Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik dhe Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për ofrimin dhe dorëzimin e të dhënave të nevojshme për kryerjen e hulumtimit statik

Drejtori i Zyrës Shtetërore të Statistikave z. Apostol Simovski dhe drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike. Dr. Shaban Memeti më 12.07.2019  nënshkruan një marrëveshje të përbashkët për sigurimin dhe dorëzimin e të dhënave për kryerjen e hulumtimeve  statikore  të parashikuara në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore dhe legjislacionin në RMV. Kjo marrëveshje është me rëndësi të madhe për statistikat shëndetësore, veçanërisht në fushën e hulumtimit të evidencave(raporteve) individuale për të dhënat mjekësore për sëmundje të caktuara për të cilat evidentohen në regjistrat nacional. Vendosja e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve të kësaj fushe është thelbësore për për përmirësimin e cilësisë së evidencave mjekësore. Marrja dhe shkëmbimi i dokumentacionit (informacionit mjekësor) për pacientët është jetësor për kualitet të lartë dhe  kujdes të efektshëm (sidomos për pacientët me sëmundje  kronike),  në interes të pacientëve, sistemit shëndetësor dhe krijimit të politikave efikase dhe efektive shëndetësore në Maqedoninë Veriore. Interoperabiliteti  dhe ndërveprueshmëria e informacionit shëndetësor janë çështje aktuale në mbarë botën për një sistem shëndetësor sa më të koordinuar. Një mundësi e përbashkët për ndërveprim në nivel kombëtar është një faktor kyç për kombinimin e bashkëpunimit vertikal dhe horizontal midis të gjitha institucioneve në fushën e shëndetësisë dhe lëmive  tjera për hulumtime të mëtejshme statistikore në interes të shtetit.