Veprimtaria epidemiologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatohet mbi bazë të Ligjit për shëndetin publik, Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive. Akteve nënligjore në fuqi në këtë lëmi, si dhe mbi bazë Programeve vjetore të cilat i miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me këto ligje dhe akte nënligjore. Si dhe me rekomandimet e politikës globale “Shëndet për të gjithë” dhe politikën “21 qëllime për shekullin 21”, dhe vlerësimin e mëtejshëm të Programit kombëtar për shëndetin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e ardhshme nevojitet një zvogëlim i rëndësishëm i efekteve negative të disa sëmundjeve të caktuara infektive ndaj shëndetit të popullatës dhe sigurim i një kontrolli, eliminimi dhe çrrënjosje e këtyre sëmundjeve.

Sa i përket angazhimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Evropian, në periudhën në vazhdim veprimtaria epidemiologjike do vazhdojë me aktivitetet e veta për përshtatjen me rregullat dhe ligjet e komunitetit evropian.

Qëllime prioritare të epidemiologjisë:

  1. Ruajtje e rezultateve të arrira me çrrënjosjen e paralizës së fëmijëve;
  2. Eliminimi i tetanosit tek foshnjat e porsalindura;
  3. Eliminimi i fruthit dhe rubeolës autoktone dhe parandalimi i infeksionit kongjenital të rubeolës;
  4. Zbatimi i një monitorimi të përforcuar dhe të vazhdueshëm të imunizimit të detyrueshëm të të gjitha vajzave në moshë nga 12 vjet kundër infeksionit HPV;
  5. Kontrollimi i sëmundjeve të tjera kundër të cilave zbatohet imunizimi i detyrueshëm;
  6. Zvogëlimi i morbiditetit të lartë nga enterokolitet tek fëmijët e vegjël, nga hepatiti A virusal, salmonelozat dhe sëmundjet e tjera infektive të zorrëve;
  7. Zvogëlimi i morbiditetit nga hepatitet e tjerë virusal B dhe C, për shkak të parandalimin e kancerit hepatocelular;
  8. Reduktimi i rrezikut nga depërtimi dhe përhapja e malaries dhe sëmundjeve të tjera që përcillen përmes vektorëve (Ethet e Nilit perëndimor, Ethet Denga);
  9. Zvogëlimi i rrezikut nga depërtimi dhe përhapja e kolerës dhe sëmundjeve të tjera tropikale të cilat trajtohen në karantinë;
  10. Zvogëlimi i incidencës nga bruceloza dhe zoonozat e tjera, parandalimi i paraqitjes epidemike të tyre;
  11. Parandalimi i vatrave të infeksioneve në natyrë;
  12. Parandalimi i HIV/SIDA-s dhe sëmundjeve të tjera të cilat përcillen përmes aktit seksual;
  13. Parandalimi dhe çrrënjosja e infeksioneve intrahospitale;
  14. Ndjekja dhe mbikëqyrja e gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, si dhe e sëmundjeve të tjera respiratore akute;
  15. Parandalimi dhe çrrënjosja e sëmundjeve infektive me rëndësi më të madhe epidemiologjike dhe sociale: paraqitja e rasteve të reja me sëmundje infektive, rishfaqje e disa sëmundjeve infektive dhe paraqitja e epidemive të sëmundjeve infektive.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive pranë Institutit të shëndetit publik, në pajtim me aktet e lartpërmendura i zbaton këto masa dhe aktivitete:

  • Ndjekje, analizë dhe vlerësim të gjendjes epidemiologjike, reagim ndaj problemeve aktuale që janë si rezultat i sëmundjeve infektive në rajone të veçanta dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  • Grumbullim, përpunim dhe analizë të raportimeve për sëmundje infektive/ shkaktarë të sëmundjeve infektive dhe anketave epidemiologjike, kontrolle epidemiologjike në terren dhe përgatitje e informacioneve për gjendjen në terren, rekomandim të masave për parandalim dhe për çrrënjosje të sëmundjeve infektive dhe kontroll të zbatimit të tyre.
  • Përgatitje e raporteve javore, buletineve mujore me koment epidemiologjik, raporteve dhe informacioneve periodike dhe vjetore, raporte dhe analiza për gjendjen dhe përhapjen e sëmundjeve infektive dhe masat e marra për parandalimin dhe çrrënjosjen e tyre.
  • Përgatitje e propozim Programeve kombëtare në lëminë epidemiologjisë, plane operative, protokolle dhe udhëzues profesional për parandalimin edhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive.
  • Përgatitje të planeve operativ në rast të regjistrimit të një numri më të madh të rasteve me sëmundje infektive ose në rast të paraqitjes së epidemive, me aktivitete dhe masa kundër epidemike për të gjithë veprimtarinë shëndetësore.
  • Zbatim të masave dhe aktiviteteve për parandalimin dhe çrrënjosjen e infeksioneve intrahospitale.
  • Ndjekje dhe kontroll të dezinfektimit, dezinfektimit dhe deratizimit të realizuar mbi pazë zë indikacioneve profilaktike dhe epidemiologjike.
  • Përgatitje e propozim Programit vjetor për imunizimin dhe ndjekje të realizmit të këtij programi, ofrim të ndihmesës profesionale-metodologjike gjatë përgatitjes të planeve operative vjetore, organizim, realizim, mbikëqyrje, si dhe vlerësim të imunizimit të detyrueshëm dhe përgatitje e raporteve për imunizimin dhe vëllimin e imunizimit të realizuar.
  • Pjesëmarrje në punën e grupeve pranë Ministrisë së shëndetësisë që kanë të bëjnë me parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive, si dhe me imunizimin (Komisioni për sëmundjet infektive, Komisioni për gripin, Komisioni për tuberkulozin, Komiteti për imunizimin, etj).
  • Bashkëpunim me institucione, organizata dhe organe ndërkombëtare të cilët e trajtojnë problematikën në lëminë e sëmundjeve infektive dhe imunizimit (WHO, ECDC, CDC).

 

Në kuadër të këtij sektori bëjnë pjesë:

  • Departamenti për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive
  • Departamenti për HIV/SIDA dhe infeksione seksualisht të transmetueshme, sëmundje tropikale dhe sëmundje që trajtohen në karantinë
  • Departamenti për mbikëqyrjen e imunizimit
  • Departamenti për planifikimin, mbikëqyrjen dhe kontrollimin e DDD