Aktiviteti i Departamentit për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive në kuadër të Sektorit për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive pranë ISHPRM realizohet përmes:

  • mbikëqyrjes dhe kontrollimit të sëmundjeve infektive në Maqedoni duke mbledhur, analizuar dhe përpunuar raportimet individuale për sëmundje infektive, raportimet për shkaktarë mikrobiologjikë të vërtetuar të sëmundjeve infektive, raportimeve grupore (shtatë ditore) për gripin, si dhe informacione të shumta, njoftime dhe njohuri të tjera në lidhje me shfaqjen e sëmundjeve infektive në Maqedoni, të cilat i merr nga Qendrat e shëndetit publik dhe njësitë rajonale të tyre, si dhe organizatat e tjera shëndetësore;
  • propozimit, ndërmarrjes dhe kontrollimit të zbatimit të masave për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive;
  • pjesëmarrjes në hulumtimet epidemiologjike në terren në Republikën e Maqedonisë dhe ofrimin e asistencës profesionalo-metodologjike;
  • përgatitjes së raporteve javore, mujore dhe vjetore për situatën me sëmundjet infektive në Republikën e Maqedonisë, me shqyrtim  epidemiologjik;
  • mbikëqyrjes dhe kontrollimit të zbatimit të imunizimit të detyrueshëm në vend (sipas Kalendarit të imunizimit), përmes raportimeve të rregullta dhe kontrollet në terren të përfshirjes së vaksinimit të detyrueshëm, duke siguruar ndihmë profesionalo-metodologjike (përcaktimin e mangësive dhe propozimin e masave për eliminimin e tyre);
  • përgatitjes së informacioneve periodike dhe raporteve vjetore për zbatimin e imunizimit të detyrueshëm në Republikën e Maqedonisë, nivelin e përfshirjes  dhe propozimin e masave për përfshirje sa më të gjerë të popullatës;
  • mbikëqyrjes së gjendjes me brucelozën në vend dhe koordinimin e aktiviteteve për vënien e saj nën kontroll, në bashkëpunim me Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë, si një sëmundje e cila i nënshtrohet masave dhe aktiviteteve të veçanta programore për parandalim;
  • Përgatitjes së propozim Programeve vjetore (për shëndetin publik, brucelozën dhe imunizimin) dhe dorëzimi i tyre pranë Ministrisë së shëndetësisë;
  • përgatitjes së raporteve vjetore për realizimin e Programeve preventive të lartëpërmendura, si dhe raporteve vjetore për punën e realizuar nga Departamenti;

Publikime:

  • Raporte javore,
  • buletine mujore,
  • Informacion dhe raporte aktuale,
  • Informacione periodike,
  • Raporte vjetore, informacion dhe analiza vjetore për sëmundjet infektive në Republikën e Maqedonisë,
  • Raporte vjetore për zbatimin e imunizimit të detyrueshëm;

 Ekipi i profesionistëve:

Udhëheqës i Departamentit të sëmundjeve infektive:

Prim. dr. Gordana Kuzmanovska – Specialist epidemiolog

Dr. Vlladimir Mikiq – hulumtues

Zhivadinka Cvetanovska – Specialist analist mjekësoro – laboratorik

Radica Stoleska Ilioska – Specialist analist mjekësoro – laboratorik

Fatmir Sinani – Specialist i shëndetit publik

Mirvete Ismani – Teknik mjekësor