mz alb baner

ijz baner

srce baner

Të nderuar,

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me OJQ-në “Zdrava Idnina” dhe me mbështetje nga Ministria e shëndetësisë, me rastin e 29 shtatorit – Ditës Botërore të zemrës organizon një event për shënimin e kësaj dite, më datë 29 shtator (e diel) me fillim në ora 8:30 deri më ora 13:00 në Parkun e Qytetit tek Guaska, në Shkup.

 

Këtë vit, moto e kësaj dite është BËHU HERO I ZEMRËS TËNDE, PREMTO me qëllimin kryesor që edhe më tutje të kujtojmë rëndësinë e stilit të shëndetshëm të të jetuarit, dhe kontrollet e rregullta preventive për zbulimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme.

 

Të pranishmëve në event do ju bëhet matje e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit në gjak, do ju matet tensioni i gjakut, do ju përcaktohet indeksi i masës trupore (IMT), do ju jepen këshilla profesionale në lidhje me gjendjen e  tyre shëndetësore dhe do ju shpërndahen materiale informative dhe edukative shëndetësore nga punonjësit shëndetësor të Institutit të shëndetit publik dhe Klinikës Zhan Mitrev.

 

Në ora 12:00 për mediet do japin deklarata profesionistët nga ISHP dhe nga OJQ “Zdrava Idnina”, ndërsa në kuadër të programit do prezantohen edhe ushtrime joga dhe ushtrime për rekreacion, të shoqëruara me muzikë përkatëse.

Në event janë të ftuar përfaqësues të Ministrisë së shëndetësisë, Fondit të sigurimit shëndetësor, përfaqësues të të rinjve, përfaqësues të shoqatave të çiklistëve, shoqata të qytetarëve, pensionistë, etj.

 

Shpresojmë që edhe këtë vit të gjithë së bashku do e shënojmë me dinjitet Ditën Botërore të zemrës!

 

Ju mirëpresim!

 

 

Sponzor

hemofarm baner

 

Me respekt,

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 POSTER