Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi është një ditë globale e përkujtimit të arritjeve historike, kulturore dhe politike të grave. Kjo ditë gjithashtu shënohet edhe në mbështetje të ndërmarrjes së veprimeve për pabarazinë gjinore në mbarë botën.
Susan B. Anthony ishte një aktiviste politike dhe avokate për të drejtat e grave. Pas Luftës Civile, ajo ka luftuar që Amendamenti i 14-të t’u jepej të gjithë qytetarëve amerikanë të natyralizuar dhe të lindur në Amerikë me shpresën se ata një ditë do të fitonin të drejtën e votës. Edhe pse Amendamenti i 14-të u ratifikua në vitin 1868, ai ende nuk e ka siguruar të drejtën e votës. Në vitin 1869 u themelua Shoqata Kombëtare e të votës së gruas (NWSA) nga Elizabeth Cady Stanton dhe Susan B. Anthony për të vazhduar luftën për të drejtat e grave. Në fillim të viteve 1900, gratë u përballën me pabarazi të madhe si nga aspekti i pagës, mungesë të të drejtave të votës dhe ishin të mbingarkuara me detyrime të papaguara. Kështu, në vitin 1908 rreth 15.000 gra marshuan nëpër rrugët e Nju Jorkut duke kërkuar të drejtat e tyre. Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi është një ditë globale e përkujtimit të arritjeve historike, kulturore dhe politike të grave. Dita shënohet gjithashtu në mbështetje të ndërmarrjes së veprimeve për pabarazinë gjinore në mbarë botën.
Për herë të parë në histori në gusht të vitit 1910 u ogranizua Konferenca Ndërkombëtare për Gratë nga Clara Zetkin, një sufragete gjermane dhe drejtuese e Zyrës së Grave. Zetkin propozoi një ditë të veçantë të gruas që do të shënohej çdo vit, kështu Dita Ndërkombëtare e Gruas një vit më vonë u shënua në Austri, Danimarkë, Gjermani, Zvicër me më shumë se një milion njerëz të pranishëm në mitingje. Më 18 gusht të vitit 1920, u ratifikua amendamenti i 19-të dhe grave të bardha iu dha e drejta e votës.
Diskriminimi gjinor gjatë punësimit poashtu ka qenë një çështje e rëndësishme. Në vitin 1917, demonstratat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Shën Petersburg, Rusi, ndihmuan në fillimin e Revolucionit të Shkurtit, kur gratë marshuan nëpër qytet duke kërkuar fundin e Luftës së Parë Botërore. Që nga viti 1977, Dita e gruas festohet kryesisht në vendet socialiste. Vetëm pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për shpalljen e 8 Marsit si Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kjo festë fitoi popullaritet në mbarë botën.
Kremtohen arritjet e grave në luftën për të drejtat e tyre në sferën sociale, kulturore dhe politike. Pa barazi gjinore, sot, e ardhmja e qëndrueshme dhe e ardhmja e barabartë mbeten përtej mundësive tona.
Kjo Ditë Ndërkombëtare e Gruas festohet me moton: “Barazi gjinore sot për një të nesërme të qëndrueshme”.
Barazia gjinore, përveçse është një e drejtë themelore e njeriut, është thelbësore për arritjen e shoqërive paqësore me potencial të plotë njerëzor dhe zhvillim të qëndrueshëm. Përveç kësaj, fuqizimi i grave është treguar se nxit produktivitetin dhe rritjen ekonomike. Një nga segmentet më të rëndësishme është arritja e mundësive të barabarta për akses në punësim dhe pozita udhëheqëse dhe vendimmarrje në të gjitha nivelet.
Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet përpiqet të përmirësojë gjendjen e barazisë dhe mosdiskriminimit në përputhje me standardet, rekomandimet dhe obligimet ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut përpiqet të arrijë qëllimin dhe është një shoqëri e barabartë për të gjithë përmes parimit të unitetit përmes dallimeve. Si anëtare e Kombeve të Bashkuara (OKB), ajo përpiqet të përmbushë qëllimet dhe rekomandimet për arritjen e barazisë gjinore dhe u përmbahet konventave të të drejtave të njeriut. Përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ajo shpreh gatishmërinë për të vazhduar me synimet e saj të përcaktuara në procesin e promovimit të të drejtave të njeriut dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në vendin tonë. Me miratimin e Strategjisë Kombëtare për Barazi dhe Mosdiskriminim 2016-2020, janë bërë hapa të mëdhenj për barazinë, mbështetjen e të drejtave të grave dhe mosdiskriminimin e çdo njeriu, vendosjen e mundësive të barabarta dhe aksesit të barabartë për të gjithë në të gjitha sferat e jeta publike dhe private.
Vazhdohet me synimet e përcaktuara me dëshirë për sukses të mëtejshëm duke përgatitur një Strategji Kombëtare për Barazi dhe Mosdiskriminim 2022-2026. Fatkeqësisht, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur barazinë e plotë të të drejtave dhe mundësive midis burrave dhe grave, paralajmërojnë UN Women. Prandaj, është me rëndësi parësore t’i jepet fund formave të shumta të dhunës me bazë gjinore dhe të sigurohet akses i barabartë në arsim cilësor, shëndetësi, burime ekonomike dhe pjesëmarrje në jetën politike si për gratë dhe vajzat, ashtu edhe për burrat dhe djemtë.
Përgatiti: Njësia për promovimin e shëndetësisë dhe monitorimin e sëmundjeve