Aktiviteti i këtij departamenti realizohet përmes:

* monitorimit dhe studimit të sëmundjeve vaksino parandaluese në Maqedoni duke mbledhur, analizuar dhe përpunuar raportimet individuale për sëmundje infektive, raportimet grupore (shtatë ditore) për gripin, si dhe informacione të shumta, njoftime dhe njohuri të tjera në lidhje me shfaqjen e sëmundjeve infektive në Maqedoni, të cilat i merr nga qendrat e shëndetit publik dhe njësitë rajonale të tyre, si dhe organizatat e tjera shëndetësore;
*pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në hulumtimet epidemiologjike në terren në Republikën e Maqedonisë dhe ofrimin e asistencës profesionale e metodologjike;
*mbikëqyrjes dhe kontrollimit të realizimit të vaksinimit të detyrueshëm në Republikën e Maqedonisë(sipas kalendarit të vaksinimit), përmes raporteve të rregullta dhe kontrollet në terren të përfshirjes së vaksinimit, duke siguruar ndihmë profesionale metodologjike (përcaktimin e mangësive dhe propozimin e masave për eliminimin e tyre);

* përgatitjes së informatave periodike dhe raporteve vjetore për realizimin e vaksinimit të detyrueshëm;
* zhvillimit dhe propozimit të Programeve vjetore drejtuar Ministrisë së shëndetësisë;
* përgatitjes së raporteve vjetore për realizimin e Programeve, si dhe raporteve vjetore për punën e tij;

Udhëheqës i departamentit për mbikëqyrjen e imunizimit

Prim. dr. Bllagoja Aleksovski – Specialist epidemiolog

Ekipi i ekspertëve:

spec. D-r. Kristina Stavridis – hulumtues

D-r Largime Ballazhi