SECILI KA TË DREJTË PËR NJË ZEMËR TË SHËNDETSHME !
Çdo vit, 17,9 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare (SKV), përfshirë këtu sëmundjet e zemrës dhe pikën në tru. Shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e këtyre sëmundjeve janë: pirja e duhanit, diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut, që prekin një numër të madh të njerëzve të grupmoshave të ndryshme dhe nga rajone të ndryshme gjeografike.
Por, pa dallim të shkaqeve, ne besojmë se çdo rrahje zemre është e rëndësishme.
BËHU HERO I ZEMRËS #worldheartday
Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ju fton që në 29 shtator (e diel) me fillim në orën 8:30 deri në orën 13:00 të na shoqëroni në eventin që do të mbahet në Parkun e Qytetit tek Guaska, me një program të pasur me ushtrime dhe këshilla, matje falas e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit në gjak, tensionit të gjakut, përcaktim i indeksit të masës trupore (IMT), si dhe këshilla profesionale në lidhje me gjendjen shëndetësore, materiale informative dhe edukative shëndetësore. Në event do të ndahen edhe dhurata, si kontribut i Institutit të shëndetit publik, Hemofarmit, OJQ-së Zdrava Idnina, etj.
Ju mirëpresim!