MOTO BOTËRORE – „MOS LINI ASKËND PAS VETES“
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me KAT – produksionin – Shkup e vazhdon me sukses traditën e shënimit të Ditës botërore të ujit. Këtë vit ngjarja mbahet në Kinoteka e Maqedonisë në datë 22.03.2019 (e premte) me fillim prej orës 10,30-13,30.
Në datë 22 mars, çdo vit, bota përmes aktiviteteve të ndryshme e shënon Ditën botërore të ujit. Republika e Maqedonisë së Veriut përmes organizimit të Institutit për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe të sponsorëve besnik edhe këtë vit, si Viziana, Kozhuvçanka, Magroni dhe Maja si dhe shumë organizatave dhe individëve, këtë vit për të dhjetën herë, në mënyrë jubilare, i bashkangjitet Botës në shënimin e kësaj dite të rëndësishme – DITËS SË UJIT TË PLANETIT TOKË. Për here të pestë koorganizator i kësaj ngjarje është KAT – produkcioni – Shkup.
Çdo vit bota e shënon këtë ditë dhe e ndryshon moton, me ç’rast i jep theks segmenteve të ndryshme të rëndësishme për ujin. Këtë vit me moton „KUSHDO QË JENI, KUDO QË TË JENI, UJI ËSHTË E DREJTË E JUAJ NJERËZORE“ thekson se qasja në ujë të pijshëm është e drejtë themelore e njeriut.
Në vitin 2010, OKB-ja e pranoi “të drejtën për ujë të sigurtë dhe të pastër për pije dhe sanitacion“si një e drejtë njerëzore që është esenciale për gëzimin e plotë të jetës dhe të të gjitha të drejtave të njeriut. E drejta e njeriut për ujë u jep të gjithëve të drejtën, pa diskriminim, që të ketë ujë të mjaftueshëm, të sigurt, të përballueshëm dhe të aksesueshëm fizikisht për përdorim personal dhe nevojat në amvisëri.
Njerëzit janë lënë prapa pa ujë të sigurt për shumë arsye të ndryshme. Në vijim janë disa nga “arsyet për diskriminim” që shkaktojnë që disa njerëz të jenë në veçanti në disavantazh kur bëhet fjalë për qasjen në ujë:
- Vitet dhe gjinia
- Raca, etniteti, feja dhe kombësia
- Paaftësia, mosha dhe gjendja shëndetësore
- Prona, vendbanimi, statusi ekonomik dhe social
Faktorë të tjerë, si për shembull degradimi i mjedisit, ndryshimet klimatike, rritja e popullsisë, konflikti, zhvendosja e detyruar dhe rrjedhat e migracionit, mund të ndikojnë gjithashtu në ujë.
Evenimenti do të shënohet me vendosjen e stendave, parullave, fletushkave dhe materialeve të tjera promocionale të Institutit për Shëndetin Publik të RMV, KAT Produkcionit-Shkup, prodhuesve të ujit të paketuar të përfshirë në këtë eveniment, si dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Ndërtimtarisë, pensionistët (Bashkimi i Pensionistëve), PAKOMAK dhe pjesmarrës të tjerë.
Ngjarja do të shënohet me një punëtori kreative për riciklimin e shisheve plastike, një program muzikor – argëtues, njoftim me prodhuesit e ujit të paketuar, bisedë për ujin si të drejtë njerëzore, projektimin e filmave dedikuar për Ditën Botërore të Ujit etj.
Në vijim janë disa fakte që lidhen me Ditën Botërore të Ujit:
- 1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt;
- 1 nga 4 shkolla fillore përdorin burime të pasigurta të ujit;
- Më shumë se 700 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga diarreja që ka të bëjë me ujë të pasigurt dhe kanalizime jo të përshtatshme;
- Globalisht, 80% e njerëzve që jetojnë në zonat rurale përdorin ujë të pasigurt;
- Gratë dhe vajzat janë përgjegjëse për mbledhjen e ujit në 8 deri në 10 familje me ujë jashtë mjediseve;
- 5 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, sepse nuk kishin qasje në ujë të sigurt;
- 159 milionë njerëz po mbledhin ujë të pijshëm nga ujërat sipërfaqësor, si pellgje dhe përrenj;
- 4 miliard njerëz përjetojnë mungesa të rënda të ujit për të paktën një muaj në vit;
- Mbi 800 gra vdesin çdo ditë nga ndërlikimet në shtatzëni dhe në lindje;
- 700 milion njerëz në mbarë botën mund të zhvendosen nga një mungesë intensive e ujit deri në vitin 2030.
22.03.2019