Fokusi i forumit të ditës së sotme, nën organizim të OBSH-së, ishin sfidat për përballjen me problemin e obezitetit, me theks të veçantë tek obeziteti te fëmijët.

Vendi ynë, si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është mes vendeve europiane me prevalencë të lartë të obezitetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta mbështesin nismën e OBSH-së në Europë për ndjekjen e obezitetit te fëmijët në shtetin tonë përmes Programit Nacional Vjetor për Shëndetin Publik.

Falënderime për ekipin e OBSH-së për besimin që ia jep Maqedonisë së Veriut që të jetë mikpritëse i kësaj ngjarjeje.

Të gjithë procesin për këtë ngjarje e koordinoi Prof.d-r. Igor Spiroski, Udhëheqës i Njësisë për të ushqyerit dhe kontrolle shëndetësoro-higjienike pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe koordinator nacional në Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunim me OBSH-në në fushën e të ushqyerit dhe sëmundjeve joinfektive

 

Burimi: Ministria e Shëndetësisë

281881615_371427451680810_8719352643463362769_n

282215973_371427358347486_1442348433194241062_n

281131650_371427441680811_8938579542068781194_n

281572792_371427288347493_7017593854728923104_n

280748209_371427648347457_661853210813883307_n