29 SHTATORI – DITA BOTËRORE E ZEMRËS (PDF)

flaer
Sëmundjet kardiovaskulare janë një ndër shkaktarët kryesor të vdekjeve në rrafsh global, ato shkaktojnë numër më të madh të vdekjeve se sa të gjithë shkaktarët e tjerë së bashku, dhe më të prekura janë vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare. Në kuadër të sëmundjeve joinfektive, sëmundjet kardiovaskulare bashkë me neoplazmat malinje janë shkaktar i pothuajse ¾ të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në rajonin evropian. Vlerësimet tregojnë se së paku 80% e të gjitha sëmundjeve të zemrës, infarktet dhe diabeti tipi 2 mund të parandalohen.

Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar i 17.9 milion rasteve të vdekjes së parakohshme, ndërsa deri në vitin 2030, pritet që 23.6 milion njerëz të vdesin nga këto sëmundje. Këto janë shifrat e projektuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), me ç’rast pritet që SKV të bëhen shkaktari kryesor i vdekjes në mbarë botën.

Faktorët më të shpeshtë të rrezikut për paraqitjen e SKV e që janë si rezultat i sjelljes dhe veprimeve të njeriut përfshijnë: pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik, konsumimin e ushqimit jo të shëndetshëm dhe konsumimin e alkoolit, që shkaktojnë katër ndryshime qenësore metabolike/fiziologjike: tension të lartë të gjakut, mbipeshë/obezitet,  nivel të lartë të sheqerit në gjak dhe kolesterol të lartë. Një numër i madh i vdekjeve është si pasojë e pirjes së duhanit i cili e zmadhon rrezikun nga vdekja nga sëmundjet koronare të zemrës dhe sëmundjeve cerebrovaskulare për 2-3 herë. Rreziku rritet edhe me kalimin e moshës, dhe është më i madh tek femrat se sa tek meshkujt.

 

 

GJENDJA NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

 

Mortaliteti

 

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019 nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut kanë vdekur 10586 persona me një shkallë të mortalitetit prej 509,8 në 100 000 banorë, nga të cilët 5166 janë meshkuj, ndërsa 5420 femra. Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut marrin pjesë me 51,8 % në mortalitetin e përgjithshëm dhe zënë vendin e parë në strukturën e shkaqeve të vdekjes.

 

Diagrami 1. Struktura sipas shkakut të vdekjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2019

        Burimi: Enti shtetëror i statistikës, 2019

 

120315516_324767721931662_4288223493042553692_n

 

Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në numrin e përgjithshëm të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2010-2019 oscilon. Në vitin 2010 shkalla e mortalitetit ka qenë 538,6, ndërsa në vitin 2019 ka qenë 509,8 në 100 000 banorë.

Diagrami 2: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, periudha 2010-2019

120331778_1713006618851311_2327646126891333059_n

 

Shkalla specifike sipas moshës nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut tek popullata mbi 65 vjet është dukshëm më e lartë krahasuar me shkallën specifike të mortalitetit tek popullata nga 0-64 vjet.

 Diagrami 3: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, periudha 2010-2019

120324894_1655198924640297_7802024963973435758_n

      

 Vdekshmëria nga sëmundjet ishemike të zemrës është dukshëm më e lartë tek popullata mbi 65 vjet krahasuar me vdekshmërinë tek popullata deri më 64 vjet.

Diagrami 4: Mortaliteti nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, periudha 2010-2019

120345440_335096567749960_5990790168466776347_n

Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet cerebrovaskulare në moshë mbi 65 vjet në vitin 2019 ka qenë 845,6 në 100 000 banorë, ndërsa në moshë deri më 64 vjet 18,6%ооо, nga çka vihet re se vdekshmëria është dukshëm më e lartë në moshë mbi 65 vjet.

Diagrami 5:Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, periudha 2010-2019

 120450514_776034302963635_4677923421245719600_n

 

Sipas gjinisë, në periudhën nga viti 2010-2019 vdekshmëria nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut është më e lartë tek femrat se sa tek meshkujt.

Diagrami 6: Mortaliteti nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas gjinisë, periudha 2010-2019

 120277592_337739477469492_3481412349587731496_n

 

Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet ishemike të zemrës në periudhën nga viti 2010-2019 është më e lartë tek meshkujt (diagrami 7), ndërsa shkalla e mortalitetit nga sëmundjet cerebrovaskulare është më e lartë tek femrat (diagrami 8).

Diagrami 7: Mortaliteti nga sëmundjet ishemike të zemrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas gjinisë, periudha 2010-2019

120309570_342660123471272_1102051394158279403_n

 

Diagrami 8: Mortaliteti nga sëmundjet cerebrovaskulare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas gjinisë, periudha 2010-2019

120372780_3273080166142242_107316474456651426_n

 

Në periudhën nga viti 2010-2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut infarkti akut i miokardit ka marrë pjesë me rreth 91,8% në sëmundjet ishemike të zemrës, ndërsa infarkti cerebrospinal me rreth 88,6% në sëmundjet cerebrospinale.

 

Sipas të dhënave nga databaza HFA e OBSH-së, në vitin 2015 shkalla e mortalitetit sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në 100 000 banorë ka lëvizur nga 122,0 në Spanjë, 152,0 në Itali, 188,0 në Greqi, 191,0 në Gjermani, 376,0 në Hungari, 467,0 në Rumani, 576,7 në Maqedoni, 635,0 në Kirgistan, etj.

 

 

 

PARANDALIMI DHE KONTROLLI

Duke u nisur nga fakti se 80% e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen, Republika e Maqedonisë së Veriut zbaton masa të bazuara në dëshmi e që kanë për qëllim parandalimin e faktorëve të rrezikut  siç është përdorimi i duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, diagnostikimi në kohë i SKV, përmirësimi i trajtimit në nivel sekondar dhe terciar, duke e përforcuar sistemin shëndetësor me kuadro, pajisje, duke i rekonstruktuar kapacitete e vjetra spitalore dhe duke ndërtuar të reja, si dhe masa të tjera. Qëllimi kryesor është të reagojë ndaj ngarkesës gjithnjë e më të madhe të popullatës nga SKV dhe të zvogëlojë invaliditetin dhe vdekshmërinë nga këto sëmundje.

 

 

PARANDALIMI NË MBROJTJEN SHËNDETËSORE PRIMARE

 

Në vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut një rëndësi e veçantë i jepet promovimit të shëndetit dhe parandalimit të sëmundjeve në mbrojtjen shëndetësore primare. Zbatimi i masave dhe aktiviteteve për parandalim që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës, është një nga detyrimet ligjore të secilit mjek të mbrojtjes shëndetësore preventive, si dhe të çdo mjeku (amë) të përzgjedhur. Në këtë drejtim, Instituti i shëndetit publik dhe 10 Qendrat e shëndetit publik, si dhe shtëpitë e shëndetit punojnë në mënyrë aktive për zbatimin e fushatave, ligjëratave edukative nëpër shkolla, institucione shëndetësore, dhe mjedise të tjera, përgatisin dhe shpërndajnë materiale shëndetësore edukative, organizojnë aksione për kontrolle preventive falas para së gjithash në mjediset rurale, me qëllim që t’i vetëdijеsojnë qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Një pjesë e mjeteve të cilat Fondi për sigurim shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua ndan mjekëve amë janë të dedikuara për masat dhe aktivitetet për parandalim.

FSSHM masat dhe aktivitetet për parandalim i definon si qëllime preventive të cilat zbatohen ndaj të siguruarve për të parandaluar paraqitjen e sëmundjeve dhe për ato persona të cilët nuk bëjnë vizita të rregullta tek mjeku i tyre amë.

 

Mjekët e përzgjedhur zbatojnë 11 qëllime preventive. Qëllimi i 11 thotë:

-Masat dhe aktivitetet preventive për zbulimin e hershëm të sëmundjeve joinfektive kronike (VKV – vlerësimi kardiovaskular) tek popullata në moshë nga 25 deri më 65 vjet tek të dy gjinitë.

Për zbatimin e qëllimit 11 janë përgatitur tabela të cilat i përmbajnë këto parametra: gjinia, mosha, përdorimi i duhanit, lartësia e trupit, lartësia e tensionit sistolik të gjakut, rezultate laboratorike, infarkte paraprake, infarkte paraprake në tru, hipertrofia e pjesës së majtë të zemrës e vërtetuar me EKG dhe prania e diabetit. Për secilin nga parametrat e dhënë (të cilët njëkohësisht janë edhe faktorë rreziku janë caktuar një numër i caktuar pikësh të cilat kur mblidhen fitohet numri i përgjithshëm i pikëve (SCORE). Pas fitimit të numrit të përgjithshëm të pikëve (SCORE), mund të përcaktohet shkalla e rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare.

Me aplikimin e qasjes sistematike tek mjekët e përgjithshëm amë në MSHP për zbulimin e hershëm të faktorëve potencial të rrezikut dhe eliminimin e tyre, mund të parandalohet dukshëm paraqitja e manifestimeve kardiovaskulare emergjente dhe me këtë edhe numri i vdekjeve të parakohshme tek popullata.

 

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive