Sëmundjet e veshkave dhe fëmijët

Në kohë të veprosh, që t’i parandalosh!

Tema e fushatës të Ditës botërore të veshkave për vitin 2016 është: Sëmundjet e veshkave dhe fëmijët. Në kohë të veprosh, që t’i parandalosh!

Ekipi i Ditës botërore të veshkave beson se është tejet i rëndësishëm vetëdijesimi i popullatës në lidhje me sëmundjet e veshkave që ndikojnë në mirëqenien e miliona njerëzve në mbarë botën, përfshirë këtu edhe shumë fëmijë që mund të rrezikohen që në moshë shumë të re.

Prandaj, është shumë me rëndësi që ta nxisim dhe ta mbështesim edukimin, zbulimin e hershëm dhe mënyrën e shëndetshme të të jetuarit të fëmijëve, duke filluar që nga lindja e duke vazhduar në vitet që vijnë pas, që të luftojmë kundër dëmtimeve të veshkave të cilat mund të parandalohen, përfshirë këtu insuficiencën akute të veshkave dhe sëmundjet kronike të veshkave, si dhe të mundësojmë trajtim për fëmijët me anomali të lindura e të fituara të veshkave.

Kështu pra, në vitin e 11 të fushatës tonë, edhe një herë t’i bashkojmë forcat tona dhe të ndërtojmë gjenerata të ardhshme më të shëndetshme.

Dita botërore e veshkave është një fushatë globale për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë që kanë veshkat tona.

Dita botërore e veshkave shënohet çdo vit. Në mbarë botën organizohen me mijëra evenimente, që nga kontrolle preventive në Argjentinë, e deri te maratona e zumbas në Malezi. Të gjitha evenimentet kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek popullata, vetëdijes për një sjellje preventive, vetëdijes për faktorët e rrezikut, dhe vetëdijes për atë se si mund të jetohet me sëmundje të veshkave. E bëjmë këtë sepse duam veshkë të shëndetshme për të gjithë.

 www.worldkidneyday.org

Për ditën

Dita botërore e veshkave është një fushatë globale për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë që kanë veshkat tona.

Dita botërore e veshkave shënohet çdo vit. Në mbarë botën organizohen me mijëra evenimente, që nga kontrolle preventive në Argjentinë, e deri te maratona e zumbas në Malezi. Të gjitha evenimentet kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek popullata, vetëdijes për një sjellje preventive, vetëdijes për faktorët e rrezikut, dhe vetëdijes për atë se si mund të jetohet me sëmundje të veshkave. E bëjmë këtë sepse duam veshkë të shëndetshme për të gjithë.

Misioni ynë

Misioni i Ditës botërore të veshkave është ngritja e vetëdijes për rëndësinë që kanë veshkat në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe si të zvogëlohet frekuenca dhe ndikimi i sëmundjeve të veshkave në gjendjen shëndetësore të njerëzve në mbarë botën.

Qëllimet tona

  • Ngritja e vetëdijes për veshkat tona të “jashtëzakonshme”.
  • Theksimi se diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorë kryesorë rreziku për paraqitjen e sëmundjeve kronike të veshkave (SKV).
  • Inkurajimin për të bërë kontrolle preventive të të gjithë pacientëve me diabet dhe hipertension për zbulimin e hershëm të
  • Inkurajimi për veprim preventiv.
  • Edukimi i të gjithë profesionistëve mjekësor për rolin e tyre të rëndësishëm në zbulimin dhe zvogëlimin e rrezikut nga SKV, sidomos në mesin e popullatës me rrezik më të lartë.
  • Theksimi i rolit tejet të rëndësishëm të autoriteteve shëndetësore lokale dhe nacionale në kontrollin e epidemisë së Në Ditën botërore të veshkave të gjitha qeveritë inkurajohen të ndërmarrin aksion dhe të investojnë në kontrolle preventive të mëtutjeshme të veshkave.
  • Inkurajimi i transplantimit si mundësi me një rezultat më të mirë gjatë dëmtimit të funksionit të veshkave, dhe vendimit për dhurim të organeve si një opsion për të shpëtuar jetë.

Parulla e Ditës botërore të veshkave 2016

Sëmundjet e veshkave dhe fëmijët Në kohë të veprosh, që t’i parandalosh!

Ekipi i Ditës botërore të veshkave beson se është tejet i rëndësishëm vetëdijesimi i popullatës në lidhje me sëmundjet e veshkave që ndikojnë në mirëqenien e miliona njerëzve në mbarë botën, përfshirë këtu edhe shumë fëmijë që mund të rrezikohen që në moshë shumë të re.

Prandaj, është shumë me rëndësi që ta nxisim dhe ta mbështesim edukimin, zbulimin e hershëm dhe mënyrën e shëndetshme të të jetuarit të fëmijëve, duke filluar që nga lindja e duke vazhduar në vitet që vijnë pas, që të luftojmë kundër dëmtimeve të veshkave të cilat mund të parandalohen, përfshirë këtu insuficiencën akute të veshkave dhe sëmundjet kronike të veshkave, si dhe të mundësojmë trajtim për fëmijët me anomali të lindura e të fituara të veshkave. Kështu pra, në vitin e 11 të fushatës tonë, edhe një herë t’i bashkojmë forcat tona, të informojmë prindërit, kujdestarët, pacientët e rinj, politikanët dhe të gjithë popullatën për rëndësinë e zbulimit dhe trajtimit të sëmundjeve të veshkave tek fëmijët, duke e ngritur njëkohësisht vetëdijen për rrezikun në të ardhmen e tyre nga dëmtimi i veshkave që ka zanafillë në fëmijëri dhe të ndërtojmë gjenerata të ardhshme më të shëndetshme!

Sëmundjet e veshkave mund të ndikojnë edhe tek fëmijët dhe atë në mënyra të ndryshme, me mundësi për tu shëruar pa lënë pasoja afatgjate e deri te arritja e gjendjeve shëndetësore që mund të paraqesin një rrezik të madh për jetën.

Insuficienca renale akute (IRA) është një gjendje e rëndë e cila manifestohet befas, në të shumtën e rasteve zgjat një periudhë të shkurtër dhe mund të zhduket plotësisht nëse veprohet në kohë dhe nëse pacienti i nënshtrohet trajtimit mjekësor të nevojshëm, por që mund të ketë edhe pasoja më afatgjate me vështirësi gjatë gjithë jetës.

Sëmundjet kronike të veshkave  (SKV) nuk zhduken pas trajtimit dhe kanë tendencë të përkeqësimit me kalimin e kohës. SKV në fund ndikojnë në ndërprerjen e funksionit të veshkave (faza e fundit e sëmundjes) dhe duhen trajtuar me transplantim të veshkës , ose me filtrim të gjakut (dializë).

Insuficienca renale akute ose IRA

Shembull për ARI është sindroma uremike hemolitike, ose SUH. Kjo është një gjendje e veshkave që zhvillohet kur rruazat e kuqe të gjakut shkatërrohen dhe e bllokojnë sistemin filtrues të veshkave. Kur veshkat dhe glomerulët – qeliza të vogla në veshka ku bëhet filtrimi i gjakut – bllokohen nga rruazat e kuqe të gjakut të shkatërruara, ato nuk janë në gjendje ta bëjnë punën e tyre. Nëse veshkat nuk funksionojnë më, tek fëmija zhvillohet insuficiencë renale akute – ndërprerje e befasishme dhe e përkohshme e funksionit të veshkave.

Sindroma uremike hemolitike

Sindroma uremike hemolitike  është shkaktare e IRA tek fëmijët.

Shkak tjetër për IRA, përfshirë edhe tek fëmijët, janë traumat si djegia, dehidrimi, gjakosja lëndimi ose ndërhyrja kirurgjikale. Traumat mund të ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut, që mund  të ketë si pasojë rënien e nivelit të qarkullimit të gjakut në veshka, duke shkaktuar kështu insuficiencë renale akute.

 

Sëmundjet kronike të veshkave ose SKV

SKV tek fëmijët mund të jetë si pasojë e deformiteteve të lindura (psh. Fëmijë i lindur vetëm me një veshkë, ose me veshkë me struktura jonormale), si pasojë e sëmundjeve të trashëguara (psh. Veshka policistike), e infeksioneve, e sindromës nefrotike (prani e proteinave në urinë dhe mbledhja e ujit dhe kripës në organizëm, që tregon për dëmtim të veshkave), sëmundje sistemike (që përfshijnë më shumë organe në trup, madje edhe veshkat, siç është Lupus), bllokimi urinar ose refleksi. Nga lindja e deri në moshën 4 vjeçare deformitetet e lindura dhe sëmundjet e trashëguara janë arsyet kryesore për ndalimin e funksionimit të veshkave. Në moshë nga 5 deri më 15 vjeç, ndalimi i funksionimit të veshkave në të shumtën e rasteve është si rezultat i sëmundjeve të trashëguara, sindromës nefrotike dhe sëmundjeve sitemike. Nga 15 deri më 19 vjet, sëmundjet që përfshijnë glomerulët ndikojnë në ndalimin e funksionimit të veshkave.

Pjesa më e madhe e fëmijëve me sëmundje të veshkave në vitet në vazhdim të jetës të tyre zhvillojnë forma të rënda dhe terminale të sëmundjeve të veshkave.

Përktheu dhe përshtati:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive