30 JANAR 2020

Takimi i dytë i Komitetit për gjendje të jashtëzakonshme që u thirr nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së pranë Rregullores shëndetësore ndërkombëtare (RrShN) (2005) në lidhje me epideminë me koronavirusin e ri (2019-nCoV) në Republikën popullore të Kinës , që u përhap edhe në vende të tjera, u mbajt të enjten në 30 janar të vitit 2020 në Gjenevë. Roli i Komitetit është të këshillojë Drejtorin e përgjithshëm, i cili merr vendimin final për përcaktimin  e gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore me rëndësi ndërkombëtare (PHEIC). Komiteti jep këshilla shëndetësore publike ose rekomandon rekomandime të përkohëshme zyrtare.

Në takimin e parë Komiteti shprehu qëndrime të ndryshme për atë nëse kjo ngjarje paraqet PHEIC apo jo. Në atë kohë, qëndrimi i këshillit ishte se kjo ngjarje nuk paraqet PHEIC, por anëtarët e Komitetit u pajtuan për urgjencën e të gjithë situatës dhe propozuan që Komiteti ta vazhdojë takimin  edhe ditën e nesërme, kur erdhën në po të njëjtin përfundim.

Ky takim i dytë mbahet si rezultat i rritjes së madhe të numrit të rasteve dhe numrit të vendeve të cilat raportojnë për raste të konfirmuara.

Përfundime dhe këshilla

Komiteti e përshëndeti lidershipin dhe dedikimin politik në nivel më të lartë të qeverisë kineze, dedikimin, transparencën dhe angazhimin e bërë për ta analizuar dhe për ta kontrolluar epideminë aktuale. Kina e identifikoi shpejt virusin dhe e shpërndau sekuencën, kështu që vendet e tjera mund ta diagnostikonin shpejt dhe të mbrohen, që pati si rezultat zhvillimin e shpejt të mjeteve diagnostikuese.

Masat e fuqishme që vendi i ndërmori përfshijnë kontakte të përditshme me OBSH-në dhe qasje gjithëpërfshirëse multisektoriale për ta ndaluar përhapjen e mëtejshme. Janë ndërmarrë masa shëndetësore publike edhe në qytete dhe provinca të tjera. Bëhen studime për rëndësinë dhe përhapjen e virusit dhe ndarje e informacioneve dhe materialeve biologjike. Vendi gjithashtu u pajtua të punojë edhe  me vende të tjera të cilat kanë nevojë për mbështetje. Masat që i ndërmori Kina janë të mira jo vetëm për atë vend, por edhe për të gjitha vendet në botë. Komiteti e njohu rolin udhëheqës të OBSH-së dhe partnerëve të saj.

Komiteti, gjithashtu e pranoi se ka ende shumë gjëra të panjohura, raste janë raportuar në pesë rajone të OBSH vetëm për një muaj, ndërsa përhapja nga njeriu në njeri është regjistruar jashtë Vuhanit dhe jashtë Kinës.

Komiteti konsideron se ende është e mundur të ndërpritet përhapja e virusit, me kusht që vendet të zbatojnë masa të rrepta për zbulimin e hershëm të sëmundjeve, izolim dhe mjekim të rasteve, gjetjen e kontakteve dhe promovim të masave për distancim social (të mos ketë grumbullim pa nevojë të njerëzve në një vend) në pajtim me rrezikun.

Është me rëndësi të theksohet me zhvillimin e të gjithë situatës, njëkohësisht azhurnohen edhe qëllimet strategjike dhe masat për parandalimin dhe zvogëlimin e përhapjes së infeksionit. Komiteti u pajtua se epidemia tani i plotëson kriteret për PHEIC dhe propozoi që të publikohen këto këshilla si rekomandime të përkohëshme.

Komiteti theksoi se shpallja e PHEIC duhet të shihet si ndihmë për Kinën, pupollin e saj dhe veprimet që po i ndërmerr Kina. Në pajtim me nevojën për solidaritet global, Komiteti konsideron se nevojitet një angazhim global i koordinuar për përforcimin e gadishmërisë në rajonet e tjera në botë të cilat mbase do kenë për një mbështetje shtesë.

Këshilla për OBSH-në

Komiteti e përshëndeti midionin teknin multidisciplinar të OBSH-së në Kinë, përfshirë këtu edhe ekspertët lokal dhe kombëtar. Misioni duhet t’i shqyrtojë dhe t’i mbështesë angazhimet për hulumtimin e burimit animal të epidemisë, spektrin klinik dhe rëndësinë e sëmundjes, shkallën e përhapjes nga njeriu në njëri në komunitet dhe në institucionet shëndetësore dhe angazhimet për mbajtjen nën kontroll të epidemisë. Ky mision bashkësisë ndërkombëtare do i sigurojë informacion për të ndihmuar në kuptimin e situatës dhe ndikimit që ka ajo, dhe të mundësojë shkëmbim të përvojave dhe ndërmarrjen e masave të suksesshme.

Komiteti dëshiroi ta ritheksojë rëndësinë e hulumtimit të burimit të mundshëm, eliminimin e përhapjes së fshehtë dhe informimit për masat për menaxhimin me rrezikun.

Komiteti gjithashtu e theksoi nevojën për një mbikëqyrje të përforcuar në rajonet jashtë Hubeit, përfshirë këtu edhe sekuencionimin e gjenomit, për të kuptuar nëse ndodhin cikle lokale të përhapjes.

OBSH duhet të vazhdojë t’i përdorë rrjetet e saj me ekspertë teknik që të vlerësojë mundësitë për kontrollimin e kësaj epidemie në rrafsh global.

OBSH duhet të sigurojë një mbështetje të përforcuar për përgatitje dhe reagim, sidomos në vendet dhe rajonet më vulnerable.

Duhet të zhvillohen masa për të siguruar një zhvillim i shpejtë dhe qasje në vaksina potenciale, diagnostikim, barna antivirale dhe terapi të tjera për vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura mesatare.

OBSH duhet të vazhdojë ta sigurojë të gjithë mbështetjen  e domosdoshme teksnike dhe operative për t’iu përgjigjur kësaj epidemie, duke i përfshirë edhe rrjetet e saj të partnerëve dhe institucioneve me të cilat bashkëpunon, me qëllim zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëce për komunikim të rrezikut dhe të mundësojë përparim në hulumtim dhe ngjarjet shkencore sa i përket këtij koronavirusi të ri.

OBSH duhet të vazhdojë të hulumtojë rekomandimet për krijimin e një niveli intermediar për paralajmërim, në mënyrë që nuk do të duhet rihapje e bisedimeve për tekstin e RRSHN (2005).

OBSH duhet ta analizojë me kohë situatën me transparencën dhe ti azhurnojë rekomandimet e bazuara në dëshmi.

Komiteti nuk rekomandon kufizim të udhëtimeve ose tregtisë dhe kjo bazuar në informacionet aktuale që i ka në dispozicion.

Drejtori i përgjithshëm deklaroi se epidemia e 2019-nCoV paraqet një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore publike me rëndësi ndërkombëtare (PHEIC) dhe i pranoi këshillat e komitetit dhe e publikoi këtë këshillë si Rekomandime të përkohëshme në kuadër të RRSHN.

 

Për RP të Kinës

Të vazhdohet me:

  • Zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për komunikimin e rrezikut për një informim të rregullt të popullatës për zhvillimin e epidemisë, masat e parandalimit dhe mbrojtjes së popullatës.
  • Përforcimin e masave shëndetësore publike për kontrollimin e epidemisë aktuale.
  • Sigurimin e elasticitetit të sistemit shëndetësor dhe mbrojtje të shëndetit të punonjësve shëndetësor.
  • Përmirësimin e mbikëqyrjes dhe zbulimit aktiv të rasteve në Kinë.
  • Bashkpunimin me OBSH-në dhe partnerët e saj për të zbatuar hulumtime për kuptimin sa më të mirë të epidemiologjisë dhe evoluimit të kësaj epidemi me masave për parandalimin e saj.
  • Shkëmbimin e të dhënave relevante për rastet tek njerëzit.
  • Vazhdohet me identifikimin e burimit animal të epidemisë, dhe sidomos potencialit për qarkullim.
  • Zbatimin e skriningut për dalje në aeroportet dhe portet ndërkombëtare, me qëllim zbulimin e hershëm të udhëtarëve simptomatik për vlerësim dhe mjekim të mëtejshëm nga mjekët, dhe minimizimin e përzierjes në transportin ndërkombëtar.

