Higjienë e duarve për të gjithë
15.10.2020
Pandemia COVID-9 na përkujton fuqishëm se një nga mënyrat më efektive dhe më të thjeshta për ta parandaluar përhapjen e virusit është: higjiena e duarve, sidomos larja e tyre me ujë dhe sapun. Për ta mposhtur virusin dhe për të siguruar rezultate më të mira shëndetësore gjatë pandemisë, larja e duarve me sapun duhet të jetë një prioritet tani dhe në të ardhmen. Mesazhi jonë, higjienë e duarve për të gjithë, i bën thirrje të gjithë shoqërisë për arritjen e një higjiene universale.
DEDIKOHUNI
Qeveritë: Investoni në një kulturë të higjienës së duarve duke vendosur larjen e duarve në zemër të strategjive dhe buxheteve kombëtare dhe zhvillimit të hartave rrugore të vendit atje ku është e nevojshme.
Bizneset: Përkushtohuni promovimit të larjes së duarve përmes partneritetit, parave dhe donacioneve, investimeve dhe mbështetjes së zinxhirëve të furnizimit me produkte për higjienën e duarve për komunitetet me të ardhura të ulëta, dhe promovimin e praktikave të mira të larjes së duarve tek punonjësit tuaj.
Donatorët: Përkushtohuni tek diversifikimi i kontributit tuaj për higjienën e duarve duke siguruar që të gjitha fondet të mbulojnë si infrastrukturën e higjienës së duarve ashtu edhe ndryshimin e sjelljes, dhe bëjini donatorët përgjegjës për hartimin e programeve të bazuara tek mësimi dhe provat.
Institucionet: Angazhohuni për të siguruar që pajisjet e larjes së duarve të jenë të qasshme dhe në dispozicion në pikat kyçe dhe të siguroni miratimin e politikave që mundësojnë një kulturë të higjienës së duarve në nivel institucional.
Studiuesit: Përkushtohuni në kryerjen e kërkimeve për larjen e duarve në një larmi mjedisesh, identifikimin e praktikave më të mira në grupe dhe kontekste të ndryshme dhe zhvillimin e zakoneve të larjes së duarve të bazuara në prova.
Përfaqësoni: Përkushtohuni promovimit të qasjes dhe praktikave të larjes së duarve në të gjitha mjediset, duke përfshirë amvisëritë, instritucionet shëndetësore, shkollat, vendet e punës dhe hapësirat e tjera publike.