Të nderuar,

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, me rastin e Ditës Botërore pa duhan – 31 Maji, do mbajë një konferencë për shtyp më datë 30.05.2017 (e martë) në mjediset e Institutit të shëndetit publik (salla e epërme).

Këtë vit Dita Botërore i kushtohet nevojës për parandalimin e sëmundjeve që janë si pasojë e përdorimit të duhanit, nën moton “Duhani – kërcënim për zhvillimin”.

Përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë dhe Institutit të shëndetit publik të RM-së do informojnë për aktivitetet me rastin e  Ditës Botërore pa duhan dhe do prezantojnë të dhëna statistikore për numrin e përdoruesve të duhanit në Republikën e Maqedonisë.

Me respekt,

Instituti i shëndetit publik