Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e bujqësisë dhe ushqimit (FAO) përgatitën një udhëzues të përbashkët për COVID-19 dhe sigurinë e ushqimit të dedikuar për kompanitë që punojnë me ushqim, prodhim dh tregëtim të ushqimit. Instituti i shëndetit publik e përktheu këtë udhëzues që do ndihmojë për zvogëlimin e pasojave nga ky rrezik global. Në kushte të pandemisë kur është e domosdoshme që industria ushqimore të funksionojë, është e domosdoshme që të ndërmerren masa për zvogëlimin e përhapjes së virusit dhe realizim të pandërprerë të veprimtarisë. Edhe pse deri më tani nuk ka dëshmi shkencore se virusi mund të përhapet nëpërmjet ushqimit, punonjësit mund të infektohen dhe ta përcjellin virusin tek punonjësit e tjerë dhe në këtë mënyrë ta komprometojnë procesin e prodhimit. Për këtë qëllim nevojiten ndryshime dhe plotësime të procedurave të përcaktuara sa i përket menaxhimit të punonjësve, edukimit të tyre dhe mbikëqyrjes së punës. Gjithashtu duhet të përforcohen edhe masat e higjienës dhe dezinfektimi i të gjithë mjedisit të punës. të gjitha këto janë prezantuar në këtë udhëzues të shkurtër, të quajtura edhe udhëzime të përkohëshme, sepse bazohen në njohuritë që janë në dispozicion për këtë virus jo edhe aq të njohur.

COVID-19 dhe siguria e ushqimit – udhëzues për bizneset me ushqim (PDF)