Me rastin e Ditës Botërore të Planetit Tokë 2016, Institutin e shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë e vizituan nxënësit e klasës së Ib të SHF “Rajko Zhinzifov” nga Draçeva, Shkup, me mësuesen e tyre Tatjana Tërpevska.
 Nxënësit e vizituan laboratorin për siguri të ujit ku u njohën me një pjesë të analizave me ndihmën e të cilave përcaktohet cilësia dhe siguria e ujit për pije. Meqë shprehën dëshirë dhe interes, me ndihmën e Tek. Ing. Svetllana Toshevska ata realizuan një analizë dhe u mahnitën nga rezultatet e fituara nga aktiviteti i tyre i parë hulumtues. Ata ndoqën edhe një ligjëratë të shkurtër për rëndësinë e sigurisë së ujit dhe mediumeve të tjera në mjedisin jetësor në përgjithësi.
sl 2
slika 3
Në fund të vizitës, Instituti i shëndetit publik fitoi një dhuratë me vlerë të punuar nga duart e vyera të fëmijëve – vizatime në temë “Dita Botërore e Planetit Tokë 2016″.
Dita Botërore e Planetit Tokë  – 22 prilli për here të pare u shënua në vitin 1970 në SHBA, ndërsa nga viti 1992 shënohet si ditë botërore. Sot, këtë ditë e shënojnë 175 vende në botë, përfshirë këtu edhe Republika e Maqedonisë. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe nivelit të njohurive për ruajtjen dhe promovimin e mjedisit jetësor, si dhe të theksojë pasojat nga ndotja e ujit, ajrit, tokës, si dhe nga shterimi i lëndëve të para energjetike në planetin tokë.
slika 1