sida hiv

Solidaritet global, shërbime fleksibile

Dita Botërore e luftës kundër SIDA-s 2021

Fund i pabarazive. Fund i SIDA-s

 

Sipas OBSH-së, HIV mbetet një problem i madh i shëndetit publik që prek më shumë se 2 milionë njerëz në Rajonin Evropian të OBSH-së.

Edhe pse është bërë përparim i rëndësishëm gjatë dekadave të fundit, qëllimet e rëndësishme të vendosura për vitin 2020 ende nuk janë përmbushur.

Ndarja, pabarazia dhe mosrespektimi i të drejtave të njeriut janë ndër mossukseset që kanë lejuar që HIV të bëhet dhe të mbetet një krizë dhe kërcënim global shëndetësor.

Tani, KOVID-19 përkeqëson pabarazitë dhe çrregullimet e shërbimeve, duke e bërë edhe më sfiduese jetën e shumë njerëzve që jetojnë me HIV.

Tema e Ditës Botërore të luftës kundër SIDA-s 2021 është “Ti japim fund pabarazisë, t’i japim fund SIDA-s”, me fokus të veçantë në kontaktet e njerëzve që janë lënë pas dore.

OBSH dhe partnerët e saj e theksojnë rritjen e pabarazive në aksesin në shërbimet bazë për HIV.

Më 1 dhjetor 2021, OBSH u bën thirrje liderëve dhe qytetarëve që të bashkohen për tu përballë me pabarazitë që nxisin SIDA-n dhe për të arritur tek ata që për momentin nuk po pranojnë shërbimet bazë për HIV.

Në mbarë botën, situata e HIV/AIDS është si vijon:

  • Të rritur dhe fëmijë që jetojnë me HIV në vitin 2020 kanë qenë 37 700 000.
  • Të rritur dhe fëmijë të sapoinfektuar me HIV në vitin 2020 kanë qenë 1 500 000.
  • Numri i vdekjeve tek të rriturit dhe fëmijët si pasojë e SIDA-s në vitin 2020 ka qenë 680 000.
  • Persona që jetojnë me HIV dhe që pranojnë TAR janë 27 500 000.
  • Përqindja e personave që jetojnë me HIV dhe që pranojnë TAR është 73%.
  • Persona të jetojnë HIV e që kanë arritur ta zvogëlojnë ngarkesën virale janë 24 900 000.
  • Përqindja e personave që jetojnë me HIV e që kanë arritur ta zvogëlojnë ngarkesën virale  është 66%.

 

Bota ka bërë përparim të rëndësishëm që nga fundi i viteve 1990, por HIV vazhdon të mbetet një çështje kryesore globale e shëndetit publik.

Ashtu si shumë probleme të tjera të mëdha shëndetësore, ajo përballet me sfida shtesë gjatë pandemisë me KOVID-19.

Shërbimet për parandalim, testim, trajtim për HIV-in janë çrregulluar, sidomos në vendet me sisteme shëndetësore të brishta.

Zvogëlimi i shërbimeve bazë për HIV si pasojë e KOVID-19 paraqet kërcënim për jetën.

Çdo çrregullim në ofrimin e këtyre shërbimeve do i vendosë popullatat më vullnerable në rrezik më të lartë nga infektimi me HIV dhe vdekje si pasojë e SIDA-s. Sidoqoftë, në të gjithë botën, profesionistët shëndetësorë dhe përfaqësuesit e komunitetit po bëjnë çmos për të siguruar shërbime, duke adoptuar mënyra inovative për të kapërcyer pengesat gjatë ofrimit të shërbimeve të shkaktuara nga KOVID-19.

Gjatë vitit 2021, deri më 30 nëntor, janë regjistruar gjithsej 42 raste të reja me infeksion të konfirmuar me HIV/AIDS.

Tabela 1. Rastet e reja u përkasin këtyre grupmoshave:

 

Grupmosha Gjithsej
20-24 vjet 3
25-29 vjet 11
30-34 vjet 7
35-39 vjet 13
40-44 vjet 3
45-49 vjet 3
50-54 vjet 2

 

           Tabela 2. Shpërndarja e personave me HIV/SIDA sipas vendbanimit

 

Vendbanimi i personave me HIV/SIDA Gjithsej
Manastir 4
Demir Kapija 1
Gjevgjeli 1
Gostivar 1
Kavadar 2
Kratovë 1
Кumanovë 1
Оhër 1
Prilep 3
Shkup 17
Shtip 2
Strumicë 3
Теtovë 2
Veles 3
Gjithsej 42

 

          Tabela 3. Personat me HIV/SIDA sipas diagnozës

 

Diagnoza Gjithsej
HIV 36
SIDA 6
Gjithsej 42

 

Të gjitha rastet e reja i përkasin gjinisë mashkullore, ndërsa sipas mënyrës së transmetimit, tek 37 persona infeksioni ka ndohur tek meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj, ndërsa 5 persona janë deklaruar si heteroseksualë.

Në vitin 2021 kanë ndërruar jetë 4 persona.

Gjysma e personave të sapodiagnostikur testin për HIV e kanl bërë tek shërbimet të cilat ofrojnë testim anonim falas dhe këshillim në kuadër të organizatave joqeveritare dhe në kuadër të institucioneve.

Të gjithë pacientëve u ofrohet mbështetje psikosociale profesionale në lidhje me fillimin e terapirë antiretrovirale me qëllim që të sigurohet administrim i rregullt dhe i duhur i barnave dhe që të evitohen efektet anësore eventuale.

Pacientët kanë qasje të vazhdueshme tek ekipi i cili ofron mbështetje mjekësore dhe psikosociale. Gjatë pandemisë me Kovid-19 me pacientët realizohet një komunikim i shpeshtë përmes telefonit, sidomos me ato që kanë filluar me trajtim kohëve të fundit.

Të dhënat për zbatimin e Programit për mbrojtjen e popullatës nga infeksioni me HIV për vitin 2021

Këtë vit për shkak të pandemisë me Kovid-19 i gjithë Programi po zbatohet në një gjendje të jashtëzakonshme e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në vëllimin e punës të cilën e realizojnë organizatat, por përsëri janë arritur rezultate të rëndësishme.

Platforma e organizatave civile të angazhuara në zbatimin e programit për HIV në fillim të pandemisë përgatiti një protokol për punë në kushte të jashtëzakonshme i cili është në pajtim me udhëzimet e Ministrisë së shëndetësisë, duke i respektuar të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme gjatë ofrimit të shërbimeve.

Në të njëjtën kohë u dhanë edhe udhëzime që klintët e përfshirë nga të gjitha organizatat civile të informohen për masat për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat duhet t’i respektojnë për të mundësuar mbrojtjen e tyre personale dhe mbrojtjen e familjeve dhe të afërmve të tyre.

Shkup

01.12.2021

 

Epidemiologjia e sëmundjeve infektive

Departamenti për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive