Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 08.05.2020

Janë testuar gjithsej 411 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 36.

Raste janë regjistruar në 8 qytete. (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 08.05.2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Tetovë 12 0
Shkup 7 0
Veles 6 1
Debar 4 0
Prilep 4 0
Gostivar 1 0
Pehçevë 1 0
Berovë 1 0
Gjithsej 36 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 20 janë femra dhe 16 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 10 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 15 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 20 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë13 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes, person nga Velesi,në moshë 59 vjet me simptoma e pa komorbiditet, që ka qenë e shtruar në spital. Nuk ka pasur histori udhëtimi as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 08.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.622  raste me  COVID-19 (I=78,4/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 30 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.622 78.4 91 4.4 5.6%
Shkup 538 87.1 18 2.9 3.3%
Kumanovë 408 285.9 20 14.0 4.9%
Prilep 173 181.5 11 11.5 6.4%
Veles 108 54.1 9 4.5 8.3%
Tetovë 107 161.5 5 7.5 4.7%
Strugë 67 98.7 14 20.6 20.9%
Dibër 51 183.8 4 14.4 7.8%
Shtip 35 66.4 2 3.8 5.7%
Koçan 31 64.6 2 4.2 6.5%
Manastir 22 21.6 2 2.0 9.1%
Gostivar 18 15.0 2 1.7 11.1%
Ohër 15 26.7 0 0.0 0.0%
Negotinë* 9 38.3 0 0.0 0.0%
Kriva Pallankë 6 25.1 0 0.0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 2.3 20.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Strumicë 3 60.1 0 0.0 0.0%
Probishtip 2 2.1 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 13.1 0 0.0 0.0%
Pehçevë 2 17.9 0 0.0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 7.7 0 0.0 0.0%
Delçevë 1 8.4 0 0.0 0.0%
Kratovë 1 4.2 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 10.5 0 0.0 0.0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 285,9 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Prilep është 181,5/100.000 banorë dhe në Veles 161,5/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup,  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

мапа (6)

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 722 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 850 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 74,5/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 82,3/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 45,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 353 (21,8%) (92,1/100.000) ndërsa incidencë më e lartë – 122,3/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=340) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 23,6 dhe 26,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 54, gjegjësisht 66 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.622)

grr 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.622)

grrr 2

Nga rastet e raportuara, 24,0% (n=390) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,4%), kollë (55,0%), plogështi (39%), ethe (20,2%), dhimbje koke  (15,6%), dhimbje e fytit (15,2%), vështirësi në frymëmarrje (14,9%), ndërsa 540 ose 33,3% e personave janë pa simptoma.

394 ose 73,0% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 488 (30,1%) kanë edhe sëmundje kronike, 334 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 105 janë me diabet, 89 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 21 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  71 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 203 (52,1%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 241 (14,9%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 91 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=59) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 15,4/100.000 banorë. Tek 67 (73,6%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (5,9%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 967 (59,6 %) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 18.821 materiale, 1.622  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 9096 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

 

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej)
GJITHSEJ 18.821 1.622
ISHP- Virusologjia 12.735 1.319
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 471 31
Avicena (skrining) 462 31
Biotek (privat) 1.001 42
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.505 157
Sistina (privat) 463 19
ASHAM 184 23

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 419 (25,8%) janë raste aktive, 1.112 (68,6%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 209 (18,8%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 903 (81,2%)  kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.622)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 131 389 18 538
Kumanovë 63 325 20 408
Prilep 65 97 11 173
Tetovë 53 46 9 108
Veles 51 51 5 107
Strugë 16 37 14 67
Dibër 47 4 51
Shtip 2 31 2 35
Koçan 5 24 2 31
Manastir 3 17 2 22
Gostivar 4 12 2 18
Ohër 9 6 15
Demir Kapi 7 7
Kriva Pallankë 2 4 6
Kavadar 1 3 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Pehçevë 2 1 3
Krushevë 2 1 3
Kërçovë 1 1 2
Probishtip 2 2
Strumicë 2 2
Vinicë 2 2
Makedonski Brod 2 2
Negotinë 2 2
Kratovë 1 1
Vallandovë 1 1
Berovë 1 1
Demir Hisar 1 1
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 419 1.112 91 1.622

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.622)

grrrr 3

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00 e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa të rinjtë deri në 18 vjet nga ora 13:00-19:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 08.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 3.759.967 (87.729465 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 259.474 (5.429 të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.654.345 (28.308 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 152.179 (941 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 1.586.129 (43.300 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 930 (3.126 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 323 (8.125 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 608 (143 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 157.447 (1.263 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.394 (33 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 86.294 (486 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 075 (139 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Arfrika
    • Raste të konfirmuara – 37.717 (247 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 275 (47 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 09.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik