorimit unaza vagjinale duhet ruajtur në  vend të ftohtë. Unaza vagjinale ka efekte të padëshiruara të ngjashme si edhe çdo terapi tjetër hormonale.
  •  Pilulat e emergjencës përmbajnë hormone që janë të ngjashëm me kontraceptivët orale, por që janë në doza shumë më të mëdha. Ndalojnë ovulacionin dhe fekondimin, zakonisht përdoren pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, në rastet kur plas prezervativi, ose në rastet kur gruaja ka harruar të pijë kontraceptivin oral. Pilulat e emergjencës nuk duhen përdorur vazhdimisht, por vetëm në raste të rralla dhe emergjente!
  • Injeksionet – Injeksionet zakonisht përmbajnë progestron, por në disa vende përdoret edhe kombinim i estrogjenit dhe progestronit. Injeksionin e administron punonjësi shëndetësor, përdoret një herë në muaj ose një herë në tre muaj.  Kjo është një metodë mjaft efikase e që nuk do shumë angazhim. Injeksionet me progestron gjithashtu janë të përshtatshme edhe për gratë që ushqejnë fëmijët e tyre me gji. Injeksioni mund t’i zvogëlojë dhimbjet gjatë ciklit menstrual, megjithatë ekziston mundësia të shkaktojnë gjakderdhje më të madhe, por nga aspekti mjekësor kjo gjë nuk do paraqiste problem. Varësisht nga lloji i injeksionit, gruaja mund të ketë nevojë deri në një vit kohë për të rifituar pjellshmërinë. Pas pranimit të injeksionit, efektet e padëshiruara nuk mund të ndalohen.
  • Mjete kontraceptive të tjera: Leukoplasti kontraceptiv, sterilizimi, etj.

 114443910_c_thinkstock

Biseda me punonjësin shëndetësor në lidhje me kontracepsionin

Për tu informuar sa më saktë se cila metodë e kontracepsionit do ishte më së miri të përdoret, biseda me punonjësin shëndetësor ka një rëndësi shumë të madhe. Kjo është një punë e përgjegjshme dhe mjaft e rëndësishme dhe nuk duhet ndjerë turp aspak. Punonjësi shëndetësor ka për detyrë që t’ju ofrojë shërbim me besueshmëri të plotë dhe duhet të jeni të sigurt që problemi juaj do ruhet si sekret profesional nëse jeni në moshë nën 18 vjeç.

Punonjësi shëndetësor do ju parashtrojë pyetje për gjendjen tuaj shëndetësore dhe për familjen tuaj, për të qenë i sigurt se do bëjë zgjidhjen e duhur dhe do ju rekomandojë kontracepsionin adekuat. Disa femra nuk mund të përdorin çfarë do lloj kontraceptivi, si për shembull, mund të vuajnë nga ndonjë tip i migrenës, ose kanë mpiksje të gjakut. Pyetni punonjësin shëndetësor për përdorimin  drejtë të metodave të kontracepsionit, si dhe për efektet e padëshiruara që mund të shfaqen, si dhe si të përballeni me ato.

Mbani mend, punonjësi shëndetësor ju jep vetëm rekomandime, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet vetëm i juaji!

 FLAER NË PDF

Burime:

  1. Contraception guide. Available from URL:www.medicinenet.com
  1. All about contraception. Available from URL:www.your-life.com

 Përgatiti: Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive