
Higjiena e duarve mundëson kujdes kirurgjikal të sigurt
Republika e Maqedonisë për herë të tretë shënoi 5 Majin – Ditën Botërore të higjienës së duarve. Fushata e Organizatës Botërore të Shëndetësisë – Shpëto jetë – Pastroji duart, ka për qëllim mirëmbajtjen dhe theksimin e rëndësisë për kujdesin shëndetësor.
Një nga përgjegjësitë e shumta të punonjësve shëndetësor ndaj pacientëve që vijnë për shërim në spital, është t’ju mundësohet dhe t’ju garantohet siguri nga infeksionet spitalore të cilat zakonisht shkaktohen nga llojet multirezistente të baktereve të cilat përhapen përmes: duarve të kontaminuara të punonjësve shëndetësor, pacientëve dhe vizitorëve; pajisjeve të kontaminuara dhe mjedisit të kontaminuar të pacientëve. Kjo mund të arrihet vetëm përmes edukimit dhe avancimit të vazhdueshëm dhe praktikimit të veprimeve të sigurisë gjatë punës së përditshme. Një nga këto veprime të cilin duhet ta përkujtojmë vazhdimisht është pikërisht higjiena e duarve, që nënkupton larjen ose fërkimin e duarve me dezinfektues, dhe atë në kohën dhe në mënyrën e duhur.
Duart janë mënyra më elementare e përcjelljes së mikroorganizmave gjatë realizimit të kujdesit shëndetësor. Si pasojë e kësaj mund të jenë: infeksionet serioze, sidomos tek pacientët me sëmundje të rënda; zgjatje e qëndrimit në spital; invaliditet i përhershëm; ngarkim financiar i pacientëve dhe familjeve të tyre, si dhe edhe sistemit shëndetësor, por pasojë më e rëndësishme janë jetët e humbura.
Prandaj, çdo punonjës shëndetësor, si dhe çdo person që në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë është i përfshirë në kujdesin ndaj të sëmurit (familja dhe vizitorët), duhet të ketë kujdes për higjienën e duarve dhe ta praktikojë atë në mënyrën e duhur.
Këtë vit moto e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për këtë ditë është: Shikoji duart e tua – higjiena e duarve mundëson kujdes kirurgjikal të sigurt. Në fokus të fushatës të këtij viti është përmirësimi i praktikave për higjienë të duarve në kirurgji, duke filluar nga repartet e kirurgjisë, e pastaj tek sallat e operimit, e deri tek ambulantat kirurgjikale.
Kur bëhet fjalë për intervenimet kirurgjikale infeksionet spitalore janë rrezik për çdo institucion shëndetësor dhe çdo ditë bëhen rrezik shëndetësor-publik gjithnjë e më i madh. Sidomos nëse merren parasysh të dhënat nga OBSH sipas të cilave 35% e institucioneve shëndetësore nuk kanë sasi të mjaftueshme të sapunit dhe ujit për këtë qëllim.
Të vetëdijshëm për rëndësinë e higjienës të duarve dhe zbatimit të drejtë të saj për mbrojtjen e shëndetit të pacientëve, këtë vit u paraqitën 174 shtete dhe 18 365 spitale nga mbarë bota të cilët do e shënojnë këtë ditë dhe edhe një herë do e theksojnë rëndësinë e këtij veprimi.
Republika e Maqedonisë ishte një nga vendet që iu bashkëngjitën shënimit të Ditës Botërore të higjienës të duarve në 5 maj të vitit 2016. Për t’ua afruar aktivitetet punonjësve shëndetësor që punojnë në territorin e komunës të Velesit, dhe komunave të tjera përreth: Kavadar, Negotinë, Demir Kapi, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish, Koçan, Shtip. Eventin në komunën e Velesit e hapi dr. Gollubinka Boshevska, dr. sci, koordinatore nacionale për rezistencën antimikrobiale, nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë. Sponsor është Zyra e OBSH në Shkup dhe zyra rajonale e OBSH për Evropë, ndërsa bashkëpunëtorë janë Ministria e shëndetësisë, Instituti i shëndetit publik, Fakulteti i mjekësisë – Shkup dhe CRIS Studiorum QHBR Студиорум. Pas fjalimit përshëndetës të organizatorit dhe nikoqirit të eventit, dr. Petre Sazdov, anëtar i këshillit të komunës Veles, vijuan prezantimet:
- Momente të rëndësishme për higjienën e drejtë të duarve në kushte spitalore sipas udhëzuesit të OBSH– prof. dr. Kaqa Popovska – Jovanovska, Fakulteti i mjekësisë, Shkup
- Higjiena e duarve, mënyra më e thjeshtë dhe më ekonomike për përballje me infeksionet e shkaktuara nga bakteret multirezistente ndaj antibiotikëve– prof. dr. Nikolla Panovski, Fakulteti i mjekësisë, Shkup
Të gjithë të pranishmit morën material edukativ për realizim të drejtë të higjienës së duarve, e posaçërisht 5 momentet për higjienë të duarve gjatë përkujdesjes së pacientëve me plagë postoperative.
Shpëtoni jetë! Pastroni duart.