Solidaritet global, shërbime fleksibile
38.000.000 njerëz në botë kanë jetuar me HIV në vitin 2019
1.700.000 raste të reja me HIV janë diagnostikuar në vitin 2019
690 000 kanë vdekur si pasojë e HIV në vitin 2019
Rreth 68% e të rriturve që jetojnë me HIV në vitin 2019 kanë pranuar terapi antiretrovirale (TAR) e të cilën do duhet ta pranojnë gjatë gjithë jetës së tyre.
Bota ka arrirë një përparim të rëndësishëm që nga vitet 90 e shekullit të kaluar, por HIV mbetet një çështje globale e shëndetit publik. Dhe si dhe të gjitha problemet e tjera shëndetësore përballet me sfida shtesë gjatë pandemisë me COVID 19.
Shërbimet për parandalim, testim, trajtim dhe kujdes të HIV kanë pësuar një çrregullim sidomos në vendet me sisteme shëndetësore të ndjeshme. Çdo ngadalësim në sigurimin e këtyre shërbimeve do privojë grupet e ndjeshme të popullatës dhe do i rrezikojë ato nga infektimi me HIV. Sidoqoftë, në mbarë botën, punonjësit shëndetësor dhe përfaqësuesit e komunitetit po bëjnë të pamundurën që t’i ruajnë shërbimet, duke miratuar mënyra inventive për tejkalimin e çrregullimeve në shërbimet të shkaktuara nga Covid-19.
Në 1 dhjetor OBSH iu bashkëngjitet partnerëve në demonstrimin respektit ndaj të gjithëve që punojnë në sigurimin shërbimeve për HIV dhe në thirrjen drejtuar liderëve botërorë dhe qytetarëve që të mblidhen për “solidaritet global” për ruajtjen e shërbimeve themelore për HIV gjatë kohës së pandemisë me COVID 19 dhe më gjerë. Kjo është një thirrje për fokusim tek grupet e ndjeshme që tashmë janë të rrezikuara dhe t’i përfshijnë edhe fëmijët dhe adoleshentët. Edhe në vitin 2020 u bë një thirrje për një mbrojtje dhe një mbështetje më të madhe të punonjësve shëndetësor që janë në linjën e parë të ofrimit të shërbimeve për HIV.
Gjatë vitit 2020 deri më 30 nëntor janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me infeksion të HIV.
Sipas moshës ato u përkasin këtyre grupmoshave:
- 20-29 – 8 persona
- 30-39 – 11 persona
- 40-49 – 7 persona
- 50-59 – 2 persona
- 60-69 – 1 person
Të gjitha rastet e reja i përkasin gjinisë mashkullore, ndërsa sipas mënyrës së përhapjes, tek 25 persona infeksioni ka ndodhur gjatë marrëdhënieve seksuale mashkull me mashkull, ndërsa 4 persona janë deklaruar si heteroseksual.
8 raste janë diagnostikuar me vonesë, ndërsa 3 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Gjysma e rasteve të reja testin për HIV e kanë bërë në shërbimet të cilat ofrojnë testim falas dhe anonim për HIV – në organizatat joqeveritare dhe në kuadër të institucioneve. Gjysma tjetër e të diagnostikuarve e kanë bërë në institucione të tjera shëndetësore ose kanë ardhur nga jashtë shtetit.
Deri në këto momente në Klinikën e sëmundjeve infektive 306 pacientë janë të kyçur në sistemin e mbrojtjes shëndetësore për HIV, ndërsa 99% (303) prej tyre pranojnë terapi antiretrovirale, që është një përqindje tejet e lartë. Vetëm 3 persona ende nuk kanë filluar të pranojnë terapi, sepse po vijon zbatimi i analizave të domosdoshme, rregullimi i dokumentacionit për sigurimin shëndetësor ose për shkak të dëshirës personale të pacientit.
Në këtë moment tek 91% e pacientëve virusi është suprimuar, dmth. ka sasi tejet të vogla të virusit në gjak. Pritet që kjo të arrihet edhe tek pacientët të cilët kanë filluar të pranojnë TAR. Atëherë imuniteti i pacientëve mund ta bëjë punën e tij dhe të rigjenerohet, e gjithashtu, përjashtohet edhe mundësia e përhapjes së virusit. Gjatë vitit 2020 kanë vdekur gjithsej 6 pacientë, 4 prej të cilëve janë diagnostikuar vonë, ndërsa 2 prej tyre e kanë refuzuar trajtimin.
Të gjithë pacientëve u ofrohet mbështetje psikosociale profesionale në lidhje me fillimin e TAR, me qëllim që të sigurohet përdorim i drejtë dhe i rregullt i barnave dhe që të evitohen efektet e padëshiruara. Pacientëve u qëndron në dispozicion ekipi i cili ofron mbështetje psikosociale dhe mjekësore.
Në kushte të pandemisë me COVID -19 realizohet komunikim i shpeshtë me pacientët përmes telefonit, sidomos me ato që tani shpejt kanë filluar me trajtimin.
Të dhënat për zbatimin e Programit për mbrojtjen e popullatës nga HIV për vitin 2020-12-01
Këtë vit, për shkak të pandemisë me COVID 19, i gjithë programi po zbatohet në një gjendje të jashtëzakonshme që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në vëllimin e punës që e bëjnë organizatat, por përsëri janë arritur rezultate.
Platforma e organizatave qytetare të angazhuara në implementimin e programit për në fillim të pandemisë përgatiti një protokoll për punë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që është në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së shëndetësisë, duke iu përmbajtur të gjitha masave mbrojtëse gjatë ofrimit të shërbimeve.
Njëkohësisht, u dhanë edhe udhëzime që të gjithë klientët nga të gjitha organizatat qytetare të përfshira që të jenë të informuara për Covid -19 dhe masat që duhet ti respektojnë për ta mbrojtur veten dhe familjet e tyre.
Në periudhën nga 1 janari deri në 30 dhjetor të vitit 2020, me një pako bazë të shërbimeve për parandalim janë përfshirë 8.353 persona nga popullatat e rrezikuara nga HIV, dhe atë:
- gjithsej 3.656 persona që injektojnë droga (realizim prej 81% të qëllimit të caktuar prej 4.500 persona), nga të cilët 313 janë raste të reja;
- gjithsej 1.596 punonjës seksual (realizim prej 86% të qëllimit të caktuar), nga të cilët 144 janë shfrytëzues të rinj të shërbimeve;
- gjithsej 3.101 meshkuj që kanë kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj (realizim prej 62% të qëllimit të caktuar), nga të cilët 641 janë shfrytëzues të rinj të shërbimeve.
Pakos bazë i janë shtuar edhe:
- shërbimet mjekësore dhe informacionet: 23.529
- shërbimet sociale: 20.362
- shërbimet psikologjike: 497
- me këshillim dhe testim për sëmundje seksualisht të transmetueshme ose shërbime deri më tani janë përfshirë gjithsej 509 përfaqësues të popullatave të rrezikuara dhe 348 të rinj
- me shërbime për mbështetje në kuadër të komunitetit janë përfshirë 505 persona që injektojnë droga
- me shërbime për mbështetje në kuadër të komunitetit janë përfshirë 113 persona që jetojnë me HIV
Me programin për testim falas dhe anonim për HIV me teste të shpejta për skrining nëpërmjet organizatave qytetare janë përfshirë gjithsej gjithsej 1773 përfaqësues të grupeve të ndjeshme të popullatës, dhe atë:
- 431 persona që injektojnë droga
- 418 punonjës shëndetësor
- 750 meshkuj që kanë seks me seks
Me këtë rast janë zbuluar 11 rezultate reaktive të testeve dhe keto persona janë lidhur me Klinikën e sëmundjeve infektive për të konfirmuar diagnozën.
Me këtë program janë të përfshirë 174 pjesëtarë të popullatës, përfshirë këtu edhe të rinjtë.
Janë shpërndarë gjithsej 219.508 prezervativë dhe 54.480 materiale edukative dhe informative.
Përgatiti: Komisioni kombëtar për parandalimin e infeksioneve me HIV në Republikën e Maqedonisë së Veriut