Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 07.05.2020

Janë testuar gjithsej 242 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 14.

Raste janë regjistruar në 4 qytete. (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 07.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Veles 6 0
Shkup 5 0
Prilep 2 0
Tetovë 1 1
Gjithsej 14 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 7 janë femra dhe 7 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 3 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 12 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 20 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes, person nga Tetova,në moshë 61 vjet me simptoma e pa komorbiditet, që ka qenë e shtruar në spital. Nuk ka pasur histori udhëtimi as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 07.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.586  raste me  COVID-19 (I=76,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 29 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.586 76.6 90 4.3 5.7%
Shkup 531 86.0 18 2.9 3.4%
Kumanovë 404 283.1 20 14.0 5.0%
Prilep 169 177.3 11 11.5 6.5%
Veles 101 152.4 4 6.0 4.0%
Tetovë 96 48.1 9 4.5 9.4%
Strugë 67 98.7 14 20.6 20.9%
Dibër 51 183.8 4 14.4 7.8%
Shtip 35 66.4 2 3.8 5.7%
Koçan 31 64.6 2 4.2 6.5%
Manastir 22 21.6 2 2.0 9.1%
Gostivar 17 14.2 2 1.7 11.8%
Ohër 15 26.7 0 0.0 0.0%
Negotinë* 9 38.3 0 0.0 0.0%
Kriva Pallankë 6 25.1 0 0.0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 2.3 20.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Strumicë 2 2.1 0 0.0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Pehçevë 2 40.1 0 0.0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0 0.0%
Delçevë 1 4.2 0 0.0 0.0%
Kratovë 1 10.5 0 0.0 0.0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 283,1 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 177,3/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup,  Shtip, Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

KARTO 8.5

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 756 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 830 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 72,9/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 80,4/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 45,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 345 (21,8%) (90,0/100.000) ndërsa incidencë më e lartë – 119,4/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=328) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 23,6 dhe 26,0 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 54, gjegjësisht 65 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.586)

GRAF 1  8.5

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.586)

GRAF 2 8.5

Nga rastet e raportuara, 23,9% (n=379) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,2%), kollë (54,6%), plogështi (36,6%), ethe (20,1%), dhimbje koke  (15,5%), dhimbje e fytit (15,3%), vështirësi në frymëmarrje (15,0%), ndërsa 524 ose 33,0% e personave janë pa simptoma.

380 ose 72,5%  prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 473 (29,8%) kanë edhe sëmundje kronike, 320 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 103 janë me diabet, 88 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 21 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  70 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 195 (51,5%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 195 (51,5%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 90 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=59) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 15,4/100.000 banorë. Tek 67 (74,4%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (6,1%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 947 (59,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 18.410 materiale, 1.586  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 8.897 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

(n=18.168)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej)
GJITHSEJ 18.410 1.586
ISHP- Virusologjia 12.487 1.297
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 458 30
Avicena (skrining) 448 31
Biotek (privat) 959 40
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.457 157
Sistina (privat) 436 13
ASHAM 165 18

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 397 (25,0%) janë raste aktive, 1.099 (69,3%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 204 (18,6%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 895 (81,4%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.586)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 130 383 18 531
Kumanovë 61 323 20 404
Prilep 62 96 11 169
Veles 46 51 4 101
Tetovë 42 45 9 96
Strugë 16 37 14 67
Dibër 47 4 51
Shtip 2 31 2 35
Koçan 5 24 2 31
Manastir 3 17 2 22
Gostivar 3 12 2 17
Ohër 9 6 15
Demir Kapi 7 7
Kriva Pallankë 2 4 6
Kavadar 1 3 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Probishtip 2 2
Strumicë 2 2
Kërçovë 1 1 2
Pehçevë 2 2
Vinicë 1 1 2
Makedonski Brod 1 1 2
Negotinë 2 2
Kratovë 1 1
Dellçevë 1 1
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 397 1.099 90 1.586

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.586)

GRAF 3 8.5

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00, për fundjavë nga ora 15:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa ditën e shtunë nga 5:00 – 11:00, ndërsa të rinjtë dri në 18 vjet nga e hëna deri të premten nga ora 13:00-19:00 ndërsa të shtunën nga 12:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 07.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 3.672.238 (83.465 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 254.045 (6.539 të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.626.037 (32.209 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 150.238 (458 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 1.5829 (35.681 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 84.804 (3.734 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 229.198 (7.968 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 8.465 (175 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 15184 (1.300 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.361 (34 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 81.808 (810 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 936 (115 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 35.470 (497 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 228 (23 raste të reja)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 08.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik