Paralajmërim: Këto udhëzime janë të dedikuara për personat në vetë-izolim që nuk kanë simptoma e që nuk vuajnë nga sëmundje respiratore akute. Nuk ka për qëllim të zëvendësojë mbikëqyrjen mjekësore profesionale.

 

Për shkak të rasteve të reja me COVID-19 që po shtohen gjithnjë e më shumë dita ditës në Rajonin Evropian të OBSH-së, nga shumë persona të shëndetshëm kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi, të vetë-izolohen.

Në disa vende, qendrat  fitnesit të cilat zakonisht janë të mbushura plot, do të duhet të mbyllen përkohësisht. Qëndrimi në shtëpi për një periudhë më të gjatë kohore mund të paraqesë sfidë dhe pamundësi për të qenë më aktiv fizikisht. Qëndrimi i gjatë ulur dhe niveli i ulët i aktivitetit fizik mund të kenë efekte negative ndaj shëndetit, mirëqenies dhe cilësisë së jetës. Gjithashtu, vetë-izolimi mund të paraqesë stres shtesë dhe të ndikojë edhe tek shëndeti mendor i popullatës. Aktiviteti fizik dhe teknikat e relaksimit mund të paraqesin një mjet të rëndësishëm që në këtë periudhë mund t’ju ndihmojë të ruani qetësinë dhe të vazhdoni të kujdeseni për shëndetin tuaj, por edhe për shëndetin e të tjerëve.

 

OBSH rekomandon 150 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatë një jave dhe 75 minuta aktivitet fizik intensiv po gjatë 7 ditëve, ose kombinim të të dy llojeve. Këto rekomandime mund të realizohen edhe në shtëpi, pa pajisje të veçanta dhe pa kufizim të hapësirës.

 

Në vazhdim do gjeni disa këshilla se si mund të jeni aktiv në shtëpi gjatë vetë-izolimit:

PDF-AKTIVITETE FIZIKE GJATË VETË-IZOLIMIT