
OBSH publikoi një raport me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër malaries, i cili tregon se deri në vitin 2030 malaria duhet të çrrënjoset në së paku 35 vende. Në vitin 2015 vendet e rajonit evropian të OBSH-së për herë të parë kanë raportuar se nuk kanë regjistruar raste të reja të malaries.
Në vitin 1995 në këtë rajon janë regjistruar 90 000 raste. Tetë vende nga rajonet e tjera kanë raportuar për zero raste të reja në vitin 2014: Argjentina, Kostarika, Iraku, Omani, Paraguaji, Shri Lanka dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, edhe 8 vende të tjera kanë raportuar për më pak se 100 raste autoktone të malaries në vitin 2014, ndërsa 12 vende kanë regjistrua nga 100 deri në 1000 raste autoktone të malaries në vitin 2014.
“Strategjia teknike globale për malarien 2016-2030″, e miratuar nga Asambleja shëndetësore botërore në vitin 2015, bën thirrje për eliminimin autokton të malaries në së paku 10 vende deri në vitin 2020.
OBSH vlerëson se 21 vende janë në gjendje ta arrijnë këtë qëllim, përfshirë këtu edhe 6 vende nga rajoni i Afrikës, ku ngarkesa e kësaj sëmundjeje është më e madhe.
Nga viti 2000, shkalla e vdekshmërisë nga malaria në rrafsh global ka rënë për 60%. Në Afrikë, shkalla e vdekshmërisë nga malaria është zvogëluar për 66% tek të gjitha grupmoshat, dhe për 71% tek fëmijët nën 5 vjet.
Ky përparim i dedikohet përdorimit të mjeteve themelore për kontroll të malaries, që ishin mjaft të përhapura gjatë dekadës së fundit: rrejta për krevatet të trajtuara me insekticidë, spërkatjet në mjediset e mbyllura, testet e shpejta për diagnostikim, dhe terapitë e kombinuara me artemisin.
Pothuajse 3,2 miliardë njerëz janë të rrezikuar nga malaria. Vitin që shkoi, në 95 vende janë raportuar 24 milionë raste të reja me malarie, ndërsa më shumë se 400 000 njerëz kanë gjetur vdekjen si pasojë e kësaj sëmundjeje. Vazhdimisht po rritet rezistueshmëria e mushkonjave ndaj insekticidëve me të cilët bëhet stërpikja dhe lyerja e rrjetave. Përveç kësaj, gjithnjë e më rezistent po bëhet edhe vetë paraziti.
Vitin që shkoi, për herë të parë, Agjencia Evropiane e barnave lëshoi një mendim shkencor pozitiv për vaksinën kundër malaries. Arritja e synimeve të “Strategjisë teknike globale” do kërkojë një financim në të madh në rrafsh global dhe kombëtar – nga 2,5 miliardë dollarë në rreth 8,7 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030.
Deklaratë e OBSH me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër malaries
http://who.int/mediacentre/news/releases/2016/world-malaria-day/en/
Instituti i shëndetit publik i RM-së
Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive