Ebola – Sëmundje virale, Afrika perëndimore
Të dhëna për këtë sëmundje deri më 28.08.2014
Epidemiologjia dhe mbikëqyrja
. Numri i përgjithshëm i rasteve të mundshme dhe të vërtetuara në epideminë aktuale në katër vendet e prekura sipas ministrive përkatëse të shëndetësisë në Guine, Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri është 3069,ndërkohë që numri i personave të vdekur ka arrirë në 1552.
. Epidemia po vazhdon të ketë një tendencë në rritje. Më shumë se 40% e rasteve janë evidentuar gjatë 21 ditëve të fundit. Megjithatë, numri më i madh i rasteve është i përqendruar në disa vende.
. Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë është 50,6% dhe sillet nga 35,3% në Nigeri, e deri më 66,4 në Guine.
. Epidemi e veçantë e ESV që nuk ka të bëjë me epideminë në Afrikën perëndimore është raportuar në 26 gusht në RD të Kongos.
Reagimi i sektorit shëndetësor
Kuptimi i plotë i epidemisë me një analizë të detajuar për atë se ku më saktësisht ndodh transmetimi i infeksionit dhe tendencës kohore të epidemisë do mundësojë një reagim më të mirë dhe më efikas. Kjo analizë është në punim e sipër. Rezultatet preliminare tregojnë se rastet ende janë të përqendruar (62% e rasteve që nga fillimi i epidemisë) në epiqendrën e epidemisë Gueckedou (Guine); Lofa (Liberi), ku numri i rasteve vazhdon të rritet; si dhe në Kenema dhe Kailahun (Sierra Leone).
Kryeqytetet kanë një rëndësi të veçantë për shkak të dendësisë së popullsisë dhe ndalesat për udhëtime dhe tregti.
OBSH dhe partnerët e saj janë në terren dhe po caktojnë qendra për trajtimin e Ebola-s, përforcojnë kapacitetin e laboratorëve për analiza laboratorike, mbikëqyrin kontaktet e personave të sëmurë, kujdesen për varrosje të sigurt të të vdekurve, si dhe realizojnë kujdesin shëndetësor për personat me sëmundje të tjera.
OBSH vazhdon të mbikëqyrë raportet për raste të dyshimta nga vende nga e mbarë bota dhe bën kontrollimin sistematik të këtyre rasteve. Inkurajon vendet të vazhdojnë me angazhimin e tyre për mbikëqyrje aktive dhe aktivitete për gatishmëri.
Raste të ESV janë raportuar edhe nga Republika Demokratike e Kongos. Rastet në RD të Kongos nuk kanë lidhje me epideminë në Afrikën perëndimore. Jashtë kufijve të katër vendeve të prekura nuk ka raste të reja të vërtetuara.
OBSH nuk rekomandon zbatimin e kufizimeve qoftë për udhëtim, apo për tregti, përveç në rastet kur te personat është vërtetuar ose dyshohet se janë të infektuar me ESV, ose të njëjtit kanë pasur kontakt me person të sëmurë me ESV.
(në këtë grup nuk bëjnë pjesë kontaktet që punonjësit shëndetësor dhe punonjësit në laborator të pajisur me mjete mbrojtëse personale kanë pasur me personat e sëmurë).
Rekomandimet e përkohshme të Komitetit për raste emergjente që kanë të bëjnë me aktivitetet të cilat i ndërmarrin vendet mund t’i gjeni në:
. HR Emergency Committee on Ebola outbreak in West Africa
Të dhënat më të fundit për sëmundjen
Deri më 26 gusht të vitit 2014, numri kumulativ i rasteve të ESV në katër vendet arrin 3.069, përfshirë dhe 1.552 vdekje.
Shpërndarja e rasteve sipas vendeve: Guine, 647 të sëmurë (482 raste të vërtetuara, 141 të mundshme dhe 25
të dyshimta) dhe 430 vdekje; Liberi, 1.378 të sëmurë (322 raste të vërtetuara 674 të mundshme dhe 382 të dyshimta) dhe 694 vdekje; Nigeri, 17 të sëmurë (13
raste të vërtetuara, 1 rast i mundshëm dhe 3 të dyshimta) dhe 6 vdekje; dhe Sierra Leone, 1.026 të sëmurë (935 raste të vërtetuara, 37 të mundshme dhe 54 të dyshimta) dhe 422 vdekje.
Raste të vërtetuara, të mundshme, të dyshimta dhe vdekje nga virusi i Ebola-s në
Guine, Liberi, Nigeri dhe Sierra Leone, deri më 26 gusht 2014**
Të reja* | Të vërtetuara | Të mundshme | Të dyshimta | Gjithsej
sipas vendeve |
Shkalla e vdekshmërisë
|
|
Guine | ||||||
Të sëmurë | 41 | 482 | 141 | 25 | 648 | 66,4%
|
Të vdekur | 24 | 287 | 141 | 2 | 430 | |
Liberi | ||||||
Të sëmurë | 296 | 322 | 674 | 382 | 1.378 | 50,4% |
Të vdekur | 70 | 225 | 301 | 168 | 694 | |
Sierra Leone
|
||||||
Të sëmurë | 116 | 935 | 37 | 54 | 1.026 | 41,1% |
Të vdekur | 30 | 380 | 34 | 8 | 422 | |
Nigeri
|
||||||
Të sëmurë | 1 | 13 | 1 | 3 | 17 | 35,3% |
Të vdekur | 1 | 5 | 1 | 0 | 6 | |
Gjithsej | ||||||
Të sëmurë | 454 | 1.752 | 853 | 464 | 3.069 | 50,6% |
Të vdekur | 125 | 897 | 477 | 178 | 1.552 |
Raste të raportuara mes 20 dhe 26 gushtit të vitit 2014
** Rastet janë klasifikuar si të vërtetuara (çdo rast i dyshimtë ose i mundshëm i vërtetuar në laborator); të mundshme (çdo rast i dyshimtë i kontrolluar nga mjeku, ose rast vdekjeje i cili ka lidhje epidemiologjike me rast të vërtetuar kur nuk mund të merren mostra për vërtetim laboratorik); ose të dyshimta (cili do person, i gjallë apo i vdekur, që papritur ka ngritur temperaturë trupore dhe që ka pasur kontakt me me ndonjë rast të dyshimtë, të mundshëm ose të vërtetuar me Ebola, ose me kafshë të cofura ose të sëmura, ose me ndonjë person i cili papritur ka ngritur temperaturë të lartë trupore dhe që ka së paku tre nga këto persona: dhimbje koke, të vjella, humbje oreksi, diarre, letargji, dhimbje të muskujve dhe nyjave, vështirësi gjatë kapërdirjes, vështirësi gjatë frymëmarrjes, ose me ndonjë person me gjakderdhje të papritur, ose me shkak të paspjeguar të vdekjes).
Numri i përgjithshëm i rasteve mund të pësojë ndryshime për shkak të riklkasifikimit, hetimit retrospektiv, konsolidimit të rasteve dhe të dhënave laboratorike, si dhe mbikëqyrjes së përmirësuar. Të dhënat e publikuara në raport bazohen në të dhënat e raportuara nga Ministritë përkatëse të shëndetësisë.