Departamenti për HIV/SIDA dhe infeksione seksualisht të transmetueshme, sëmundje tropikale dhe sëmundje që trajtohen në karantinë
- Mirëmbajtja e rezultateve të arritura me çrrënjosjen e malaries me ndihmën e masave epidemiologjike për ndalimin e paraqitjes dhe përhapjes së malaries në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- Mbikëqyrje e vazhdueshme e gjendjes epidemiologjike sa i përket malaries në mbarë botën, si dhe e sëmundjeve të tjera tropikale dhe sëmundjeve të cilat trajtohen në karantinë përmes raporteve javore të OBSH-së
- Të njëjtat masa zbatohen edhe tek të gjithë personat të cilët udhëtojnë drejt vendeve ku malaria evidentohet në formë endemike
Masat dhe aktivitetet e realizuara për parandalimin e paraqitjes dhe përhapjes së kolerës
Masat e realizuara për parandalimin e paraqitjes dhe përhapjes së kolerës në Republikën e Maqedonisë së Veriut zbatohen në vazhdimësi përmes:
- Mbikëqyrja e situatës me kolerën, posaçërisht në vendet ku ajo evidentohet si endemike për çdo vit, si dhe në vende me të cilat vendi ynë ka marrëdhënie të ngushta ekonomike, kulturore e të tjera
- Studim i të gjithë faktorëve të cilët mund të ndikojnë në paraqitjen dhe përhapjen e kolerës
- Studim epidemiologjik, zbulim dhe mbikëqyrje epidemiologjike i zonave të rrezikuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- Organizim dhe analizim i kontakteve dhe personave të dyshuar me kolerë
- Propozim masa për eliminimin e kushteve johigjienike të cilat kushtëzojnë paraqitjen dhe përhapjen e kolerës
- Mbikëqyrje e rregullt e revistave dhe buletineve javore epidemiologjike të OBSH-së, në lidhje me këto sëmundje në mbarë botën dhe për masat dhe aktivitetet e zbatuara nga komuniteti botëror për zgjidhjen e këtij problemi
- Laboratori për diagnostikimin ne kolerës pranë Institutit të shëndetit publik është në gjendje gatishmërie gjatë gjithë vitit
Programi për mbrojtjen e popullatës nga SIDA në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Programi për mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Sindromi i fituar i imunodeficiencës-SIDA zbatohet duke:
- Ofruar ndihmë metodologjiko-profesionale në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes udhëzimeve profesionale, përcjelljes së rekomandimeve të OBSH-së dhe zbatimit të mbikëqyrjes epidemiologjike profesionale në institucionet shëndetësore
Masat dhe aktivitetet e parapara me Programin janë zbatuar intensivisht gjatë gjithë vitit, dhe veçanërisht sa i përket:
- Përgatitjes së Raportit vjetor për zbatimin e Programit për mbrojtjen e popullatës nga Sindromi i fituar i imunodeficiencës –SIDA gjatë vitit paraprak
- Përgatitjes së Programit për mbrojtjen e popullatës nga Sindromi i fituar i imunodeficiencës –SIDA për vitin e ardhshëm
- Përgatitjes së udhëzuesit profesional nga Instituti i shëndetit publik për realizimin e ligjëratave edukativo – profesionale në terren, tendencat e HIV/SIDA-s në nivel botëror, ligjërata me rastin e 1 Dhjetorit Ditës Botërore kundër SIDA-s
- Zbatimit të mbikëqyrjes epidemiologjike të vazhdueshme në Qendrat e shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- Vizitave të personave HIV pozitiv dhe personave të sëmurë në Klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve febrile, me ç’rast realizohen kontakte që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit me HIV
- Realizimit të ligjëratave në më shumë seminare dhe punëtori shëndetësore edukative për zbatimin e aktiviteteve nga Fondi global pranë Ministrisë së shëndetësisë gjatë vitit kalendarik
- Korrespondencës me Qendrat e shëndetit publik për të dhënë sqarime për shërbimet epidemiologjike në terren sa i përket realizimit të Programit
- Gjatë gjithë vitit realizohen bisedime me grupe dhe me individë në lidhje me parandalimin e përhapjes së SIDA-s.
АЛЕРТ (EWARN) – Sistemi për zbulimin e hershëm dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive me një theks të veçantë tek zbulimi i hershëm i epidemive
Mbikëqyrja e infeksioneve intrahospitale
- Infeksionet intrahospitale (IIH) janë të gjitha sëmundjet klinikisht të dukshme me etiologji infektive, që kanë të bëjnë me kujdesin mjekësor të popullatës (hospitalizim, ndihmë polikliniko-ambullantore ose masa profilaktike) pa dallim nga koha e paraqitjes së simptomave, para, gjatë ose pas ndihmës të dhënë
- Paraqitja e është e lidhur direkt meproceduratmjekësoregjatëstudimevediagnostikuese, mjekimit, sigurimit tëkujdesit shëndetësor, rehabilitimit, dhe procedurate tjera nëveprimtarinë shëndetësore
- Ata paraqesin një dukuri gjithnjë e më të përhapur e cila kërkon e nj[ veprimtari sistematike dhe të vazhdueshme, si nga shërbimi spitalor, ashtu edhe analizë dhe kontroll nga veprimtaria epidemiologjike dhe mikrobiologjike
- Rëndësia mjekësore dhe ekonomike e infeksioneve intrahospitale para së gjithash shihet në ndikimin e pavolitshëm gjatë dhe pas sëmundjes themelore tek personi i shtruar në spital , rrezikun për shëndetin dhe jetën e personit të sëmurë dhe punonjësve shëndetësorë që e trajtojnë atë, komprometimin e intervenimeve mjekësore të kryera, qëndrimin e zgjatur në spital dhe rritjen e shpenzimeve për shërim
- Sa i përket zbatimit të mbikëqyrjes së paraqitjes së IIH përgatitet Raport vjetor (në formë tabelare dhe me grafikone) për çdo vit në të cilin shënohen aktivitetet e qendrave të shëndetit publik në aspektin e zbatimit të Veprimtarisë preventive në territorin e tyre.
Përgjegjës i departamentit për HIV/SIDA dhe infeksione seksualisht të transmetueshme, sëmundje tropikale dhe sëmundje që trajtohen në karantinë:
- Prim.dr. Zharko Karaxhovski – specialist epidemiolog
- Dr. Dragan Koçinski – hulumtues
- An. lab. mjek. spec. – Zhivadinka Cvetanovska