Njerëzimi ka nevojë për ujë Ne

Një pikë ujë është fleksibile. Një pikë ujë është e fuqishme. Një pikë ujë është e nevojshme.

Uji është baza e zhvillimit të qëndrueshëm. Burimet e ujit si dhe spektri i shërbimeve që mundësojnë ato, ndikojnë në uljen e varfërisë, rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor. Nga sigurimi i ushqimit dhe energjisë deri te shëndeti i njerëzimit  dhe mjedisit jetësor, uji kontribuon në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe zhvillimin gjithëpërfshirës, gjë që ndikon në kushtet e jetës së miliarda njerëzve.

voda zdravjeUji është shëndet

 Duart e pastra mund t’ua shpëtojnë jetën.

 Uji është qenësor për shëndetin e njeriut. Trupi  i njeriut mund të qëndrojë për disa javë  pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë. Uji është gjëja thelbësore për mbijetesën tonë. Larja e rregullt e duarve, për shembull është njëra prej rrugëve më të mira për të larguar mikrobet, për të shmangur sëmundjen, dhe për të parandaluar përhapjen e mikrobeve te të tjerët. Më shumë se një trillion mikrobe mund të jetojnë në një gram jashtëqitje.

 Sa i përket trupit të njeriut, ai është i përbërë nga 50-65% ujë. Foshnjat kanë përqindje më të madhe uji, të porsalindurit përmbajnë 78% ujë. Për çdo ditë, çdo person ka nevojë për qasje në ujë për të pirë, për gatim dhe për higjienë personale. Uji është i rëndësishëm për objektet sanitare për të mos kompromentuar shëndetin dhe dinjitetin e njerëzimit. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon 7.5 litra ujë për një njeri në ditë  do të plotësojnë kërkesat e shumicës së njerëzve në raste më të shumta. Sasi më e madhe, prej rreth 20 litra për një njeri në ditë, do të mjaftonte për nevojat themelore higjienike dhe higjienën themelore të ushqimit.

Pavarësisht nga arritjet mbresëlënëse gjatë dekadës së fundit, 748 milionë njerëz nuk kanë ende qasje në një burim të sigurt të ujit të pijshëm dhe 2.5 miliardë nuk kanë qasje në strukturë të përmirësuar të sanitacionit (kanalizimit). Investimet në shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit rezultojnë me përfitime të konsiderueshme ekonomike. Kthimi i investimit me arritjet në përmirësimin dhe qasjen universale të higjienës është vlerësuar në 5.5 ndaj 1, ndërsa për qasje universale të përmirësuara të burimeve të ujit të pijshëm raporti është vlerësuar të jetë 2 ndaj 1. Për të mbuluar çdo person në mbarë botën me ujë të sigurt dhe kushte sanitare të përmirësuara është vlerësuar të kushtojë  107 miliardë dollarë amerikan në vit gjatë një periudhe pesë vjeçare.

 1 vodaUji është natyrë

UJI ËSHTË NATYRË 

Ekosistemet ndodhen në zemër të ciklit ujor global

 Ekosistemet – përfshirë këtu, për shembull, pyjet, moçalet dhe sipërfaqet e gjelbra – ndodhen në zemër të ciklit global të ujërave. Të gjitha ujërat e ëmbla varen nga funksionimi i vazhdueshëm dhe i shëndetshëm i ekosistemeve, dhe pranimi i ciklit të ujit ka një rëndësi të madhe për arritjen e një menaxhimi të qëndrueshëm me ujërat. Megjithatë, numri më i madh i modeleve ekonomike nuk i vlerësojnë shërbimet e siguruara nga ekosistemet e ujërave të ëmbël. Kjo shkakton shfrytëzim të paqëndrueshëm të burimeve të ujit dhe degradim të ekosistemeve.

Për shembull, lumi Okavango në Afrikë është një nga ekosistemet e fundit të paprekura në tokë. Ndotja nga ujërat e zeza të patrajtuara komunale, industriale dhe ato bujqësore, dobëson kapacitetin e ekosistemeve për të ofruar shërbime që kanë të bëjnë me ujin.

 Ekziston një nevojë e zhvendosjes së politikave ekonomike të qëndrueshme në për mjedisin jetësor që marrin parasysh ndërlidhjen në mes të sistemeve ekologjike. Një sfidë është që të mbahet një përzierje e dobishme në mes infra  strukturës së ndërtuar dhe asaj natyrore dhe ofrimin e shërbimeve përkatëse të tyre.

Argumentet ekonomike mund të ndikojnë te vendimmarrësit dhe planifikuesit në ruajtjen e ekosistemeve të rëndësishme. Vlerësimi i ekosistemeve  tregon se përfitimet tejkalojnë kostot e investimeve për ujin lidhur me ruajtjen e ekosistemeve. Evaluimi është gjithashtu i rëndësishëm në vlerësimin ekonomik të ruajtjes së ekosistemeve, dhe mund të përdoret për të informuar më mirë për planet e zhvillimit. Miratimi i “menaxhimit të bazuar në ekosisteme“ është çelës për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjate të ujit.

 2 vodaUji është qytetërim

 Çdo javë, një milion njerëz migrojnë në qytet

Sot, një nga dy njerëz në planetin tonë jeton në qytet. Qytetet në mbarë botën po rriten me hapa marramendëse – gjatë kohës që ju e lexuat këtë mesazh katër njerëz kanë kaluar të jetojnë në qytet. Pothuajse 93 % e urbanizimit ndodh në vendet e varfra ose në vendet në zhvillim, ndërsa pothuajse 40% e ekpanzionit urban në botë shënon rritje në lagjet e varfra.  Sipas parashikimeve, edhe 2,5 miliard njerëz deri në vitin 2050 do kalojnë me banim në qendrat urbane.

Raporti “Perspektivat e urbanizimit botëror” e DESA Divizionit të Popullsisë të OKB-së për vitin 2014 tregon se rritjet më të mëdha urbane do të zhvillohen në Indi, Kinë dhe Nigeri.

 “Menaxhimi me vendet urbane do të bëhet një nga sfidat më të rëndësishme të zhvillimit në shekullin XXI. Suksesi apo dështimi ynë në ndërtimin e qytete ve të qëndrueshme do të jetë një faktor i madh në suksesin e agjendës së zhvillimit post-2015 të OKB-së,” ka thënë John Wilmoth, drejtor i UN DESA’s Divizionit të Popullsisë.

Mijëra kilometra të tubave përbëjnë infrastrukturën e ujit të secilit qytet. Disa sisteme të vjetruara më shumë ujë humbin se sa që shpërndajnë. Në disa qytete që rriten shpejtë (qytete të vogla dhe qyteza me popullatë më pak se 500,000), infrastrukturë për ujëra të zeza nuk ka, nuk është adekuate ose është e vjetruar.

voda 3Uji është industri                  

Për të prodhuar një makinë përdoret më sasi më e madhe e ujit se sa do duhej për të mbushur një pishinë noti.Për çdo produkt që prodhohet nevojitet ujë. Disa industri shpenzojnë më shumë ujë se sa disa të tjera. 10 litra ujë përdoren për të bërë një fletë letre. 91 litra për të prodhuar 500 gram plasmasë.

Industrializimi mundet të ndikojë në zhvillim duke e rritur prodhimtarinë, punësimin dhe të ardhurat. Ajo mund të sigurojë mundësi për barazi gjinore dhe punësim të të rinjve. Sidoqoftë, për industrinë më e rëndësishme është rritja e prodhimtarisë se sa efikasiteti dhe ruajtja e ujit.

Kërkesa globale e ujit në prodhimtari pritet të rritet për 400% nga viti 2000 deri në vitin 2050, gjë që paraqet një rritje më të madhe se në sektorët tjerë. Rritjet kryesore do të jenë në ekonomitë dhe në vendet në zhvillim. Shumë korporata të mëdha kanë bërë përparim të konsiderueshëm në vlerësimin dhe reduktimin e përdorimit të ujit dhe zvogëlimin e vargut për furnizim me ujë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) përballen me sfida të ngjashme të ujit, por në një shkallë më të vogël.

Rasti i biznesit për efikasitet të ujit shpesh kërkon një këmbim financiar. Investimi në teknologjinë e trajtimit të ujit ose në proceset të ftohjes së efektshme, mund të ketë periudha më të gjata të shpagimit në krahasim me  alternativat e shpagimit të menjëhershëm, afatshkurtër të investimeve në prodhim.

Teknologjia dhe  planifikimi i zgjuar zvogëlon përdorimin e ujit dhe mund të përmirësojë cilësinë e ujërave të zeza. Disa fabrika për prodhim progresiv të tekstilit kanë futur teknologji që siguron se uji që vjen nga mulliri është po aq i pastër ose edhe më i pastër se uji që vjen nga uji i pijshëm i qytetit.  Kompanitë e mëdha për pije gjithashtu e përmirësojnë efikasitetin në shfrytëzimin e ujit dhe në 10 vitet e fundit e kanë zvogëluar qenësisht përdorimin e ujit në repartet prodhuese.

voda 4Uji është energji

Uji dhe energjia janë shokë të pandarë                                           

Uji dhe energjia janë partner natyror. Uji është i nevojshëm për të prodhuar energji. Energjia është e nevojshme për të shpërndarë ujin.

Sot, mbi 80% e prodhimit të energjisë është nga termo energjia.  Uji nxehet për të krijuar avull i cili i vë në lëvizje gjeneratorët. Miliarda litra ujë janë të nevojshme edhe për ftohje. Kjo kërkon kufizim në ndërtimin dhe përdorimin më pak të energjisë efikase nga termocentralet me qymyr. Llogaritet se 16% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në mbarë botën është nga hidrocentralet – nga 3700 digat e mëdha mundet të prodhohet më shumë se dyfishi i kapacitetit të përgjithshëm elektrik të hidrocentraleve brenda dy dekadave të ardhshme.

Prodhimi i ri i energjisë duhet gjerësisht të miratojë përdorimin e teknologjisë së thatë për ftohje ose teknologjinë  e ftohjes në sistem të mbyllur. Duke përdorur burimet alternative të ujit, si ujin e detit ose ujërat e zeza, ofrohet një potencial i madh për zvogëlimin e harxhimeve të burimeve të ujit të ëmbël.

Energjia e rinovueshme vie nga burimet të cilët janë plotësisht natyrore si rrezet e diellit, era, shiu, baticat, valët dhe ngrohja gjeotermale. Këto nuk kërkojnë sasi të mëdha të ujit të freskët. Megjithatë në normë miratimi i energjisë të ripërtërishme do të mbetet çështje margjinale në shkallë globale.

voda 5Uji është ushqim

Për prodhimin e dy filetove nevojiten 15.000 litra ujë

Çdo amerikan përdor 7.500 litra ujë në ditë – kryesisht për ushqim. Përdorimi joefikas i ujit do të thotë se për prodhimin e 1 kalorie nevojiten 100 litra ujë. Ujitja përfshin 90% të përdorimit të ujit në disa vende të zhvilluara. Në përgjithësi, bujqësia është konsumatori më i madh i ujit, dhe atë me 70 % të gjithë sasisë së ujit të përdorur. Deri në vitin 2050 bujqësia do duhet të prodhojë edhe 60% më shumë ushqim në rrafsh global, dhe edhe 100% më shumë në vendet në zhvillim.

Rritja ekonomike dhe mirëqenia individuale ndikojnë tek shprehitë e të ushqyerit ku nga dieta që bazohen në amidon kalohet në dieta që bazohen në mish dhe prodhime të qumështit, prodhimi i të cilëve ka nevojë për sasi më të mëdha të ujit.

Për shembull, për të prodhuar 1 kg oriz nevojiten rreth 3500 litra ujë, ndërsa për 1 kg mish viçi rreth 15.000 litra ujë.  Ndryshimi i mënyrës të të ushqyerit ka ndikim më të madh në sasinë e ujit që shfrytëzohet, e me siguri kjo praktikë e njëjtë do vazhdojë edhe në shekullin e 21. Kërkesat e tanishme të rritura në bujqësi për burime të ujit të ëmbël në mbarë botën janë të paqëndrueshme.. Përdorimi i pakontrolluar i ujit për prodhimin e kulturave, varfëron akuiferet, redukton rrjedhat e lumenjve,  degradon habitatet e kafshëve të egra  dhe ka shkaktuar kripëzimin e 20% të sipërfaqes globale të tokës së ujitur. Për të rritur efikasitetin në shfrytëzimin e ujit, bujqësia mund të zvogëlojë humbjen e ujit  dhe, ç’është më e rëndësishme, të rrit produktivitetin e kulturave duke respektuar sasitë e ujit.

Me rritjen intensive të bujqësisë, ndotja e ujit mund të përkeqësohet. Eksperienca nga vendet me të ardhura të larta tregon se një kombinim i stimulimeve, duke përfshirë edhe rregullore më të rrepta, zbatimet dhe subvencionet mire të targetuara, mund të ndihmojë në uljen e ndotjes së ujit.

voda 6Uji është barazi

Çdo ditë gratë shpenzojnë 200 milion orë duke bartur ujë.

 Te popujt në zhvillim përgjegjësia për mbledhjen e ujit çdo ditë bie në mënyrë disproporcionale mbi gratë dhe vajzat. Mesatarisht, gratë në këto vende harxhojnë 25 % të ditës duke mbledhur ujë për familjet e tyre.  Kjo është koha që nuk e kalojnë  duke  punuar në një punë që u sjell të ardhura, për kujdesin ndaj familjes ose për ndjekjen e shkollës. Investimet në ujë dhe kanalizime tregojnë fitime të konsiderueshme ekonomike. Çdo dollar i investuar tregon një kthim në mes 5 dhe 28 dollarëve amerikan.

Ndryshimet klimatike ndikojnë negativisht në burimet e ujërave të ëmbla.  Parashikimet aktuale tregojnë se  rreziqet lidhur me ujërat e ëmbla  rriten  në mënyrë të konsiderueshme me rritjen e emetimit të gazrave të serave, duke rritur konkurrencën për ujë për të gjitha nevojat dhe ndër të gjithë përdoruesit ndikojnë në ujërat rajonal, në energjinë dhe sigurinë e ushqimit. Në kombinim me kërkesat e rritura për ujë, kjo do të krijojë sfida të mëdha lidhur me administrimin (menaxhimin) me burimet ujore.

Rreziqet natyrore janë të pashmangshme, por mund të bëhet shumë për të zvogëluar numrin e lartë të vdekjeve dhe vlerat e shkatërrimit. Aktiviteti njerëzor jo i arsyeshëm mund të krijojë dhe të ndikojë në përshpejtimin e katastrofave lidhur me ujin. Këto kërcënime lidhur me ujin janë rritur me ndryshimet klimatike dhe nga aktivitetet njerëzore, në veri dhe jug të planetit tonë, nga lindja në perëndim. Por, me gatishmëri dhe planifikim, viktimat dhe shkatërrimet mund të zvogëlohen. Komuniteti global është angazhuar për parimet e parandalimit koherent dhe veprimit gjatë katastrofave . Tani është nevoja për ndryshime konkrete dhe të rëndësishme për të bërë këtë të ndodhë.

Në Raportin për cilësinë e ujit të pijshëm në Republikën e Maqedonisë për vitin 2014 të përgatitur nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë thuhet se 1.301.646 banorë – 63,1% e popullatës në Republikën e Maqedonisë furnizohet me ujë të pijshëm nga sisteme qendrore për furnizim me ujë, të menaxhuar nga ndërmarrje komunale publike që i plotësojnë detyrimet ligjore sa i përket sigurisë dhe kontrollimit të rregullshmërisë shëndetësore të ujit të pijshëm (Raporti për ujin e pijshëm  për vitin 2014. Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë; 2015). Të tjerët furnizohen në mënyrat në vazhdim:

-       213.422 banorë (10,34%) janë të kyçur me sistemin ujësjellës të qytetit.

-       468.471 banorë (22,7%) në fshatra furnizohen furnizohen nga sisteme publike lokale për furnizim me ujë, me të cilat jo gjithmonë menaxhon ndërmarrje publike (në pjesën më të madhe të këtyre objekteve uji nuk dezinfektohet, por edhe nëse dezinfektohet kjo gjë bëhet me preparate klori, jo njëtrajtësisht dhe jo rregullisht).

-       79.703 banorë (3,86%) furnizohen me ujë të pijshëm nga objekte lokale për furnizim me ujë (çezma publike, burime, pompa, dhe objekte të tjera individuale për furnizim me ujë).

Qasja në ujët të sigurt për pije është 97% dhe e vendos Republikën e Maqedonisë në grupin e vendeve në botë ku qasja është mjaft e lartë, por kjo gjë nuk e zvogëlon angazhimin e vendit tonë për të përmirësuar qasjen në ujë të sigurt për pije, kështu që deri në maj të vitit 2020 kjo përqindje do arrijë deri në 98%.

Siguria e ujit të pijshëm nga ujësjellësit në qytete në Republikën e Maqedonisë është në një nivel shumë të lartë. (Grafiku 1)

 grafik voda AL

                              

                                                                 DOKUMENT PDF PËR Dita botërore e ujit 2015 

                                                        SVETSKI DEN VODA