2020 Viti ndërkombëtar i infermiereve dhe akushereve

 

 

Fakte themelore

 

  • Si pjesë e të gjithë ekipeve multidisciplinare për mbrojtje shëndetësore, infermieret dhe akusheret japin një kontribut të rëndësishëm për realizmin e obligimit të marrë nga Deklarata nga Astana për mbrojtjen shëndetësore primare në vitin 2018, duke siguruar kujdes për pacientët dhe kujdes për popullatën në komunitet.
  • Në rrafsh global, infermieret dhe akusheret përbëjnë rreth 50% e fuqisë punëtore në shëndetësi.
  • Ka një mungesë globale të punonjësve shëndetësor, sidomos infermiereve dhe akushereve, që përbëjnë më mbi 50% të mungesës aktuale tek punonjësit shëndetësor.
  • Mungesë më të madhe të infermiereve dhe akushereve ka në Azinë juglindore dhe Afrikë.
  • Që të gjithë vendet të mund ta arrijnë Qëllimin 3 për zhvillim të qëndrueshëm për shëndet dhe mirëqenie, sipas vlerësimeve të OBSH-së bota do ketë nevojë edhe për 9 milionë infermiere dhe akushere deri në vitin 2030.
  • Infermieret luajnë një rol qenësor në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe në sigurimin e kujdesit primar në komunitet. Ato sigurojnë kujdes në raste emergjente dhe do jenë qenësore për arritjen mbulimit shëndetësor universal.
  • Realizimi i shëndetit për të gjithë do të varet nga ajo nëse ka numër të mjaftueshëm të infermiereve dhe akushereve të trajnuara dhe të arsimuara, si dhe të infermiereve dhe akushereve që pranojnë paga dhe mirënjohje në përputhje me shërbimet dhe kujdesin që ua japin pacientëve.
  • Investimet tek infermieret dhe akusheret kthehen shumëfish. Në Raportin e Komisionit të OKB-së në lidhje me punësimet në shëndetësi dhe zhvillimin ekonomik, është përfunduar se investimet në arsim dhe krijimi i vendeve të punës në sektorin shëndetësor dhe social, kanë si rezultat kthim të trefishtë dhe një rezultat më të mirë shëndetësor, siguri shëndetësore globale dhe rritje ekonomike inkluzive.
  • Në rrafsh global, 70% e fuqisë punëtore shëndetësore dhe sociale janë femra, krahasuar me 41% në të gjitha sektorët për punësim. Profesioni i infermieres dhe akusheres paraqesin një pjesë të rëndësishme të fuqisë punëtore femërore.

 

Infermieret dhe akusheret në të shumtën e rasteve janë të parat, ndërsa ndonjëherë edhe punonjësit e vetëm shëndetësor të cilët kanë kontakt me njerëzit, ndërsa cilësia e vlerësimit, kujdesit dhe trajtimit të tyre fillestar është e një rëndësie jetësore. Ato gjithashtu janë pjesë e bashkësisë së tyre lokale, i njohin përparësitë dhe mangësitë, si dhe pikat e dobëta të popullatës dhe janë shumë të dobishme gjatë realizimit të intervenimeve efektive për plotësimin e nevojave të pacientëve, familjeve të tyre dhe komuniteteve.

 

who-whd-yonm-posters-poster-12020 Viti ndërkombëtar i infermiereve dhe akushereve Mbrojtje shëndetësore me cilësi të lartë mundësojnë ekipe multidisciplinare

me infermiere dhe akushere dhe zemrat e tyre

 

who-whd-yonm-macros-posters-2Akusheret dhe infermieret janë pranë jush në çdo çast të jetës (në çdo hap të jetës)

ato Ju mirëpresin në këtë botë dhe kujdesen për Ju deri sa të largoheni nga ajo, duke Ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm dhe duke u kujdesur për Ju nëse jeni të sëmurë.

#Nurses2020#Midwives2020#SupportNursesAndMidwives

https://www.who.int/news-room/campaigns/year-of-the-nurse-and-the-midwife-2020/get-involved/campaign-materials