inherit slika ijz

INHERIT: Përmirësim i shëndetit dhe mjedisit jetësor përmes ndryshimeve në stilin e jetesës

Projekti për hulumtime ndërsektoriale për inovacione për shëndetin dhe mjedisin jetësor – INHERIT, i hulumton implikacionet shëndetësore dhe ekologjike të shprehive tona të të jetuarit, lëvizjes dhe konsumimit.

INHERIT është një projekt hulumtues 4 vjeçar që përfshin 18 institucione partnere dhe bashkon ekspertë nga fusha e shëndetësisë, mjedisit jetësor dhe sektori teknologjik.

Projekti do të përqendrohet në faktorë që përfshijnë vendbanimet, ndërtimet, udhëtimet, ushqimin, të ushqyerit dhe shprehitë e të ushqyerit. Do identifikojë praktika premtuese, do testojë dhe analizojë aktivitete provë dhe modele të praktikave të mira, do vlerësojë leverdishmërinë e tyre dhe do mbështesë vendimmarrësit në tentativat e tyre drejt përforcimit të mirëqenies të njerëzve dhe qëndrueshmërisë së mjedisit jetësor.

Stilet ekzistuese të jetesës dhe modelet e zhvillimit ekonomik janë të dëmshëm për mjedisin jetësor dhe për shëndetin tonë. Kështu, për shembull, mbipesha është një problem gjithnjë e më prezent në vendet e BE-së, ndërsa raportet tregojnë se një numër i madh i vdekjeve janë si pasojë e ekspozimit ndaj ajrit të ndotur.

INHERIT do hulumtojë se si mund të sigurohet qëndrueshmëria ekologjike, si mund të ndikohet për përmirësimin e shëndetit, barazinë në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenien. Do definojë se si mund të modifikojmë stilet tona të jetesës për ta mbrojtur edhe shëndetin tonë edhe mjedisin jetësor.

Instituti i shëndetit publik i RM-së i udhëhequr nga ekipi hulumtues i dr. Dragan Gjorgjev, si i vetmi institucion nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së,  është pjesë e partneritetit për institucionet hulumtuese dhe organizata të tjera të cilat bëjnë pjesë në këtë projekt. Ekipi hulumtues do marrë pjesë në realizimin e detyrave të parapara me planin e punës në këtë projekt.

INHERIT financohet nga programi hulumtues i EU “Horizont 2020” përmes grantit numër  667364. Aktivitetet e projektit formalisht filluan në janar të vitit 2016 dhe do zgjasin deri në dhjetor 2019. Më shumë informacion për projektin do gjeni në www.inherit.eu