 

Për të gjitha vendet

Në periudhën në vahdim pritet një rritje ndërkombëtare e numrit të rasteve në cilin do vend. Prandaj, të gjitha vendet duhet të jenë të përgatitura për kufizim, mbikëqyrje aktive, zbulim të hershëm, izolim dhe menaxhim me rastet, ndjekje të kontakteve dhe parandalim të përhapjes së mëtejme të 2019-nCoV dhe shkombim të të gjitha informacioneve me OBSH-në.

Vendet rikujtohen se janë ligjërisht të obliguara të ndajnë informacionet me OBSH-në.

Çdo zbulim i 2019-nCoV tek kafshët duhet të raportohet në Organizatën botërore për shëndetin e kafshëve si sëmundje e re.

Vendet duhet të vënë një theks të veçantë tek zvogëlimi i infeksionit tek njerëzit, parandalimi i përhapjes sekondare dhe përhapjes ndërkombëatre dhe të kontribuojnë në reagimin ndërkombëtar përmes komunikimit multisektorial dhe pjesëmarrjes aktive në rritjen e njohurive për virusin dhe sëmundjen.

Komiteti nuk rekomandon kufizim të udhëtimeve ose tregtisë dhe kjo bazuar në informacionet aktuale që i ka në dispozicion.

Vendet duhet ta informojnë OBSH-në për të gjitha masat e ndërmarra gjatë udhëtimit. Vendet duhet të jenë të kujdesshme ndaj veprimeve që promovojnë stigmatizim ose diskriminim, në pajtim me parimet e neneit 3 të RRSHN.

Komiteti kërkoi nga drejtori i përgjithshëm të japë këshilla shtesë për këto çështje, dhe në rast nevoje, të japë rekomandime të reja në pajtim me zhvillimin e situatës.

Për komunitetin global

Meqë bëhet fjalë për një koronavirus të ri, komuniteti global duhet të vazhdojë të demonstrojë solidaritet dhe bashkëpunim, në pajtim me nenin 44 të RRSHN (2005), në mbështjetjen e përbashkët për identifikimin e burimit të këtij virusi të ri, potencialit të tij të plotë për përhapje nga njeriu në njeri, për gatishmëri për importim potencial të rasteve dhe për hulumtim të zhvillimit të një trajtimi të veçantë.

Të sigurohet mbështetje për vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare që të mund të reagojnë ndaj kësa epidemie, si dhe për ta lehtësuar qasjen në mjete për diagnostikim, vaksina dhe terapi potenciale.

Sipas nenit 43 të RRSHN, venden nënshkruese që zbatojnë masa shëndetësore shtesë që ndikojnë në transportin dhe komunikacionin ndërkombëtar janë të detyruara të dërgojnë arsyetim deri tek OBSH-ja brenda 48 orëve nga fillimi i zbatimit të tyre. OBSH do e shqyrtojë arsyetimin dhe mund të kërkojë nga ato vende t’i rishqyrtojnë masat e ndërmarra. Nga OBSH kërkohet që këto informacione ti ndajë me vendet e tjera nënshkruese.

Komiteti për gjendje të jashtëzakonshme ќе се состане повторно во рок од три месеци или порано, по барање на генералниот директор.

Drejtori gjeneral falënderoi Komitetin për punën e bërë.

Burimi:

Statement on the second meeting of the International Health Regulations (2005) Emergency Committee regarding the outbreak of novel coronavirus (2019-nCoV)