Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 03.03.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 90.870 (1.922 raste të reja)

Kinë

Numri i rasteve të konfirmuara – 80.304 (130 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes – 2.946 (31 нов)

Vende të tjera

Numri i rasteve të konfirmuara – 10.566 (1.792 raste të reja)

Numri i vendeve të prekura – 72 (8 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes – 166 (38 raste të reja)

 

Republika e Maqedonisë së Veriut

Numri i rasteve të konfirmuara – 1 (I importuar)

Numri i kontakteve të linjës së parë nën mbikëqyrje 14 ditore në izolim – 11

Numri i kontakteve të linjës së dytë nën mbikëqyrje 14 ditore në izolim – 11

Numri i kontakteve të një rasti të konfirmuar jashtë shtetit, nën mbikëqyrje 14 ditore në izolim – 2

Numri i ditëve nga rasti i fundit i konfirmuar – 6

 

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH-ja

Kinë – shumë i lartë

Nivel rajonal – shumë i lartë

Nivel global – shumë i lartë

 

1.      Sipas OBSH-së, vendet ku është regjistruar përhapje lokale e sëmundjes (pa Kinën) janë:

OBSH Rajoni i Pacifikut perëndimor (5.266 të sëmurë, 35 me pasojë vdekjen)

Kore e Jugut, Japoni, Singapor, Australi, Malajzi, Vietnam

OBSH Rajoni i Azisë juglindore (46 të sëmurë, 1 me pasojë vdekjen)

Tajlandë, Indonezi

OBSH Rajoni i Amerikës (97 të sëmurë, 2 raste të vdekjes)

SHBA, Kanada, Ekuadër

OBSH Rajoni evropian (2.671 të sëmurë, 55 me pasojë vdekjen)

Itali, Francë, Gjermani, Spanjë, Britania e Madhe, Zvicër, Norvegji, Holandë, Kroaci, Greqi, Finlandë, Danimarkë, San Marino

OBSH Rajoni Mesdhetar lindor (1.590 të sëmurë, 66 me pasojë vdekjen)

Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe, Liban

OBSH Rajoni i Afrikës (5 të sëmurë)

Algjeri

 

 

2. Janë regjistruar vende me raste të importuara nga vende me përhapje lokale të sëmundjes:

OBSH Rajoni i Pacifikut perëndimor (6 të sëmurë, 1 me pasojë vdekjen)

Filipine, Kamboxhia,Zelandë e Re

OBSH Rajoni i Azisë juglindore (7 të sëmurë)

Indi, Nepal, Shri Lankë

OBSH Rajoni i Amerikës (8 të sëmurë)

Meksikë, Brazil, Republika Domenikane

OBSH Rajoni evropian (61 të sëmurë)

Suedi, Austri, Izrael, Azerbajxhan, Çeki, Gjeorgji, Romani, Islandë, Rusi, Armeni, Bjellorusi, Belgjikë, Irlandë. Lituani, Luksemburg, Maqedonia e Veriut

OBSH Rajoni Mesdhetar lindor (156 të sëmurë)

Kuvajt, Bahrejn,Irak, Oman, Pakistan, Egjipt, Afganistan, Jordani, Marok, Arabi Saudite, Tunizi

OBSH Rajoni i Afrikës (2 të sëmurë)

Algjeri, Nigeri

 

3. Përveç kësaj janë regjistruar edhe 706 të sëmurë, nga të cilët 6 me pasojë vdekjen në anijen Diamond Princess.

 

MASAT E NDËRMARRA PËR KONTROLL DHE PARANDALIM

Për ta zvogëluar rrezikun nga importimi dhe përhapja e virusit në Maqedoni, Instituti i shëndetit publik vazhdimisht përgatit dhe përditëson informacione për gjendjen me sëmundjen COVID-19  në Evropë dhe botë, si dhe rekomandon masa për parandalimin e importimit të sëmundjes dhe përhapjen e mëtejme të saj.

Për informimin e popullatës për sëmundjen COVID-19, si dhe masat për mbrojtje nga infektimi me virusin e ri Korona, janë përgatitur rekomandime për udhëtarët, si dhe algoritme për veprimet e sistemit shëndetësor gjatë paraqitjes së një rasti të dyshimtë.

Për udhëtarët që vijnë nga Kina, Italia dhe vendet e tjera ku ka përhapje lokale, e që nuk kanë simptoma, gjatë hyrjes në vend janë përgatitur rekomandime/udhëzime të veçanta se si duhet të veprojnë nëse shfaqin simptoma të sëmundjes brenda 14 ditëve pas kthimit në vend.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup është aktivizuar kamerë termale, ekip kujdestar realizon skrining termal në aeroportin Sh. Apostol Pavle në Ohër, ndërsa në kalimet kufitare me vendet fqinje, në mbikëqyrjen e udhëtarëve që vijnë nga vendet e prekura është e inkuadruar edhe policia kufitare.

Në bashkëpunim me OBSH-në, Ministria e shëndetësisë organizoi mbajtjen e trajnimeve për punonjësit shëndetësor për identifikimin e sëmundjes, masat për parandalim, veprimet dhe procedurat për marrjen e materialeve për diagnostikim, menaxhimin klinik të të sëmurëve potencial, si dhe përdorimin e drejtë të pajisjeve mbrojtëse personale.

Janë përgatitur postera të veçantë për këto tema dhe janë shpërndarë tek të gjitha institucionet shëndetësore në vend.

Janë krijuar Komitete udhëheqëse për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin me krizat dhe Shtab i krizave ku janë inkuadruar ekspertë nga më shumë fusha. 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

Më shumë informacion në lidhje me pyetjet e parashtruara më shpesh, të vërtetat dhe mitet në lidhje me virusin Korona, mund të lexoni në:

http://iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/

Rekomandimet e përgjithshme të OBSH-së për parandalimin e sëmundjes mund t’i gjeni në linkun më poshtë:

http://iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/

 

Rekomandimet për udhëtarët të cilët vijnë/kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut i gjeni në:

http://iph.mk/wp-content/uploads/2020/01/Corona-virus_flaer-za-web.pdf

http://iph.mk/preporaki-za-patnici-koi-doagaat-od-rizicni/

 

Rekomandime për atë se ti të mbroni veten keni në linkun në vazhdim:

http://iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

Nëse ndonjë nga të afërmit tuaj ka simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes, mund ta lexoni udhëzuesin e OBSH-së për mjekim shtëpiak të rasteve të dyshimta

http://iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me sëmundjen, mund të kontaktoni numrat e telefonave në vazhdim:

QSHP  Manastir                         071 261 330

QSHP  Veles                           071 219 278

NJR Gjevgjeli                     078 545 444

QSHP  Koçan                        071 373 913

QSHP  Kumanovë                   070 215 851

QSHP  Ohër                          070 723 029

QSHP  Prilep                       076 475 747

QSHP  Shkup                         071 289 614

QSHP  Strumicë                   072 235 543

QSHP  Tetovë                         075 240 464

NJR Gostivar                       076 365 161

QSHP  Shtip                            078 365 613

ISHP  Shkup                         078 387 194

SHSH Alo Doktor              02/15 123