MOTO: Munde diabetin

Hyrje

Në vitin 2008 347 milionë njerëz në botë kanë vuajtur nga diabeti, ndërsa prevalenca është gjithnjë në rritje, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Në vitin 2012 diabeti ka qenë shkak i drejtpërdrejtë për vdekjen e 1,5 milionë njerëzve, me ç’rast në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare ka qenë shkaktar i 80% të vdekjeve. OBSH parasheh se deri në vitin 2030 diabeti do jetë shkaktari i shtatë me radhë i vdekjeve në mbarë botën.

Diabeti është sëmundje kronike. Shfaqet kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur trupi nuk mund ta shfrytëzojë në mënyrë efikase insulinën të cilën e prodhon pankreasi. Insulina është një hormon i cili rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ai na jep energjinë që na nevojitet për të jetuar. Nëse ai hormon nuk mund të depërtojë në qelizat që të transformohet në energji, sheqeri në gjak arrin nivele të dëmshme për organizmin.

Ekzistojnë dy forma kryesore të diabetit. Personat me diabet tipi 1 zakonisht nuk prodhojnë insulinën e tyre dhe prandaj përdorin injeksione me insulinë për të mbijetuar. Personat me diabet tipi 2, që përfshin rreth 90% të rasteve, zakonisht mund të prodhojnë insulinë, por jo në sasi të mjaftueshme, ose nuk mund ta shfrytëzojnë atë në mënyrë efikase. Personat me diabet tipi 2 në të shumtën e rasteve janë mbipeshë dhe jo aktiv në aspektin fizik.

Me kalimin e kohës, niveli i lartë i sheqerit në gjak mund ta rrezikojë seriozisht çdo sistem të organeve në trup, duke shkaktuar infarkt në zemër ose në tru, dëmtim të nervave, dëmtim të veshkave, verbërim, impotencë dhe infeksione që mund të sjellin deri tek amputimi i ekstremiteteve.

Dita botërore e shëndetit 2016: Mesazhet

OBSH në Ditën botërore të shëndetit, 7 prillin 2016, përqendrohet tek diabeti sepse:

  1. Epidemia e diabetit po rritet me hapa marramendëse në shumë vende, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura mesatare.
  2. Një numër i madh i rasteve me diabet mund të parandalohen. Mënyra e thjeshtë e të jetuarit mund të tregohet efikase në parandalimin ose shtyerjen e shfaqjes së diabetit tipi 2. Mirëmbajtja e peshës trupore, angazhimi në aktivitete të rregullta fizike dhe ushqimi i shëndetshëm mund ta zvogëlojnë rrezikun nga diabeti.
  3. Diabeti mund të trajtohet. Ai mund të mbahet nën kontroll për të parandaluar komplikacionet. Rritja e qasjes në diagnostikim, metë-administrimi dhe trajtimi i pranueshëm janë komponentët vitalë të përgjigjes.
  4. Sa i përket parandalimit he trajtimit të diabetit është me rëndësi realizimi i Qëllimit global 3 për zhvillim të qëndrueshëm – zvogëlimi i numrit të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet joinfektive (NCDs) për 1/3 deri në vitin 2030. Për ta arritur këtë qëllim në proces duhen përfshirë shumë sektorë të shoqërisë, si qeveritë, punëdhënësit, edukatorët, prodhuesit, shoqëria civile, sektori privat, mediet dhe vetë individët.

Qëllimi i Ditës botërore të shëndetit  2016: Përforcimi i parandalimit, përforcimi i kujdesit dhe zmadhim i mbikëqyrjes

Qëllimet kryesore të fushatës së Ditës botërore të shëndetit 2016 do jenë:

  1. Vetëdijesimi për rritjen e numrit të personave me diabet, ngarkesën dhe pasojat e tij, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare;
  2. Aktivizimi i një sërë aktivitetesh konkrete dhe efikase për tu përballur me diabetin. Këto aktivitete përfshijnë masa për parandalimin e diabetit, diagnostikimin e tij, trajtimin dhe kujdesin e personave me diabet, etj.
  3. Shpërndarja e Raportit të parë global për diabetin, në të cilin do përshkruhet ngarkesa dhe pasojat e diabetit dhe i cili do iniciojë tentativa për sisteme më të mira shëndetësore, për të siguruar mbikëqyrje më të mirë, si dhe menaxhim më efikas me diabetin.

 

Foto 1 – Dita botërore e shëndetit

Foto 2 – Dita botërore e shëndetit