Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi është dita kur shënohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat. 8 Marsi si ditë ndërkombëtare e gruas është shpallur nga Kombet e bashkuara me qëllim kremtimin e rolit të gruas në histori, si dhe luftën e saj për barazi, drejtësi, paqe dhe zhvillim.

Në Partinë socialiste të Gjermanisë Klara Cetkin, bashkë me shoqen e saj të ngushtë Roza Luksemburgun, ishte një nga figurat kryesore degës të ekstremistëve të majtë të partisë. Në debatin për revizionizmin  në fillim të shekullit XX, ajo bashkë me miken e saj Luksemburg i kanë kundërshtuar tezat reformiste të Edvard Bernshtajnit.

Zetkin_luxemburg1910Cetkin ka qenë shumë e interesuar për politikën ndaj grave, përfshirë këtu edhe luftën për mundësi të barabarta dhe të drejtën e votës për gratë. Ajo e ka zhvilluar lëvizjen socialdemokrate për gratë në Gjermani; nga viti 1891 deri në vitin 1917ato kanë redaktuar gazetën  e grave të PSGJ Die Gleichheit (Barazi). Në vitin 1907 ajo bëhet lidere e byrosë së sapoformuar të grave pranë PSGJ. Ajo e ka filluar Ditën e parë ndërkombëtare të gruas në 8 mars të vitit 1910, ngjizja e idesë për të cilën ka ndodhur në Kopenhagë.

Dita e parë e gruas është shënuar më 28 shkurt të vitit 1909 në SHBA me iniciativë të Partisë socialiste të Amerikës. Në vitin 1910 nën patronatin e Internacionales së dytë në Kopenhagë është mbajtur Konferenca e parë ndërkombëtare e grave dhe në të është vendosur të kremtohet Dita ndërkombëtare e gruas, por pa një datë të caktuar. Një vit më vonë në 19 mars kjo ditë për herë të parë është festuar nga më shumë se një milion njerëz në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Në 8 mars të vitit 1913 gratë në mbarë Evropën organizojnë tubime masovike. Pas fitores së bolshevikëve në Rusi, dhe me iniciativë të Aleksandra Kolontajit, vendoset që 8 marsi të shndërrohet në festë shtetërore.

Simbolika e kësaj feste duket të jetë aktualizimi i kërkesave për përmirësimin të kushteve në punë për gratë dhe përmirësimi i statusit të tyre politiko – social në shoqëri.

Republika e Maqedonisë punon në të gjitha këto drejtime, ekonomik, politik, social dhe shëndetësor, për ta përmirësuar dhe lehtësuar jetën e secilës grua në këtë shoqëri.

Vendi ynë ndjek dhe punon sipas këtyre konventave dhe deklaratave ndërkombëtare:

  • Deklarata universale për të drejtat e njeriut
  • Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave
  • Konventa evropiane për të drejtat e njeriut
  • Konventa për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe krimit të organizuar transnacional, dhe
  • Protokolli i Palermos – Konventa evropiane e Këshillit të Evropës kundër trafikimit me qenie njerëzore

Në të drejtat e njeriut bën pjesë edhe shëndeti i saj dhe në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë. Shëndeti paraqet një gjendje të mirëqenies emocionale, sociale, kulturore, shpirtërore dhe fizike të gruas e cila njëkohësisht është  e përcaktuar nga statusi i tyre ekonomik dhe shoqëror, si dhe nga karakteristikat e tyre biologjike.

Gratë kanë të drejtë ti gëzojnë të gjitha standardet më të larta të shëndetit fizik dhe atij mendor. Kjo e drejtë është qenësore për jetën dhe mirëqenien e tyre, si dhe për mundësinë për të marrë pjesë në të gjitha sferat e jetës private dhe asaj publike.

Kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mbrojtjen shëndetësore nevojat e grave njihen dhe janë të rregulluara me legjislacionin në vend, para së gjithash me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjin për sigurim shëndetësor, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, si dhe Programet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të cilat janë nën kompetencat e Ministrisë së shëndetësisë, posaçërisht Programi vjetor nacional për shëndetin publik, Programi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, Programi për mbrojtje shëndetësore aktive të nënave dhe fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, Programi Shëndet për të gjithë, në të cilat janë paraparë aktivitete për promovimin e shëndetit të gruas, kontrolle të rregullta preventive, skrining për kancerin e gjirit, kancerit në qafën e mitrës, kancerit kolorektal, etj.

Të gjithë, bashkërisht, duhet të punojmë për ngritjen e vetëdijes për përmirësimin e të drejtave të grave, barazimin tyre me burrat dhe qasje t[ç barabartë në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Përgatiti: Departamenti për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive