EBOLA SËMUNDJA VIRUSALE, AFRIKA PERËNDIMORE
TË DHËNA PËR EPIDEMINË DERI MË: 22.10.2014
Deri më tani janë regjistruar gjithsej 9.936 të sëmurë dhe 4.877 vdekje në pesë vendet me përhapje aktive dhe në dy vendet në të cilat epidemia është shpallur si e përfunduar (Senegal dhe Nigeri). OBSH edhe zyrtarisht i shpalli si të përfunduara epidemitë e EBOLA-s në Senegal (17.10.2014) dhe Nigeri (19.10.2014). Sipas aktivitetit të virusit dhe përhapjes së sëmundjes vendet ndahen në: vende me përhapje të gjerë dhe intensive (Guine, Liberi dhe Sierra Leone); dhe vende me një deri më disa raste ose me përhapje lokale (Spanjë, SHBA).
Në 22.10 të vitit 2014, OBSH mbajti Takimin e tretë të Komitetit për raste emergjente të Rregullores shëndetësore ndërkombëtare (2005) për Ebola-n. Komiteti solli vendim unanim se kjo sëmundje vazhdon të paraqesë një ngjarje shëndetësoro-publike me rëndësi ndërkombëtare (PHEIC).
Komiteti i shqyrtoi rekomandimet e deritanishme, ndërsa dha edhe këshilla shtesë drejtuar Drejtorit të përgjithshëm. Të gjitha rekomandimet e mëparshme të përkohshme vazhdojnë të mbeten në fuqi. Edhe pse tre raste janë regjistruar jashtë tre vendeve me përhapje intensive, masat e propozuara me sa duket janë të dobishme sa i përket përhapjes së mëtutjeshme ndërkombëtare.
Rekomandimet shtesë janë si vijon:
- Vende me përhapje intensive (Guineja, Liberia dhe Sierra Leone)
Skrining-u gjatë daljes nga në Guineja, Liberia dhe Sierra Leone mbetet element kritik për zvogëlimin e eksportit të rasteve me Ebola. Vendet duhet ta ruajnë dhe ta përforcojnë cilësinë e lartë të skrining-ut gjatë daljes të të gjithë personave në aeroportet dhe limanet ndërkombëtarë, si dhe në vendkalimet kryesore tokësore për të detektuar sëmundje afebrile të paqarta në pajtim me definicionin e caktuar për atë se ç’është një rast me Ebola. Skrining-u gjatë daljes duhet të konsistojë nga një pyetësor, matje e temperaturës, dhe në rast të zbulimit të etheve të bëhet vlerësimi nëse ethet janë shkaktuar nga virusi i Ebolës. Vendet duhet të mbledhin të dhëna nga procedurat e tyre të skrining-ut dhe të njëjtat t’i dorëzojnë pranë OBSH-së rregullisht dhe në kohë. Kjo do e rrisë besimin e njerëzve dhe do sigurojë informacione të rëndësishme për shtetet e tjera. OBSH duhet tu sigurojë mbështetje shtesë shteteve për përforcim të mëtutjeshëm të skrining-ut.
Vende të tjera
Komiteti i përsëriti rekomandimet e tij se nuk duhet të ketë ndalesë për udhëtime ose tregti ndërkombëtare. Ndalesa për udhëtime ndërkombëtare mund të shkaktojë probleme ekonomike dhe mund të rrisë migracionin e pakontrolluar të njerëzve nga vendet e prekura, me ç’rast do rritet edhe rreziku nga përhapja ndërkombëtare e Ebola-s. Komiteti e theksoi rëndësinë e normalizimit të transportit ajror dhe lëvizjes së anijeve, përfshirë këtu edhe manipulimin me mallra dhe produkte nga vendet e prekura, zvogëlimin e izolimit dhe vështirësive ekonomike me të cilat përballen vendet e përfshira nga epidemia. Duhet të vazhdojë zbatimi i rekomandimeve paraprake në lidhje me udhëtimet e personave me EBOLA dhe kontaktet e tyre.
Një numër i madh i shteteve kanë kohë që zbatojnë skrining në pikat hyrëse për në vend. OBSH inkurajon zbatimin e këtyre masave dhe këmbimin e ndërsjellë të përvojave mes vendeve. Skrining-u gjatë hyrjes mund të ketë efekt të kufizuar në përhapjen ndërkombëtare, prandaj përparësitë dhe mangësitë e tij duhen shqyrtuar me kujdes.
Një numër i madh i shteteve ku nuk ka përhapje të EBOLA-s kanë vendosur ose po mendojnë të anulojnë pjesëmarrjen në takimet ndërkombëtare dhe tubimet masive. Edhe pse Komiteti nuk rekomandon një gjë të tillë, pranon se këto janë vendime të ndërlikuara për të cilat duhet vendosur rast pas rasti.
Të gjitha vendet duhet ta intensifikojnë edukimin dhe komunikimin për të luftuar paragjykimet, frikën dhe masat joadekuate dhe reagimet që kanë të bëjnë me EBOLA-n. Veprimet e tilla gjithashtu mund të nxisin edhe vetë-raportimin në kohë të personave me simptoma të kësaj sëmundjeje.
Komiteti e theksoi edhe rëndësinë për një mbështetje të vazhdueshme nga OBSH dhe partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zbatim efikas të këtyre rekomandimeve.
- Vende me përhapje të gjerë dhe intensive
Që nga fillimi i epidemisë, deri më tani, janë raportuar gjithsej 9.911 (të mundshme, të vërtetuara dhe të dyshimta) të sëmurë dhe 4.868 vdekje nga ana e Ministrive të shëndetësisë në Guine, Sierra Leone dhe Liberi (Tabela 1).
Tabela 1. Raste të vërtetuara, të mundshme, të dyshimta dhe vdekje nga virusi i EBOLA-s në Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone, deri më 22 tetor 2014**
Vendi | Definicion i rastit | Të sëmurë | Raste në 7 ditët e fundit | Të vdekur |
Guine | Të vërtetuara | 1.289 | 106 | 710 |
Të mundshme | 193 | 3 | 193 | |
Të dyshimta | 58 | 0 | 1 | |
Gjithsej | 1.540 | 109 | 904 | |
Liberi* | Të vërtetuara | 965 | 17 | 1.241 |
Të mundshme | 2.106 | 185 | 803 | |
Të dyshimta | 1.594 | 211 | 661 | |
Gjithsej | 4.665 | 413 | 2.705 | |
Sierra Leone** | Të vërtetuara | 3.223 | 374 | 986 |
Të mundshme | 37 | 0 | 164 | |
Të dyshimta | 446 | 80 | 109 | |
Gjithsej | 3.706 | 454 | 1.259 | |
Gjithsej | 9.911 | 976 | 4.868 |
- Në Liberi, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë të këtij vendi, janë raportuar 276 vdekje të vërtetuara më shumë se sa numri i vërtetuar i personave të sëmurë.
** Në Sierra Leone, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë të këtij vendi, janë raportuar 127 vdekje të mundshme më shumë se sa numri i mundshëm i personave të sëmurë.
Këto shifra mund të ndryshojnë si rezultat i riklasifikimeve të vazhdueshme, hetimeve retrospektive dhe qasjes në rezultatet laboratorike.
- Në Guine përhapja vazhdon të mbetet intensive.
- 444 rastet e vërtetuara, të mundshme dhe të dyshimta të raportuara në Liberi këtë javë paraqesin numrin më të madh të të sëmurëve në katër javët e fundit dhe të katërtin me radhë që nga fillimi i epidemisë. Liberia vazhdon të mbetet vendi më i goditur nga epidemia. 15 nga 444 rastet e reja të raportuara në Liberi janë raste të vërtetuara. Kjo është si pasojë e mossuksesit të vazhdueshëm për integrimin e rezultateve laboratorike me raportet epidemiologjike. Ka shumë mundësi që shumë raste të mundshme dhe të dyshimta të rezultojnë si raste të vërteta të ESV.
- Përhapja e ESV vazhdon të mbetet intensive në Sierra Leone me 325 raste të reja të vërtetuara gjatë javës së kaluar.
- Vende me një deri më disa raste ose me përhapje lokale
Katër vende, Nigeria, Senegali, Spanja dhe SHBA deri më tani kanë raportuar nga një rast ose raste të importuara nga vende me shpërndarje të gjerë dhe përhapje intensive. OBSH zyrtarisht i shpalli të përfunduara epidemitë e Ebola-s në Senegal (17.10.2014) dhe Nigeri (19.10.2014).
Në 23 tetor CDC publikoi se është hospitalizuar një mjek i cili ka punuar vullnetarisht në Guine. Pacienti është njoftuar për rezultatet e analizave preliminare dhe mbetet në izolim. CDC do bëjë analiza shtesë për vërtetimin e sëmundjes. Personi nga Afrika në SHBA ka zbritur më 17.10.2014 dhe i ka kaluar të gjitha procedurat e skrining-ut dhe nuk ka pasur kurrfarë simptomash të sëmundjes. Në 23.10.2014 tek pacienti është diagnostikuar temperaturë e lartë trupore, me ç’rast urgjentisht është dërguar në spital. CDC është në kërkim dhe i mbikëqyr të gjithë personat me të cilët ka kontaktuar ky pacient.
Tabela 2. Raste me Ebola Sëmundja Virusale në Nigeri, Senegal, Spanjë dhe SHBA
Vendi | Definicion i rastit | Të sëmurë | Të vdekur |
Nigeri | Të vërtetuara | 19 | 7 |
Të mundshme | 1 | 1 | |
Të dyshimta | 0 | 0 | |
Gjithsej | 20 | 8 | |
Senegal | Të vërtetuara | 1 | 0 |
Të mundshme | 0 | 0 | |
Të dyshimta | 0 | 0 | |
Gjithsej | 1 | 0 | |
SHBA | Të vërtetuara | 3 | 1 |
Të mundshme | 1 | 0 | |
Të dyshimta | 0 | 0 | |
Gjithsej | 4 | 1 | |
Spanjë | Të vërtetuara | 1 | 0 |
Të mundshme | 0 | 0 | |
Të dyshimta | 0 | 0 | |
Gjithsej | 1 | 0 | |
Gjithsej | 26 | 9 |
SHTOJCA 1. Gjendja me ESV në RD të Kongos
Deri më 20 tetor të vitit të vitit 2014, janë regjistruar 66 raste (38 të vërtetuara, 28 të mundshme) me Ebola Sëmundja Cirusale (ESV) në Republikën Demokratike të Kongos, përfshirë këtu edhe 8 punonjës shëndetësor. Janë raportuar gjithsej 49 vdekje, përfshirë këtu edhe vdekjen e 8 punonjësve shëndetësor.
1.116 nga 1.121 kontakte e kanë përfunduar periudhën 21 ditore të mbikëqyrjes.
Kjo epidemi nuk ka të bëjë me epideminë në vendet e Afrikës perëndimore (Guine, Liberi, Nigeri, Senegal dhe Sierra Leone) dhe Spanjë dhe SHBA.
SHTOJCA 2. ESV tek punonjësit shëndetësor
Ekspozimi i punonjësve shëndetësor ndaj ESV gjatë kësaj epidemie vazhdon të jetë alarmant. Deri më tani 443 punonjës shëndetësor janë sëmurë nga ESV (78 në Guine, 222 në Liberi, 11 në Nigeri dhe 129 në Sierra Leone, si dhe një në Spanjë dhe dy në SHBA). Nga ato, 244 punonjës shëndetësor kanë vdekur si pasojë e ESV (41 në Guine, 103 në Liberi, 5 në Nigeri dhe 95 në Sierra Leone). Vazhdojnë hetimet për ekspozimin e punonjësve shëndetësor.
SHTOJCA 2. Kriteret e përdorura për klasifikimin e rasteve të Ebola-s
Rastet e Ebola-s klasifikohen si vijon: të vërtetuara (çdo rast i dyshimtë ose i mundshëm me rezultat laboratorik pozitiv); të mundshme (çdo rast i dyshimtë i analizuar nga mjeku, ose çdo rast i dyshimtë me pasojë vdekje që ka lidhje epidemiologjike me një rast të vërtetuar, në raste kur nuk është e mundur të merren mostra për analiza laboratorike); ose të dyshimta (cili do person, i gjallë apo i vdekur, tek i cili ka rritje të papritur të temperaturës trupore e që ka pasur kontakt me një rast të dyshimtë, të mundshëm apo të vërtetuar të Ebola-s, ose me kafshë të sëmura ose të ngordhura, ose cili do person me rritje të papritur të temperaturës trupore e që ka edhe së paku tre nga këto simptoma:: dhimbje koke, të vjella, anoreksi/ humbje të oreksit, diarre, letargji, dhimbje në stomak, dhimbje të muskujve ose nyjave, vështirësi gjatë gëlltitjes, vështirësi gjatë frymëmarrjes, ose gjakderdhje të papritur e pa shkak, ose vdekje të papritur pa pasojë ndonjë sëmundje ose gjendje shëndetësore.
Numri i përgjithshëm i rasteve mund të ndryshojë për shkak të riklasifikimit, hetimeve retrospektive, konsolidimit të rasteve dhe të dhënave laboratorike, si dhe përmirësimit të mbikëqyrjes. Të dhënat e prezantuara në raport bazohen në informacione të publikuara nga Ministritë përkatëse të shëndetësisë.
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Departamenti për ndjekjen dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive