Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në nivel global. Ato shkaktojnë më shumë raste të vdekjes se sa të gjithë shkaktarët e tjerë së bashku dhe i prekin më së shumti vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Në kuadër të sëmundjeve joinfektive sëmundjet kardiovaskulare së bashku me sëmundjet malinje janë shkaktar për pothuajse ¾ e rasteve të vdekjeve në Evropë. Vlerësimet tregojnë se së paku 80% e të gjithë sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetit tipi 2 mund të parandalohen.
Për çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar i 17,3 milionë rasteve të vdekjes së parakohshme, ndërsa deri në vitin 2030 pritet që nga këto sëmundje të vdesin 23.6 milionë njerëz. Këto shifra janë të projektuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e sipas tyre pritet që SKV të mbeten shkaktari kryesor i vdekjeve në botë.
Faktorë më të shpeshtë rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare janë: tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha, ushqimi jo i shëndetshëm, pirja e duhanit, aktiviteti i dobët fizik, dhe niveli i lartë i sheqerit në gjak. Një numër i madh i vdekjeve është si pasojë e pirjes së duhanit, i cili rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet koronare të zemrës për 2-3 herë. Rreziku rritet me moshën dhe është më i madh tek femrat se sa te meshkujt.
GJENDJA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
Mortaliteti
Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 nga sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut kanë vdekur 10920 persona me shkallë vdekshmërie prej 526,9 në 100.000 banorë, nga të cilët 5369 janë meshkuj, ndërsa 5551 janë femra. Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut marrin pjesë me 53,5 % në vdekshmërinë e përgjithshme dhe zënë vendin e parë në strukturën e shkaktarëve të vdekjes.
Diagrami 1. Struktura sipas shkaqeve të vdekjes në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016
Burimi: Enti shtetëror i statistikës, viti 2017
Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në numrin e përgjithshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2010-2016 nuk ndryshon dukshëm. Në vitin 2010 shkalla e mortalitetit ka qenë 538,6, ndërsa në vitin 2016 526,9 në 100.000 banorë.
Diagrami 2: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë, periudha 2010-2016
Shkalla specifike sipas moshës nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut tek popullata mbi 65 vjet krahasuar me shkallën specifike të mortalitetit tek popullata nga 0-64 vjet është dukshëm më e madhe.
Diagrami 3: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, viti 2010-2016
Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës është dukshëm më e madhe tek popullata mbi 65 vjet krahasuar me vdekshmërinë tek popullata deri më 64 vjet.
Diagrami 4: Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, viti 2010-2016
Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet cerebrovaskulare në moshë nga 65 vjet në vitin 2016 arrin 986,3 në 100.000 banorë, ndërsa në moshë deri më 64 vjet 22,0%ооо, me ç’rast vihet re se vdekshmëria është dukshëm më e madhe në moshë mbi 65 vjet.
Diagrami 5:Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë sipas moshës, viti 2010-2016
Sipas gjinisë, në periudhën nga viti 2010-2016 vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut është më e madhe mes femrave se tek meshkujt.
Diagrami 6: Vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, viti 2010-2016
Shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës në periudhën nga viti 2010-2016 është më e lartë tek meshkujt (diagrami 7), ndërsa shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet cerebrovaskulare është më e lartë tek popullata e femrave(diagrami 8).
Diagrami 7: Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, viti 2010-2016
Diagrami 8: Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë sipas gjinisë, viti 2010-2016
Në periudhën nga viti 2010-2016 në Republikën e Maqedonisë infarkti akut i miokardit merr pjesë me rreth 93% në mesin e sëmundjeve ishemike të zemrës, ndërsa infarkti cerebral dhe pika në tru, të shënuara si gjakderdhje ose infarkt, me rreth 87% te sëmundjet cerebrovaskulare.
Sipas të dhënave të databazës HFA të OBSH-së, në vitin 2013 shkalla e standardizuar e mortalitetit nga sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut në 100 000 banorë ka qenë: 101,5 në Francë, 107,98 në Izrael, 324,09 në Kroaci, 537,9 në Maqedoni, 541,11 në Bullgari, 625,83 në Moldavi, etj.
SDR, diseases of circulatory system, all ages, per 100 000
Source: WHO/Europe, European HFA Database, July 2016
PARANDALIMI DHE KONTROLLI
Duke u nisur nga fakti se ekziston mundësia që të parandalohen rreth 80% e sëmundjeve të zemrës, Republika e Maqedonisë zbaton masa të bazuara në prova e që kanë për qëllim parandalimin e faktorëve të rreziku, siç është: pirja e duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, aktiviteti i dobët fizik dhe keqpërdorimi i alkoolit, zbulimi i hershëm që SKV, përmirësimi i trajtimit në nivel sekondar dhe terciar, duke e përforcuar sistemin shëndetësor me kuadro, pajisje, rikonstruim të kapaciteteve të vjetra spitalore dhe ndërtim të kapaciteteve të reja, si dhe masa të tjera. Qëllimi kryesor është përgjigjja ndaj ngarkimit gjithnjë e më të madh të popullatës me sëmundje kardiovaskulare dhe zvogëlimi i invaliditetit dhe vdekshmërisë nga këto sëmundje.
PARANDALIMI NË MBROJTJEN SHËNDETËSORE PRIMARE
Gjatë viteve të fundit në Republikën e Maqedonisë një rëndësi e veçantë i kushtohet promovimit të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve në mbrojtjen shëndetësore primare. Zbatimi i masave dhe aktiviteteve preventive që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës është një nga detyrimet ligjore e çdo mjeku në fushën e mbrojtjes shëndetësore preventive, si dhe e çdo mjeku amë. Prandaj, Instituti i shëndetit publik dhe 10 Qendrat e shëndetit publik, si dhe shtëpitë e shëndetit bëjnë një punë aktive për zbatimin e fushatave, ligjëratave nëpër shkolla, institucione shëndetësore dhe mjedise të tjera, për përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve edukativo – shëndetësore, organizimin e kontrolleve preventive falas para së gjithash në mjediset rurale, e që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët që edhe ata të kujdesen për shëndetin e tyre.
Një pjesë e mjeteve të cilat Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë ua ndan mjekëve amë janë pikërisht për zbatimin e masave dhe aktiviteteve preventive.
FSSHM masat dhe aktivitetet preventive i definon si qëllime të cilat zbatohen tek personat e siguruar për të parandaluar paraqitjen e sëmundjeve dhe janë të dedikuara për ato persona të cilët nuk e vizitojnë rregullisht mjekun e tyre amë.
Mjekët amë zbatojnë 14 qëllime preventive. Qëllimi 11 thotë:
-Masa dhe aktivitete preventive për zbulimin e sëmundjeve kronike joinfektive (VKV – vlerësim kardio vaskular) tek popullata nga 25 deri më 65 vjet tek të dy gjinitë.
Për zbatimin e qëllimit 11 janë përgatitur tabela të cilat i përmbajnë këto parametra: gjinia, mosha, përdorimi i duhanit, gjatësia, lartësia e tensionit sistolik të gjakut, rezultatet e analizave laboratorike, sulme paraprake në zemër, sulme paraprake në tru, sëmundja e sheqerit, etj. Për secilin nga parametrat (të cilët njëkohësisht janë edhe faktorë të rrezikut) janë caktuar pikë përkatëse të cilat mblidhen dhe fitohet numri i përgjithshëm i pikëve (SCORE). Pasi të fitohet numri i përgjithshëm, mund të bëhet vlerësimi i rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare.
Me aplikimin e qasjes sistematike tek mjekët amë në mbrojtjen shëndetësore primare për zbulimin e hershëm të faktorëve potencial të rrezikut dhe eliminimin e tyre, mund të zvogëlohet dukshëm paraqitja e manifestimeve kardiovaskulare urgjente (sulmi në zemër dhe në tru), e me këtë edhe vdekjet e parakohshme tek popullata.
Përgatiti:
Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive