Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane Luke Zahner së bashku me kryetaren e Macedonian American Alumni Association – MAAA Verica Jordanova dhe Drejtorin e Institutit për Shëndet Publik Shaban Mehmeti morën pjesë në një ceremoni për donacion në mbështetje të Institutit për Shëndet Publik.
Me grant nga Ambasada Amerikane, MAAA dhuroi laptopë për të mbështetur institutin në mbledhjen dhe analizën e të dhënave të COVID-19 si pjesë e një nisme për shkëmbimin e informacionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të koordinuar sa më mirë masat e shëndetit publik në të rajon. Zëdhënësi Zahner theksoi se donacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbështetur institucionet lokale në Maqedoninë e Veriut në luftën kundër epidemisë.