Sot, në mbarë botën, emigracioni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Emigrantët janë persona të ciët janë të detyruar ta ndryshojnë vendbanimin dhe vendin e punës për shkak të varfërisë, konflikteve, fatkeqësive natyrore, ndryshimeve klimatike dhe degradimit të mjedisit jetësor, pabarazisë ekonomike dhe shkeljes të të drejtave ekonomike, sociale, qytetare, politike dhe kulturore.
Numri i përgjithshëm i i emigrantëve nga 174 milionë në vitin 2000 u rrit në 244 milionë në vitin 2015. Pothuajse 2/3 e të gjithë emigrantëve ndërkombëtarë jetojnë në Evropë (76 milionë) ose Azi (75 milionë). Një nga 10 emigrantë është në moshë nën 15 vjet.
http://www.un.org/en/events/migrantsday/background.shtml
Në vitin 2016, UNHCR vlerëson se 67,75 milionë njerëz, janë persona të cilët duhen përkujdesur.
Sipas të dhënave nga UNHCR, në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 ka pasur 629 refugjatë, 10 azilkërkues, 54 refugjatë të kthyer dhe 600 persona pa shtetësi. http://popstats.unhcr.org/en/persons_of_concern
Organizata ndërkombëtare për emigracionet (IOM, www.iom.int) në Reportin botëror për emigracionet për vitin 2015 thekson:
“Jetojmë në një kohë të një lëvishmërie të paparë ë njerëzve, e cila kryesisht është urbane. Vlerësohet se në botë ka 232 milionë emigrantë ndërkombëtarë (UN DESA, 2013)dhe 740 milionë emigrantë të brendshëm (UNDP, 2009). Rreth 50% e emigrantëve ndërkombëtarë jetojnë në dhjetë vendet më të urbanizuara, vendet me të ardhura të larta, siç janë Australia, Kanadaja dhe SHBA, disa vende në Evropë (Franca, Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar), Federata Ruse, Arabia Saudite dhe Emiratet e bashkuara arabe. Në disa qytete, siç është Sidnej, Londra dhe Njujorku, emigrantët përfaqësojnë 1/3 e popullatës, ndërsa në disa qytete si Bruksei dhe Dubai, emigrantët përfaqësojnë më sjumë se gjysmën e popullatës. Për shumë qytete, emigracioni është bërë një determinantë shumë e rëndësishme për rritjen e popullatës. (Skeldon, 2013).”
Nevojitet një bashkëpunim dhe një veprim kolektiv më i madh mes vendeve për tu përballur me elemnetet e paparashikueshme, me gjendjet e jashtëzakonshme dhe të ndërlikuara, me sfidat dhe vështirësitë që burojnë nga emigracioni.
Sipas UNHCR:
Refugjatët janë individë të njohur sipas Konventës të vitit 1951 për statusin e refugjatëve; Protokollit të saj të vitit 1967; Konventës së OBA-së (Organizatës së Bashkimit Afrikan) të vitit 1969 për aspektet e caktuara të problemeve me refugjatët në Afrikë; persona të njohur në pajtim me Statutin e UNHCR-së; Individë të cilëve u është caktuar një formë komplementare e mbrojtjes; ose ato të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme.
Azilkërkues janë personat të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare dhe kërkesat e të cilëve për status refugjati nuk janë përcaktuar.
Persona të shpërngulur brenda shtetit (PSHB) janë persona ose grupe personash të cilët kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre ose vendbanimet e përhershme, veçanërisht si rezultat i, ose me qëllim që të shmanget efekti i konfliktit të armatosur, situatat e dhunës së përgjithshme, shkeljet e të drejtave të njeriut, katastrofat natyrore ose të shkaktuara nga njeriu, dhe që nuk e kanë kaluar kufirin ndërkombëtar.
Refugjatë të kthyer janë ish refugjatë të cilët janë kthyer në vendin e lindjes, në mënyrë spontane ose në mënyrë të organizuar, por që ende nuk janë integruar plotësisht.
PSHB të kthyer janë ato persona të shpërngulur brenda shtetit të cilët shfrytëzojnë mbrojtje dhe ndihmë nga UNHCR dhe të cilët janë kthyer në vendlindje ose në vendbanimin e tyre të përheshëm gjatë vitit.
Persona pa shtetësi definohen sipas të drejtës ndërkombëtare si persona që nuk konsiderohen si shtetas nga asnjë shtet në bazë të legjislacionit të tyre në fuqi.
http://popstats.unhcr.org/en/overview
Kombet e bashkuara dhe emigrantët
Në 4 dhjetor të vitit 2000 Asambleja e përgjithshme e OKB-së, duke pasur parasysh numrin gjithnjë e më të madh të emigrantëve në mbarë botën, 18 dhjetorin e caktoi si Ditën ndërkombëtare të emigrantëve (A/RES/55/93). Në këtë ditë në vitin 1990 Asambeja miratoi Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë emigrantëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre. (A/RES/45/158).
132 vende anëtare të cilat morën pjesë në Dialogun e nivelit të lartë për emigracionin dhe zhvillimin ndërkombëtar, që u realizua nga Asambleja e përgjithshme në 14 dhe 15 shtator të vitit 2006, konfirmuan një sërë mesahesh të rëndësishme.
E para, ata theksuan se emigracioni ndërkombëtar është një dukuri që rritet çdo ditë e më shumë dhe se duhet dhënë një kontribut pozitiv për zhvillimin e vendeve nga vijnë dha to që janë destinacion i emigrantëve, me kusht që kjo të mbështetet me politika të vërteta.
E dyta, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë emigrantëve ka një rëndësi qenësore për përfitimet nga emigracioni ndërkombëtar.
E treta, ata e njohën rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit për një emigracion bilateral, por edhe në rrafsh rajonal dhe global.
Në 19 shtator të vitit 2016, Asambleja e përgjithshme miratoi një sërë detyrimesh gjatë samit të saj të parë për lëvizjet e mëdha të emigrantëve dhe refugjatëve për përmirësimin e mbrojtjes së emigrantëve dhe refugjatëve. Këto detyrime ndryshe njihen edhe si Deklarata e Njujorkut për emigrantët dhe refugjatët. Kjo e vërteton rëndësinë e mbrojtjes ndërkombëtare dhe paraqet një përkushtim nga ana e vendeve anëtare për përforcimin e mekanizmave për mbrojtjen e njerëzve në lëvizje.
Mesazhi i Sekretarit të përgjithshëm të OKB për vitin 2016
I pamë efektet katastrofale të konfliktit të armatosur ndaj popullatës civile, që solli vdekje, shkatërrim dhe emigrim. Ne jemi dëshmitarë të humbjes të papranueshme të mijëra jetëve të njerëve gjatë kalimit nëpër mesdhe dhe në vende të tjera. Ne jemi dëshmitarë të ngritjes së lëvizjeve populiste të cilat duan t’i largojnë emigrantët dhe refugjatët, dhe që i bëjnë ata me faj për sëmundje të ndryshme të shoqërisë.
Megjithatë, në kudër të kësaj turbulence, gjithashtu gjetëm edhe rree shprese, nga qytetarë dhe komunitete të shqetësuara të cilat hapër krahët dhe emrat e tyre.
Çdo migrant është një qenie njerëzore me të drejtat e veta. Mbrojta dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të të gjithë emigrantëve paraqet elementin themelor të Deklaratës së Njujorkut. Për ta arritur këtë, nevojitet një bashkëpunim më i fuqishëm ndërkombëtar mes vendeve nga vijnë, nga kalojnë dhe vendeve që janë pikë destinacioni për emigrantët, bashkëpunim ky që do realizohet sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare. Duhet ta eliminojmë jotolerancën, diskriminimin dhe politikat që udhëhiqen nga retorika ksenofobe dhe ku pasojat i vuajnë emigrantët.
Qeverisja e mirë me emigracionin kërkon një zgjerim të kanaleve legale për emigracion të sigurtë, përfshirë këtu edhe bashkimin familjar, për mobilizimin e fuqisë punëtore në të gjitha nivelet e aftësive dhe mundësi për arsimimin e fëmijëve dhe të rriturve, si dhe dekriminalizim të emigracionit ilegal dhe regullim të statusit të emigrantëve pa dokumente.
Agjenda për zhvillim të qendrueshëm 2030 ofron mundësi për sigurimin e nevojave të më shumë grupeve të margjinaliuara, përfshirë këtu edhe emigrantët si prioriet, që askush të mos lihet pas dore.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të emigrantëve 2017, Sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki-Mun deklaroi: “Në këtë Ditë ndërkombëtare të emigrantëve i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë në rrafsh global për të siguruar një emigrim që sigurt dhe të rregullt si një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë, prosperitetit, dinjitetit dhe mundësive për të gjithë. http://www.un.org/en/events/migrantsday/