voda sl 1
PSE UJ
ËRAT E ZEZA               

Më 22 mars, çdo vit bota shënon Ditën botërore të ujit përmes aktiviteteve të ndryshme. Këtë vit tema ka të bëjë me ujërat e zeza, dhe përmes kampanjës të titulluar “Pse ujëra të zeza”, qëllimi është që të inicohet zvogëlimi i kapacitetit të ujërave të ndotura dhe përdorimi i sërishëm i tyre.

Kjo do të arrihet përmes qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ) që janë  shënuar deri në vitin 2030, e ato janë: përmirësimi i kualitetit të ujit përmes zvogëlimit të ndotjes, eliminimit të hedhurinave dhe minimizimit të lirimit të kemikaleve dhe materialeve të rrezikshme, për përgjysmimin e pjesës së ujërave të të ndotura të patrajtuara  dhe rritjen e dukshme të tyre për reciklim dhe përdorim të sërishëm në nivel global.

QZHQ nënpika 6.3, gjithashtu, do të ndihmojë që të realizohet QZHQ për shëndet dhe mirëqenie (QZHQ 3), ujë të sigurt dhe sanitacion (QZHQ 6), energji të përballueshme dhe të pastër (QZHQ 7), qytete dhe komunitete të qëndrueshme (QZHQ 11), jetë nën ujë (QZHQ 14), dhe jeta në tokë (QZHQ 15), në mes tjerash.

 

POROSITЁ KRYESORE

  • Në nivel global, mbi 80% nga ujërat e zeza të prodhuara nga shoqëria, rrjedhin në ekosistem pa u trajtuar paraprakisht ose pa u përdorur sërisht.1
  • 1,8 miliarda njerëz si burim të ujit për pije shfrytëzojnë ujë të ndotur me jashtëqitje2, gjë me të cilën ata vihen në rrezik nga kolera, dizenteria, tifoja dhe paraliza e fëmijëve. Uji jo i sigurt, kushtet jo të mira sanitare dhe higjienike janë shkaktarë të rreth 842.000 rasteve të vdekjes çdo vit.3
  • 663 miliona njerëz ende nuk kanë burime të përmirësuara të ujit për pije.4
  • Deri vitin 2050, rreth 70% e popullatës botërore do të jetojë në qytete në krahasim me 50% të cilët tani jetojnë në ato.5 Momentalisht, shumica e qyteteve në vendet në zhvillim nuk kanë infrastrukturë dhe resurse përkatëse për të udhëhequr me ujëra të zeza në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.
  • Mundësitë për shfrytëzimin e ujërave të zeza si resurs janë të mëdha. Udhëheqja e sigurt me ujërat e zeza është burim i pranueshëm dhe i qëndrueshëm i ujit, energjisë, materieve ushqyese dhe materialeve tjera të ripërtëritshme.
  • Shpenzimet për udhëheqje me ujërat e zeza janë dukshëm më të vogla në krahasim me përfitimet në lidhje me shëndetin e njerëzve, zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor, duke siguruar kështu mundësi të reja për biznes dhe krijimin e më shumë vendeve të “gjelbëra” të punës

 voda sl 2

 UJЁRAT E ZEZA DHE CIKLI I QARKULLIMIT RRETHOR TЁ UJIT

Uji duhet me kujdes të udhëhiqet përgjatë secilës pjesë të ciklit rrethor, që prej nxjerrjes së ujit të pijshëm, trajtimit paraprak të tij, shpërndarjes, përdorimit, mbledhjes dhe post-trajtimit, deri te shfrytëzimi i ujërave të zeza dhe kthimin e tyre në mjedisin jetësor, të gatshme për përdorim të sërishëm që të fillohet përsëri me ciklin.

Për shkak të rritjes së popullatës, qytetërimit të shpejtë dhe zhvillimit ekonomik, sasia e përgjithshme e ujërave të zeza të krijuara dhe ndotja e përgjithshme po rritet në nivel global. Si do që të jetë, udhëheqja me ujërat e zeza është lënë pas dore , dhe ato janë nënçmuar si burim potencial i pranueshëm dhe zhvillimor i ujit, energjisë, materieve ushqyese dhe materieve tjera të cilat mund të ripërërihen. Sipas kësaj, ato duhet të shiqohen si resurs dhe jo si ngarkesë e cila duhet të deponohet.

Ekzistojnë shumë procese dhe sisteme operuese të cilat do të na mundësojnë t’i shfrytëzojmë ujërat e zeza në mënyrë që të plotësohen nevojat e rritura për ujë në qytetet që po rriten, për përkrahjen zhvillimore të bujqësisë, si dhe për përmirësimin e prodhimit të energjisë dhe zhvillimit industrial.

 

UJËRAT E ZEZA DHE QYTETET

Deri në vitin 2030, kërkesat globale për ujë pritet të rritet për 50%.6 Pjesa më e madhe e kësaj kërkese do të jetë për qytetet dhe do të kërkojë qasje të reja për grumbullimin dhe udhëheqjen me ujërat e zeza. Në realitet, shfrytëzimi I sërishëm I ujërave të zeza mund të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave tjera, duke përshirë kështu prodhimin e ushqimit dhe zhvillimin industrial.

Në regjionet e qyteteve me të ardhura të ulëta në kuadër të shteteve në zhvillim, pjesë e madhe e ujërave të zeza derdhen në mënyrë direkte në recipientin më të afërt, sin ë ujërat sipërfaqësorose në kanalet mbledhëse joformale, diku pa ose me pak trajtim. Më tej, përveç ujërave te zeza nga amvisëritë dhe hedhurinat nga njeriu, edhe hedhurinat nga spitalet e qyteteve dhe industritë si ç’është xehtaria e vogël dhe garazhet e motorëve, shpesh lëshojnë kemikale shumë helmuese dhe mbetje medicinal në sistemin e ujërave të zeza. Edhe në qytetet ku mblidhen dhe pastrohen ujërat e zeza, efikasiteti I pastrimit mund të jetë në nivele të ndryshme, varësisht nga sistemi I cili sgfrytëzohet për këtë. Stacionet standard për pastimin e tyre mund të largojnë ndotës të caktuar, si ç’janë çrregulluesit e sitemit endokrin, gjë që mundet të ndikojë negativisht te njerëzit dhe në ekosistem.

 

Shembuj:

  • Sisteme të dyfishta për sjelljen e ujit të ripërdorur. Nga viti 1977 në Sankt Petersburg, Florida,SHBA, rrjeti paralel i gypave, i ndarë nga rrjeti i ujit për pije,i plotëson nevojat e shumë pronave banesore, komerciale dhe parqeve industriale, duke mundësuar që uji i recikluar të shfrytëzohet për ujitje, larje të veturave dhe banesave si dhe për shatërvane.
  • Pastimi biologjik i ujërave të zeza para se të derdhen. Vëllimi i ujërave të zeza nga aeroporti Shiphop, Amsterdam, është përafërsisht sa ai i një qyteti të vogël me 45.000 banorë. Rreth gjysma e ujërave të zeza vie nga udhëtarët dhe bizneset e aeroportit, 25% lëshohet nga aeroplanët dhe furnizimi me ushqim, ndërsa pjesa e mbetur prodhohet nga biznese tjera të lidhura me aviacionin. Në stacionin e pastrimit të ujërave të zeza, ato pastrohen në mënyrë biologjike deri në nivel të kualitetit i cili i përgjigjet lëshimit të tyre në rrjedhat lokale të uërave.

 voda sl 3

UJËRAT E ZEZA DHE INDUSTRIA

Shtypjet shoqërore dhe ekonomike viteve të fundit kanë sjellur gjer te lëvizje më të mëdha  që industria t’i zvogëlojë ujërat e zeza dhe t’i trajtojë ato para se t’i lëshojë në rrjedhje. Ujërat e zeza tani shiqohen si resurs potencial dhe përdorimi i tyre dhe reciklimi pas trajtimit adekuat mund të sigurojë përfitim ekonomik dhe finansiar.

Ujërat e zeza mund të shfrytëzohen në kuadër të biznesit individual ose në mesin e disa bizneseve përmes “simbiozës industriale“.

Industria është përgjegjëse për harxhimin e ujit  me 22% nga harxhimi global  (UN – Water, 2012). Në vitin 2009 në Europë dhe Amerikën e jugut, harxhimi i ujit për industrinë ka qenë 50% në krahasim me 4-12% në vendet në zhvillim (WWAP, 2009).Pritet që në vendet me zhvillim të shpejtë industrial, kjo përqindje mund të rritet me faktorin 5 në 10 – 20 vitet e ardhshme.  Prandaj ekziston motivim i fortë për shfrytëzimin e ujërave të zeza nga amvisëritë dhe nga nivelet lokale, me qëllim të zvogëlimit të vetë harxhimeve.

Bizneset munden në mënyrë direkte të shfrytëzojnë disa ujëra të zeza, duke siguruar që ajo t’i përshtatet qëllimit. Për shembull, me shfrytëzimin e ujit në procesin e ftohjes ose ngohjes, me mbledhjen e ujit të shiut nga kulmet ose pllakat e betonit për pastrimin e toaleteve, ujitje ose për larjen e veturave.

 

Shembuj:

  • Ekosistemi industrial. Në Kalundborg, Danimarkë, prodhimet anësore nga një kompani shfrytëzohen si resurs nga ana e kompanive tjera, në rreth të mbyllur. Centrali energjetik Asnaes fiton 700.000 m3 ujë për ftohje nga Statoil çdo vit, të cilin e trajton e pastaj e grumbullon në rezervoar nga i cili pastaj e përdor. Ai gjithashtu shfrytëzon rreth 200.000 m3 ujë të ndotur të trajtuar në vit nga Statoil-i për pastrim. Kursimet e resurseve lokale ujore janë të rëndësishme: rreth 3.000.000 m3 të ujërave nëntokësor dhe 1.000.000 m3 të ujërave sipërfaqësor për një vit.
  • Përdorimi i sërishëm i ujit nga minierat. Minierat e qymyrit në Vitbank gjenden rreth Emalhlen-it, qytet i vogël në Afrikën e jugut, i cili përballet me përkeqësimin e mungesës së ujit. Kompania anglo-amerikane e minierave ka ndërtuar pajisje për trajtimin e ujit, të cilin e shfrytëzon për teknologjinë e desalinimit, për shndërrimin e ujit nga miniera në ujë për pije, dhe për trajtimin e ujit nga industria, ashu që ajo mundet, në mënyrë të sigurt të lëshohet në ambientin jetësor. Si përfitim shtesë nga procesi i trajtimit, gjipsi ndahet nga uji dhe shfrytëzohet si material ndërtimor. Pajisja mundëson burim të sigurt të ujit për qytetin, duke plotësuar 12% nga nevojat ditore për ujë për Emalahlenin 8
  •  Përdorimi i sërishëm i ujit nga minierat. Minierat e qymyrit në Vitbank gjenden rreth Emalhlen-it, qytet i vogël në Afrikën e jugut, i cili përballet me përkeqësimin e mungesës së ujit. Kompania anglo-amerikane e minierave ka ndërtuar pajisje për trajtimin e ujit, të cilin e shfrytëzon për teknologjinë e desalinimit, për shndërrimin e ujit nga miniera në ujë për pije, dhe për trajtimin e ujit nga industria, ashu që ajo mundet, në mënyrë të sigurt të lëshohet në ambientin jetësor. Si përfitim shtesë nga procesi i trajtimit, gjipsi ndahet nga uji dhe shfrytëzohet si material ndërtimor. Pajisja mundëson burim të sigurt të ujit për qytetin, duke plotësuar 12% nga nevojat ditore për ujë për Emalahlenin 8

 voda sl 4

UJËRA TË ZEZA NË BUJQËSI  

Kërkesa e rritur për prodhime bujqësore vitet e fundit, e rrit edhe përdorimin e plehrave kimike dhe pesticideve në bujqësi, për çka ajo bëhet burim potencial i ndotjes së ambientit jetësor.  .

Ndotja e ujërave nëntokësor dhe atyre sipërfaqësor nga përdorimi i ujërave të  zeza të patrajtuara ose të trajtuara në mënyrë jo të përshtatshme për nevojat e bujqësisë, është problem i madh në më shumë vende në zhvillim, ku ato praktikohen për ujitje.

Bujqit gjithnjë e më shumë kërkojnë burime jokonvencionale, më shpesh ujëra ta zeza, pa marrë parasysh a përmbajnë sasi të mëdha të materieve ushqyese apo ka mungesë të tyre. Nëse aplikohen në mënyrë të sigurt, ujërat e zeza janë burim i rëndësishëm i ujit dhe materieve ushqyese, duke kontribuar në sigurinë e ujit dhe ushqimit si dhe në përparimin e mjedisit jetësor. Përmirësimi në udhëheqjen me ujërat e zeza, mund ta përmirësoj shëndetin e punëtorëve, sidomos në bujqësi, me zvogëlimin e rezikut nga ekspozimi në substanca patogjene, dhe njëkohësisht me hapjen direkte dhe indirekte të vendeve të punës në sektorët për ujë dhe më gjërë.

 voda sl 5

 

Shembull:

  • Shfrytëzimi i ujërave të zeza në bujqësi. Vlerësohet se më shumë se 40.000-60.000 km2 sipërfaqe ujiten me ujëra të zeza ose ujëra të ndotura (Jimenez и Asano, 2008), që paraqet rrezik për shëndetin e bujqve dhe të shfrytëzuesve eventual të prodhimeve bujqësore. Teknologjitë në dispozicion mundësojnë largimin e gati të gjithë ndotësve nga ujërat e zeza, gjë që i bën të përshtatshëm për çfarëdo lloj përdorimi. Udhëzimet nga OBSH për shfrytëzimin e ujërave të zeza në bujqësi dhe peshkim dhe qasja në planin për sanitacion të sigurt (PSS) siguron kuadër të gjithmbarshëm që të sigurohet se rreziqet shëndetësore udhëhiqen që të mbrohet shëndeti i njerëzve.  Izraeli i hap rrugët në të cilat ujërat e zeza paraqesin 50% të ujit për ujitje (OECD, 2011).

1On average, high-income countries treat about 70% of the wastewater they generate, while that ratio drops to 38% in upper-middle-income coun­tries and to 28% in lower-middle-income countries. In low-income countries, only 8% of industrial and municipal wastewater undergoes treatment of any kind (Sato et. al, 2013).

2WHO/UNICEF (2014), Progress on drinking water and sanitation: 2014 update: https://www.unicef.org/gambia/Progress_on_drinking_water_and_sanitation_2014_update.pdf

3WHO (2014), Preventing diarrhoea through better water, sanitation and hygiene: exposures and impacts in low- and middle-income countries: http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/150112/1/9789241564823_eng.pdf

4WHO/UNICEF (2015) Progress on sanitation and drinking water, 2015 Update and MDG Assessment https://www.wssinfo.org/fileadmin/user_upload/resources/JMP-Update-report-2015_English.pdf

5UN Department of Economic and Social Affairs (2014), World Urbanization Prospects: 2014: https://esa.un.org/unpd/wup/Publications/Files/WUP2014-Highlights.pdf

6UNHABITAT (2016), World Cities Report 2016: Urbanization and development: http://wcr.unhabitat.org/wp-content/uploads/sites/16/2016/05/WCR-%20Full-Report-2016.pdf

7Domenech and Davies (2011), “Structure and morphology of industrial symbiosis networks: The case of Kalundborg”, Procedia – Social and Beha­vioral Sciences, vol 10, 2011, pages 79-89: http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1877042811000127

8For more information: “The eMalahleni Water Reclamation Plant in South Africa”: http://www.iwa-network.org/filemanager-uploads/WQ_Compen­dium/Cases/The%20eMalahleni%20Water.pdf

17309619_473567672767388_3308915776995856434_n

Instituti i shëndetit publik i RM-së do e shënojë Ditën Botërore të Ujit 2017 më datë 22 mars para Shtëpisë së ARM në rrugën Makedonija (pas shtëpisë muze  të Nënë Terezës) nga ora 10:30 deri më ora 14  me një Panair të ujit.

Qytetarët do mund të furnizohen me materiale promovuese me informacione për rëndësinë dhe ndikimin e ujit të sigurt ndaj shëndetit të popullatës dhe rolin e tij  në parandalimin e sëmundjeve që burojnë nga uji jo i sigurt, si dhe të dhëna nga përgjigjet e anketës në www.iph.mk  për atë se nga dhe sa shpesh informohemi në lidhje me ujin dhe shëndetin.

Këtë vit kjo ditë shënohet nën moton Përse ujërat e zeza?

Qëllimi: të ndikohet në ngritjen e vetëdijes për të mos i ndotur ujërat sipërfaqësore dhe ato nëntokësore me fekale të ndryshme që fitohen gjatë proceseve industriale. Nëse janë të ndotura ato të pastrohen dhe në këtë mënyrë të evitohet mundësia për ujitje të kulturave bujqësore me ujë  të ndotur dhe shpërndarja e ujërave të ndotura deri tek të gjithë konsumatorët, si dhe për të kursyer ujë dhe për të ruajtur burimet e ujit.

Në panair do marrin pjesë prodhuesit e ujit të ambalazhuar: Maja, Kozhuvçanka, Magroni (Dobra dhe Lladna) dhe Viziana dhe në të do ketë një program pesëmbëdhjetë minutësh në të cilin ato do informojnë për sigurinë dhe cilësinë e ujit që e prodhojnë (ambalazhojnë).

DITA BOTЁRORE E UJIT – ppt

Flyer