DITA BOTËRORE E KONTRACEPSIONIT

 

Dita botërore e kontracepsionit ose 26 shtatori ka për mision të ngrejë vetëdijen për marrëdhëniet seksuale të sigurta dhe kontracepsionin. Qëllimi i kësaj dite është që të ndihmohen të gjitha gjeneratat, të rinjtë dhe të rriturit që ta planifikojnë shtatzëninë.

 

Fushata globale “Kjo është jeta jote – e ardhmja jote” u drejtohet adoleshentëve në moshë nga 13 deri më 25 vjet. Për të përfshirë sa më shumë të rinj, Koalicioni botëror për luftë kundër kontracepsionit е është e inkuadruar në një numër të madh projektesh në mbarë botën e që janë të përshtatur ndaj nevojës për kontroll bashkëkohor të shtatzënisë dhe nivelit të edukimit seksual në rajonet.

 

Shtatzënia e pa planifikuar paraqet një problem global i cili shkakton shpenzime të konsiderueshme për shërbime shëndetësore dhe mbrojtje sociale, si dhe probleme të konsiderueshme emocionale tek gratë dhe familjet e tyre.

 

Duke investuar në shërbime për planifikimin  familjes, si dhe në shërbime për kujdes ndaj shëndetit të nënave, mund të shpëtohen shumë jetë.

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 16 milion adoleshente në moshë nga 15 deri më 19 vjet lindin për çdo vit, që paraqet rreth 11% të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Shëndeti seksual dhe reproduktiv i adoleshentëve dhe të rinjve duhet të parashtrohet si çështje në rrafsh global. Por, mënyra në të cilat parashtrohet kjo çështje, ose kjo temë, dallon në varësi nga niveli i arsimimit, prejardhja kulturore dhe tabutë rajonale.

 

Sistemi reproduktiv i gruas është një sistem delikat dhe kompleks. Është me shumë rëndësi që të ndërmerren hapa për ta mbrojtur atë nga infeksionet dhe lëndimet dhe për të parandaluar problemet – përfshirë këtu edhe disa probleme shëndetësore afatgjate.

 

Kujdesi ndaj shëndetit dhe zgjedhja e duhur mund të ndihmojë dhe t’i mbrojë edhe më të afërmit në familje. Mbrojtja e sistemit reproduktiv, gjithashtu nënkupton edhe kontroll ndaj shëndetit personal, nëse dhe kur do realizohet shtatzënia. Mjetet kontraceptive dallojnë sipas efikasitetit të tyre gjatë parandalimit të shtatzënisë së padëshiruar.

 

 

 

 

Kontrolle gjinekologjike gjatë të cilave janë ndarë ose aplikuar mjete kontraceptive në Republikën e Maqedonisë, 2007 dhe 2017

tabela_alb

PËRPUNIMI: RAPORTI PËR MBROJTJE SHËNDETËSORE TË GRAVE, Republika e Maqedonisë 

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, Qendra për përpunim statistikor të të dhënave shëndetësore, publikim dhe edukim

 

Numri i vizitave tek gjinekologu për shkak të planifikimit të familjes në vitin 2017 ka shënuar një rënie prej 73,9 pikëve të indeksit, krahasuar me vitin 2007 dhe indeksi për 2017/2007 është 26.1%. Në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2017 vihet re  një rënie e numrit të kontrolleve gjinekologjike gjatë të cilave krahas shërbimeve të tjera janë aplikuar edhe mjete kontraceptive. Indeksi 2017/2007 sa i përket mjeteve kontraceptive orale është 100,3.

 

Nga e gjithë kjo vihet re se duhen organizuar fushata për promovim, duhet bërë një edukim më i mirë i popullatës, duhen bërë kontrolle tek gjinekologu së paku një herë në vit me çka do arrihet një mbrojtje më efikase e shëndetit të gruas.

Sot ekzistojnë shumë lloje të mbrojtjes, kontracepsion që është i qasshëm dhe efektiv:

slika

Prezervativi – i prodhuar prej lateksit natyral (gomës) i cili e ndalon spermës që të futet në vagjinë. I vetmi mjet kontraceptiv që njëherit mbron edhe nga infektimet seksualisht të transmetueshme.

 

Prezervativi femëror – është i përbërë nga një mbështjellës poliuretan, dhe e ka të njëjtin funksion si prezervativi për meshkuj.

 

Tabletat për kontracepsion (hormonet) janë një formë shumë efikase, komode dhe lehtë e qasshme e kontracepsionit. Sot ka një spektër të gjërë të metodave hormonale për parandalimin e suksesshëm të shtatëzanisë së padëshiruar. Përdorimi i hormoneve në mjetet kontraceptive është kryesisht i formës sintetike në formën e hormonit natyral, progesteron ose estrogjen. Efektet e padëshiruara të tabletave të kombinuara janë të studiuara mirë (dokumentuara), dhe tek një numër i madh i grave, përparësitë i tejkalojnë mangësitë nëse përdoren në mënyrë adekuate. Çdo grua duhet të informohet mirë për përparësitë dhe mangësitë para se të fillojë me përdorimin e kontracepcionit hormonal dhe të jetë nën mbikqyrje mjekësore.

 

Spiralja (vata intrauterale) është një mjet i përbërë nga plastika dhe bakrri i cili vendoset në mitër, e ndalon spermën që të arrijë deri tek qeliza ve dhe ta fekondojë atë. Efikasiteti i spirales është 99% dhe ofron siguri dhe mbrojtje afatgjate nga shtatëzania e padëshiruar.

 

Unaza vagjinale është një kombinim i estrogjenit dhe progesteronit, i cili e pengon ovulimin (lëshimi i qelizës ve nga ana e vezoreve që ndodh çdo muaj) dhe i pengon spermatozoidet që ta fekondojnë qelizën ve. Para përdorimit të një unaze të re duhet të bëhet pauzë prej 7 ditësh. Disa gra dhe partnerët e tyre mund ta ndjejnë gjatë marrëdhënies seksuale. Unaza vagjinale duhet të ruhet në një vend të ftohtë para përdorimit. Unaza vagjinale ka shumë pasoja të padëshiruara si edhe çdo mjet tjetër hormonal kontraceptiv.

 

Tabletat për raste urgjente. Përmbajnë hormone që janë të ngjashme me kontraceptivët oralë por në një dozë shumë më të lartë. E pengon ovulimin dhe fekondimin, zakonisht merret pas marrëdhënies seksuale pa mbrojtje, në rast dhe shpohet prezervativi ose në rast se gruaja ka harruar të marrë kontraceptivin oral. Tabletat për raste urgjente nuk janë kontraceptivë të përherhshëm, por merren vetëm në raste urgjente!

 

 

 

Injektimi

Injeksioni zakonisht përmban progesteron, por në disa vende është në dispozicion edhe kombinim i progesteronit dhe estrogjenit.

Injeksionin e jep person medicinal, përdoret një herë në muaj ose një herë në tri muaj. Ëshë metodë hormonale shumë efikase dhe nuk kërkon angazhim nga ana juaj. Injeksionet e progesteronit gjithashtu janë të përshtatshme për gratë që japin gji. Injeksioni mund ti ulë dhimbjet gjatë ciklit menstrual të dhimbshëm, mirëpo përsëri është ë mundur që të shkaktojnë gjakderdhje më të madhe, por në aspekt medicinal ajo gjë nuk është problem. Në varësi prej llojit të injektimit mund të nevojitet një vit për fertilitetin e gruar. Pasi ti jepet injeksioni, nëse paraqiten pasoja të padëshiruara, ato nuk mund të ndalohen.

 

Mjete të tjera kontraceptive:

Ngjitësja për kontracepsion, sterilizimi etj.

 

Literatura e shfrytëzuar:

 

  1. 1. All about contraception. Available from URL: http://www.your-life.com

 

  1. Family planning/Contraception, Available from URL: http://who.int

 

Përgatiti:

Sektori për promovim, analiza dhe ndjekje të sëmundjeve jongjitëse