Mesazhet kryesore:

  • Prodhimet e duhanit vrasin më shumë se 8 milionë njerëz për çdo vit. Industria e duhanit dhe industritë e ngjashme vazhdimisht duhet të gjejnë konsumatorë të rinj për t’i zëvendësuar ato që tashmë i kanë vrarë produktet e tyre dhe që ta ruajnë nivelin e të ardhurave.

 

  • Kompanitë e duhanit shpenzojnë mbi 8 miliardë për marketing dhe reklamim ndërsa bota humbet 8 milionë jetë që janë shuar si pasojë e përdorimit të duhanit ose ekspozimit ndaj pirjes pasive të duhanit.

 

  • Taktikat e industrisë së duhanit dhe industrive të ngjashme për targetimin e fëmijëve përfshijnë:

 

  • Mbi 15,000 shije, pjesa më e madhe e të cilave i tërheqin fëmijët dhe adoleshentët
  • Aktivistë në mediet sociale dhe marketing
  • Evente dhe festa të sponsorizuara
  • Bursa shkollore
  • Dizajn elegant, seksi
  • Vendosje të produkteve në mediet për zbavitje
  • Mostra falas të produkteve
  • Shitje e cigareve me copë, që e bën më të lehtë qasjen dhe varshmërinë
  • Shitje e produkteve të vendosura në nivelin e shikimit të fëmijëve
  • Vendosje e produkteve dhe reklamim i tyre në afërsi të shkollave

 

  • Ne duam të krijojmë gjenerata të çliruara nga duhani dhe pirja pasive e tij, si dhe sëmundjet dhe vdekjet që shkakton ai.

 

  • Çlirim nga manipulimet e industrisë së duhanit dhe industrive të ngjashme, përmes edukimit për taktikën e tyre dhe për dëmet që i shkaktojnë produktet e tyre.

 

  • Përdorimi i duhanit është përgjegjës për 25% e të gjitha rasteve të vdekjes nga kanceri në mbarë botën. Përdorimi i nikotinës dhe produkteve të duhanit e zmadhon rrezikun nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

 

  • Çdo vit më shumë se 1 milion njerëz vdesin si pasojë e ekspozimit pasiv ndaj duhanit.

 

  • Fëmijët dhe adoleshentët që përdorin e-cigare (cigare elektronike) janë për dy herë më të rrezikuar nga pirja e duhanit në vitet e mëvonshme.

 

  • Përdorimi i e-cigareve e rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe çrregullimeve të mushkërive.

 

  • Nikotini në e-cigare është një drogë që shkakton një varshmëri të fuqishme dhe mund të shkaktojë dëmtim të trurit tek fëmijët.

 

  • Pirja e nargjilesë është po aq e dëmshme sa edhe format e tjera të përdorimit të duhanit.

 

  • Pirja më rrallë nuk do të thotë se është më pak e dëmshme.

 

  • Duhanpirja kushton shumë, ndërsa çmimin më të lartë duhanpirësit e paguajnë me shëndetin e tyre. Duhani shkakton aromë të keqe të gojës, zverdh dhëmbët, shkakton rrudha në lëkurë, dëmton mushkëritë dhe e dobëson sistemin imunitar.

 

  • Tymi i nargjilesë është toksik, përmban substanca të cilat shkaktojnë kancer.

 

 

  • Përtypja e duhanit mund të shkaktojë kancer të gojës, humbje të dhëmbëve, zverdhje të dhëmbëve dhe sëmundje të gingivës.

 

  • I inkurajojmë të gjithë që të edukohen, të vetëdijësojnë të tjerët dhe të krijojnë një gjeneratë e cila nuk do përdorë duhan.