rak koza 1

(LUFTA KUNDËR KANCERIT TË LËKURËS … FILLON NË KOKËN TËNDE)

 

 

Ti mund ta mundësh kancerin e lëkurës. Beteja fillon me pranimin se je në rrezik dhe se çfarë duhet të bësh në lidhje më këtë.

Mos lejo që ta humbasës luftën për shkak të mohimit

 

Kanceri i lëkurës është një nga format më të shpeshta të kancerit në botë. Ai mund edhe të parandalohet dhe numri më i madh i rasteve mund të shërohen nëse zbulohen në fazë të hershme. Por, ekziston një faktor i përbashkët që i pengon njerëzit në mbrojtjen nga kanceri i lëkurës dhe të kërkojnë ndihmën për të cilën kanë nevojë: mohimi.

Tejkalimi i mohimit nënkupton që të jesh gjithmonë i mbrojtur nga dielli dhe të veprosh shpejt kur dyshon se mund të kesh kancer të lëkurës. Në vazhdim ke udhëzime për atë se çfarë duhet të bësh që ta tejkalosh mohimin dhe ta mbrosh veten tënde.

 

Parandalimi i kancerit të lëkurës – Gjithmonë të sigurt nën diell

 rak koza 2

Evito ekspozimin e panevojshëm në diell

Qëndro nën hije sa herë të jetë e mundur. Evitoje diellin veror në mesditë.

rak koza 3

rak koza 4

Vish rroba që të mbrojnë

Vish rroba me ngjyra të mbyllura, mëngë të gjatë, kapele me strehe të gjerë dhe syze që mbrojnë nga rrezet UV – A dhe UV – B.

Për fëmijët zgjidh rroba që do i mbrojnë nga dielli.

rak koza 5

Përdor kremë me faktor mbrojtës

Sigurohu që krema që përdor të ketë faktor të lartë për mbrojtje kundër rrezeve UV-A dhe UV-B. Mos harro që efekti i kremës fillon gjysmë ore pas aplikimit në lëkurë dhe zgjat 2-3 orë.

Fëmijët janë më të rrezikuar nga problemet afatgjatë shëndetësore si pasojë e ekspozimit të pambrojtur në diell. Loja në mjedise të hapura ka shumë rëndësi, por nuk duhet lejuar që fëmija të pësojë djegie në lëkurë nga rrezet e diellit.

 

Përgatiti:

 

Njësia për promovimin e shëndetit dhe mbikyqërjen e sëmundjeve