MRSA qëndron për Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticillinës, bakterie të llojit të  Staphylococcus aureus e cila ka zhvilluar reyistencë ndaj meticilinës (lloj i penicilinës) dhe antibiotikëve të terë që përdoren për shërimin e infeksioneve me stafilokoke.

Staphylococcus aureus është bakterie e cila mund të gjendet në hundë dhe në lëkurë (sidomos në zona me lagështi si nënsqetulla, vithet, duart) tek një e treta e popullatës së shëndoshë. Zakonisht është e  pa rrezikshme, përveç se në rastet kur depërton në organizëm pëmes ndonjë prerjeje ose ndonjë plage tjetër, por edhe atëherë shkakton vetëm ndryshime të vogla në lëkurë, sidomos tek personat e shëndetshëm.

Kolonizimi

Bartja e MRSA-s në hundë apo në lëkurë pa shkaktuar simptoma dhe shenja klinike njihet si kolonizim. Mendohet se 1% e bartësve të  Staphylococcus aureus kanë koloni të MRSA-s.

Infeksioni

Nëse MRSA arrin të depërtojë në organizëm, dhe atë zakonisht nëpërmjet prerjeve ose plagëve të tjera dhe atje fillon të shumohet, ajo do shkaktojë infeksion të shoqëruar me simptoma të ndryshme, në varësi nga vendi i infeksionit. Mund të manifrestohet si infeksion i lëkurës, infeksion i mushkërime, madje edhe sepsa. Infeksioni me MRSA nuk paraqet rrezik për njerëzit e shëndetshëm, zakonisht shkakton infeksion tek personat me imunitet të dobët.

 

Lloje të infeksioneve me MRSA

Në të shumtën e rasteve infeksioni me MRSA fitohet gjatë qëndrimit në spital ose në institucionet të tjera shëndetësore, si shtëpitë e pleqve, ose qendrat për dializë.  Ky lloj i infeksioneve me MRSA njihet si MRSA spitalore (Health care-Associated MRSA  – HA-MRSA).

Lloj tjetër i infeksioneve me MRSA paraqitet tek komuniteti më i gjerë, tek popullata e shëndetshme. Ky lloj i infeksionit me MRSA njihet si MRSA jashtëspitalore (Community-Associated MRSA  – CA-MRSA).

Si përhapet?

MRSA është e pranishme në të gjithë komunitetin, por më e shpeshtë është në spitalet dhe institucionet shëndetësore ku personat qëndrojnë për një periudhë më të gjatë kohore (shtëpitë e pleqve, qendrat për dializë).  Nëse njerëzit kanë MRSA në duart e tyre, ata mundet tua përcjellin atë edhe njerëzve të tjerë me të cilët kanë kontakt, ose tek gjësendet të cilat i prekin me duar.

Si zbulohet MRSA?

MRSA mund të zbulohet vetëm me analizë mikrobiologjike. Për të vërtetuar praninë, tek personat e shëndetshëm merren strishio nga hund, fyti, vithet ose nga pjesa perianale.  Tek personat me infeksion me MRSA, në varësi të pasqyrës klinike dhe simptomave të sëmundjes merret strishio nga hunda, fyti, pjesëve në lëkurë, gjak, etj. Për ta kryer analizën mikrobiologjike nevojiten 2-3 ditë.

 

Rekomandime për parandalimin e përhapjes të MRSA-s jashtëspitalore (Community-Associated MRSA  – CA-MRSA)

Masa të thjeshta higjienike të cilat do e zvogëlojnë rrezikun nga përhapja e MRSA-s:

  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun!
  • Pas larjes fshini mirë duart me fasuletë!
  • Përdorni xhel ose lëng për deyinfektim të duarve që përmban alkool, në raste kur nuk keni ujë dhe sapun. Mund të përdoret edhe kur duart duken sikur janë të pastra!
  • Mos prekni plagë, lëkurë të dëmtuar ose mjete invazive, përveç se në rastet kur këshillë mjekësore ju jep profesionist!
  • Plagët e hapura ose pjesët ku lëkura është e dëmtuar detyrismisht duhen mbuluar!
  • Mos pini antibiotik pa u këshilluar me mjekun. Përdorimi joadekuat dhe i shpenshtë i antibiotikëve mund ta intensifikojë përhapjen e bakterieve rezistente!
  • Nëse mjeku ju rekomandon antibiotikë, administroni atë sipas udhëzimeve dhe doemos përfundoni mjekimin.

Si mjekohet MRSA?

Në të shumtën e rasteve personat që janë të kolonizuar me MRSA nuk kanë simptoma të infeksionit dhe njuk kanë nevojë për mjekim. Por, nëse duhet t’ nënshtrohen ndonjë intervenimi invaziv mjekësor ose ndonjë operimi, kjo paraqet një rrezik më të madh për infeksion.

Vetëm mjeku mund të vendosë nëse është e nevojshme të bëhet dekolonizimi, gjegjësisht trajtimi për eliminimin sa më efikas të MRSA-s.

Mjekimi i infeskionit me MRSA  bëhet nga mjeku, dhe mund të përfshijë trajtim lokal ose administrim lokal të antibiotikëve, për çka përsëri vendos mjeku.

A paraqet rrezik për të tjerët personi me MRSA?

Personi me MRSA nuk paraqet rrezik për personat e shëndetshëm rreth tij, përfshirë këtu të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe foshnjat. Në rast të kontaktit me personat e tjerë, duhen ndërmarrë masat për higjienën e duarve, të mbulohen dhe mbrohen plagët e hapura, pretjet, ose çfarë do ndryshimesh në lëkurë me leukoplast ose me fasha.

Personi i cili dyshon se është bartës i MRSA-s duhet të këshillohet me mjekun e tij amë i cili do e këshillojë për nevojën për trajtim të mëtutjeshëm.